Profesori nga Australia operoi 17 fëmijë me probleme kongjenitale

Në misionin e tij të katrëmbëdhjetë në Kosovë, profesori i njohur nga Australia, Pedy Dewan, bashkë me ekpin vendas të Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve, në Qendrën Klinike Unversitare të Kosovës, po operojnë fëmijë me probleme të lindura kongjenitale.
Deri tani janë kryer 13 operacione të komplikuara, përderisa parashihet që gjatë këtij misioni të kryhen gjithsej 17 operacione.

Ushtruesja e detyrës së drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së, Pranvera Zejnullahu- Raçi, ka takauar profesorin nga Australia, duke e falënderuar për bashkëpunimin dhe kontributin e vazhdueshëm për fëmijët e Kosovës.

Ajo u shpreh e gatshme për zgjerim të bashkëpunimit të mëtejmë, duke ofruar gjithë përkrahjen e nevojshme institcionale, me qëllim që rastet e fëmijëve që kanë komplikime kongjenitale të operohen në Kosovë dhe mos të kenë nevojë të dalin jashtë vendi.

Drejtoresha bashkë me profesor Dewan dhe drejtorin e Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve, Ardian Shefkiu, kanë vizituar disa nga fëmijët që me sukses të plotë janë operaruar.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors