Organizata “Care for Kosovo Kids”, furnizon me citostatikë, Klinikën e Pediatrisë

Organizata “Care for Kosovo Kids”, përmes donacionit, gjatë javës ka furnizuar me citostatikë Klinikën e Pediatrisë në QKUK.
Donacioni përmban citostatikë të cilët për shkak të procedurave kanë qenë veshtirë te kontraktueshëm nga ShSKUK.

Donacioni do të stabilizoj edhe mëtej furnizimin e klinikës me produkte vitale.

Me shumë se një dekadë, fondacioni “Care for Kosovo Kids” është partneri kryesor i furnizimit të Klinikës së Pediatrisë me produkte-citostatikë.

Me këtë rast, shefja e shërbimit Farmaceutik në QKUK, Dardana Mehaj, ka falënderuar donatorët.

Bashkëpunimi është duke vazhduar përmes takimeve, organizimit të punëtorive, ndarjen e informacioneve, duke synuar thellimin e bashkëpunimit per te ardhmen.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors