Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) njofton se të gjithë pacientët të cilët kanë pasur termine për shërbime në Ambulancën e Kardiologjisë dhe në ambulancat e tjera specialistike në Poliklinikën Specialistike në Podujevë, janë duke i marrë shërbimet shëndetësore përkatëse.
ShSKUK siguron pacientët se ofrimi i shërbimeve shëndetësore po vazhdon në përputhje me nevojat e tyre, me qëllim të garantimit të kujdesit të duhur dhe cilësor shëndetësor.