Në QKUK u kryen 199 operacione të karcinomës së gjirit

Në Klinikën e Kirurgjisë Torakale, të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, janë kryer 199 raste të operacioneve të karcinomës së gjirit, në bashkëpunim edhe me stafin e Klinikës së Anesteziologjisë.
Në Klinikën e Kirurgjisë Torakale, të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, janë kryer
199 raste të operacioneve të karcinomës së gjirit, në bashkëpunim edhe me stafin e Klinikës së Anesteziologjisë.

Poashtu, janë kryer 107 biopsi me anestezion të përgjithshëm, 131 biopsi të gjirit me anestezion lokal dhe 104 raste me gjilpërë gjysmë automatike.

Klinika e Kirurgjisë Torakale, këtë vit ka filluar punën me aparaturën e re, Sentinel Nody Biopsy(Biopsia e Nyjës Sentinellë), e cila po lehtëson realizimin e operacioneve.

Duhet theksuar se në këtë klinikë nuk ka listë të pritjes për rastet me kancer të gjirit dhe se ato trajtohen me prioritet nga kjo klinikë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors