QKUK: Emergjenca trajtoi mbi 49 mijë raste për 6 muaj

158 të punësuar me mbingarkesë të madhe
Në vetëm gjysmën e parë të vitit 2025, Klinika Emergjente e QKUK-së, ka ofruar trajtim të shpejtë, profesional dhe human për plot 49,128 qytetarë, nga rastet më të lehta, deri te ato më kritike për jetën.

Ky sukses është rezultat i një përkushtimi profesional nga 158 profesionistë shëndetësorë, përfshirë mjekë specialistë, infermierë, staf ndihmës dhe konsulentë nga klinikat tjera , që janë shtylla e këtij shërbimi jetik.
Çdo ditë, çdo orë, çdo minutë , në dispozicion për të shpëtuar jetë njerëzish.

Aksidente, lëndime, gjendje të rënda shëndetësore, goditje në zemër, kanë qenë vetëm disa nga rastet që ekipi emergjent ka qenë dhe është gjithmonë i gatshëm për të shpëtuar jetë.
Të dhënat kryesore statistikore (janar – qershor 2025)

Vizita të përgjithshme mjekësore: 49,128
Reanimacion: 11,074 vizita
Vizita internistike: 15,688
Vizita kirurgjike: 8,549
Vizita ortopedike: 10,482
Intervenime kirurgjike të lehta: 3,293
Pacientë të operuar në sallën operative: 615
Pranime në njësi të tjera nga Emergjenca: 4,971
Faleminderit stafit për përkushtimin dhe shërbimet profesionale ndaj qytetarëve.

Post ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors