Klinika Emergjente ofroi mbi 65 mijë vizita mjekësore

Klinika Emergjente në Qendrën Klinike Universitare e Kosovës ofroi ndihmë mjekësore për 65 mijë e 344 pacientë gjatë vitit 2021.
Nga numri i përgjithshëm, në Dhomën e Reanimimit (Dhoma e Kujdesit të Avancuar Emergjent), brenda periudhës janar-dhjetor, u trajtuan 16 mijë e 799 pacientë.

Sipas raportit vjetor të punës, 10 mijë e 983 pacientë morën shërbime mjekësore kirurgjike, kurse në Dhomën e Internos u trajtuan 18 mijë e 821 pacientë.

Kishte edhe 13 mijë e 837 raste të natyrës ortopedike, përderisa 4 mijë e 479 persona kërkuan ndihmë mjekësore si pasojë e aksidenteve në trafik.

Post ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors