Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Basri Sejdiu, ka shoqëruar Kryetaren e Parlamentit të Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, gjatë vizitës që kjo e fundit ka bërë në Klinikën e Neonatologjisë së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Drejtori Sejdiu ka njoftuar kryeparlamentaren Osmani, në lidhje me punët dhe aktivitet zhvilluara në këtë klinikë dhe për shëndetësinë në përgjithësi.
Në deklarimin e saj për medie, znj. Osmani, falënderoi menaxhmentin e SHSKUK dhe punëtorët shëndetësorë për kujdesin që po tregojnë për shëndetetin e nënave dhe fëmijëve.
Më tutje, ajo ka theksuar mbështetjen e Kuvendit të Kosovës, që shëndetësia të jetë prioritet në punën e saj si kryeparlamentare.
