Në Shërbimin e Elektrofiziologjisë u punua edhe gjatë vikendit

Në Shërbimin e Elektrofiziologjisë të Klinikës së Kardiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), po vazhdon puna edhe gjatë kësaj fundjave.
Gjatë këtij vikendi janë trajtuar 6 pacientë të moshave 29, deri në 60 vjeçar.

Ky projekt ka filluar për herë të parë në vendin tonë në dhjetor të vitit 2021 me një metodologji dhe teknikë të re të studimit elektrofiziologjik dhe ablacionit ( djegie me radio-frekuencë).

Kjo teknologji konsiston në sistem navigimi 3-dimensional, në fushë elektromagnetike dhe mundëson minimizim të rrezatimit për pacientin dhe stafin.

Rastet po kryhen nga ekspertët tanë të aritmologjisë në mbështetje nga ekspertë të huaj.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors