Ministria Vitia, mori pjesë në mbledhjen e Bordit Drejtues-ShSKUK

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka marrë pjesë në hapje të mbledhjes së pesëdhjetë e tretë të Bordit Drejtues të ShSKUK-së.

Fillimisht, ai ka falënderuar kryesuesin e kaluar të Bordit Drejtues, Naim Bardiqit dhe anëtarin Besim Demolli, për punën që kanë bërë deri tani në Bord.

Po ashtu, ai tha se kryesuesi i ri Bordit Drejtues, Dren Boshnjaku dhe anëtarët e Bordit do të kenë përkrahjen e plotë nga Ministri dhe Ministria e Shëndetësisë.

Ai tha se në bashkëpunim me Bordin, do të punohet për ngritje të cilësisë së shërbimeve shëndetësore, përfshirë edhe shërbimet që ofrohen në klinikat e QKUK-së, spitalet e përgjithshme, por edhe krejt njësitë e ShSKUK-së, për të cilin është punuar edhe në Bord.

Kryesuesi i Bordit Drejtues, Dren Boshnjaku, falenderoi ministrin Vitia për përkrahje dhe bashkëpunim.

Gjatë mbledhjes së Bordit Drejtues, raportoi drejtori i Përgjithshëm i ShSKUK-së, për punën dhe aktivitetet e zhvilluara.

Bordi, ka diskutuar edhe për Raportin e Auditimit të bërë për Spitalin e Përgjithshëm në Vushtrri, në të cilin janë dhënë edhe vërejtjet, rekomandimet dhe sugjerimet.

Po ashtu, është diskutuar për kërkesat buxhetore për vitin 2025.

Anëtarët e Bordit Drejtues, miratuan edhe Rregulloren e re për Përdorimin dhe Mirëmbajtjen e Automjeteve në ShSKUK.

Pas mbledhjes, anëtarët e Bordit Drejtues, vizituan hapësirat e rinovuara në Klinikën e Onkologjisë dhe atë të Gjinekologjisë me Obstetrikë!

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors