Në QKUK fillon java e rekonstruktimit të gjirit

Në Klinikën e Kirurgjisë Plastike, Rekonstruktive dhe Estetike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, me datën 7 dhe 8 prill do të fillojnë “Ditët e Rekonstruksionit të Gjirit”.
Sipas programit operativ, për këto dy ditë do të operohen 6 gra- tek të cilat do të bëhet rekonstruksioni definitiv (akti i dytë i rekonstruksionit të gjirit).

Këto operacione realizohen nga stafi i Klinikës së Kirurgjisë Plastike, me ndihmën e një kompanie gjermane, e cila i ka dhuruar QKUK-së donacion proteza-implante të gjirit përmes z. Erik Vogelenzang, udhëheqës i projektit për mbështetjen e grave me kancer në nivel global.

Post ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors