QKUK bëhet me 35 infermierë të rinj

Qendrës Klinike dhe Universitar të Kosovës, u janë shtuar edhe 35 infermierë.
Kryesuesja e Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës , dr. Agreta Gecaj-Gashi, dhe Drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK-së, dr. Valbon Krasniq, me rastin e nënshkrimit të këtyre kontratave, infermierëve të rinj ju uruan punë të mbarë dhe suksese, derisa i inkurajuan që dijen dhe përvojën e tyre ta shfrytëzojnë maksimalisht në ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për pacientë.

Infermierët e rinj janë shpërndarë nëpër klinika të ndryshme të QKUK-së sipas nevojës dhe do të fillojnë punën nga dita e hënë.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors