Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, i shoqëruar nga zëvendësminstrat, Dafina Gexha- Bunjaku dhe Arsim Berisha, kanë vizituar sot Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.
Gjatë takimit me kryesuesen e Bordit Drejtues, Agreta Gashi, anëtarët e tjerë dhe drejtorin e përgjithshëm të ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, ata janë informuar për punën që po bëhet në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës dhe planet për zhvillimin e mëtejmë të shërbimeve shëndetësore.