Policia e Kosovës ndan mirënjohje për drejtorin Sejdiu
Policia e Kosovës, sot ka nderuar me mirënjohje drejtorin e përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, dr. Basri Sejdiu.
Mirënjohja është ndarë për kontributin e dhënë në lehtësimin e ofrimit të shërbimeve shëndetësore për pjesëtarët e Policisë së Kosovës.