Klinika e Neonatologjisë për herë të parë pajiset me Autoambulancë Neonatale

Sot, Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Z. Elvir Azizi dhe Drejtoresha e Klinikës së Neonatologjisë, Dr. Hajrije Ismajli e bën pranim dorëzimin e Autoambulancës Neonatale.
Ministria e Shëndetësisë, përmes huamarrjes së Bankës Botërore ka siguruar Autoambulancën Neonatale, në vlerë prej 198,000,00 euro, e cila do të sigurojë transport të shpejtë, komod dhe të sigurt për foshnjat e porsalindura, duke u mundësuar qasje në kujdesin intensiv.

Gjithashtu, kjo autoambulancë do të përdoret për transferime urgjente për të sapolindurit që kanë nevojë për trajtim më të specializuar në një spital tjetër, si dhe për transferime elektive ose për t’i kthyer foshnjat e shëruara nga spitali në shtëpitë e tyre.

Klinika e Neonatologjisë mbetet qendra e vetme referente e nivelit tretësor për kujdesin shëndetësor të foshnjave të porsalindura në Kosovë.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors