Ka përfunduar trajnimi i organizuar nga Konsulente “ICME-Healthcare”, e angazhuar përmes Projektit Shëndetësor në Kosovë, në lidhje me menaxhimin spitalor për profesionistët shëndetësor.
Me këtë rast, drejtori i përgjithshëm i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, ka falënderuar kompaninë dhe trajnerët për organizimin e trajnimit, e poashtu, menaxherët që ishin pjesë aktive e trajnimit.
Drejtori Sejdiu, ndau certifikatat e trjanimit për pjesëmarrësit.
Në trajnim morën pjesë drejtorë të klinikave të QKUK-së, të spitaleve të përgjithshme, të shëndetit mendor dhe njësive tjera përbërëse të SHSKUK-së.
Trajnimi u mbajtë me qëllim të transferimit të eksperiencave dhe njohurive menaxheriale, si bazë e rëndësishme për përmirësimin e përgjithshëm të sistemit shëndetësor dhe rritjen e ofrimit të shërbimeve me cilësi më të lartë, në një kohë më të shkurtër.
Ai u zhvillua në pesë module të veçanta, të cilat janë hartuar nga ekspertë të fushës së menaxhimit spitalor, duke përfshirë menaxhimi për herë të parë, shkathtësitë e komunikimit, zgjidhja e problemit, mësimi dhe motivimi dhe menaxhimi i performancës.
