QKUK funksionalizon ambulancat për triazhim të pacientëve me COVID-19

Me qëllim të lehtësimit të qasjes dhe marrjes së shërbimeve mjekësore nga pacientët me COVID-19, QKUK ka funksionalizuar ambulancat COVID-19, të cilat do të bëjnë triazhimin e pacientëve.
Të gjithë pacientët e konfirmuar dhe ata të dyshuar për COVID-19, duhet të drejtohen fillimisht në ambulancat e triazhimit të rasteve COVID-19, të cilat ndodhen në objektin e ish-ambulancave specialistike në Klinikën e ORL dhe Oftalmologjisë.
Stafi mjekësor është i përbërë nga specialist infektologë, specialist pulmologë, dhe specializantë, e staf infermieror.

Ambulancat ofrojnë kushte komode si për stafin ashtu edhe për pacientët dhe është e pajisur me të gjitha pajisjet e nevojshme mjekësore.

Poashtu është zhvilluar edhe platforma elektronike e cila mundëson që në kohë reale të shihet numri i vendeve të lira nëpër klinikat COVID-19 të QKUK-së.

Pas kontrollit nga mjeku specialist, pacientët sipas nevoje spitalizohen në klinikat COVID-19.

Post Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors