Mbi 1 mijë operacione të kryera nga Spitali i Ferizajt

Në sallat e operacionit të Spitalit të Përgjithshëm të Ferizajt, kirurgë, të asistuar nga anesteziologë dhe pjesa tjetër e ekipit operator, kryen 1 mijë e 85 operacione vitin e kaluar.
Gjatë vitit 2021, në këtë spital kishte 1 mijë e 590 lindje, prej tyre 254 me operacion.

Sipas raportit vjetor të punës, u realizuan, gjithashtu, 18 mijë e 726 vizita ambulantore dhe 12 mijë e 116 dializa.

Kurse, në laboratorin e spitalit u regjistruan 121 mijë e 212 analiza për 19 mijë e 796 pacientë brenda periudhës janar-dhjetor.

Post ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors