Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), përkatësisht Klinika e Radiologjisë, përmes specialistëve të Radiologjisë, do të ndihmojë Spitalin e Përgjitshëm të Pejës për lexim dhe përshkrim të imazheve të Rezonancës Magnetike.
Për këtë qëllim, sot është nënshkruar një Marrëveshje Bashkëpunimi për ofrim të shërbimeve specialistike radiologjike ndërmjet Qendrës Klinike Univereistare të Kosovës, Klinikës së Radiologjisë me Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.
Në emër të ShSKUK-së, Marrëveshjen e nënshkroi zëvëndësdrejtroesha e ShSKUK, Dr. Narqzie Arënliu- Hoxhaj, e cila tha se kjo marrëveshje bashkëpunimi do të mundësoj që mjekë radiologë nga QKUK të lexojnë imazhet e Rezonancës Magnetike që kryhen në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.
Mirënjohës për përkrahje dhe marrëveshje u shpreh edhe drejtori i Spitalit të Pejës, Dr. Fazli Shala, i cili vlerësoi lartë bashkëpunimin e nisur me Klinikën e Radiologjisë.
Dr. Shkëndije Nuza, drejtoreshë e Klinikës së Radiologjisë, tha se janë përcaktuar specialistët e Radiologjisë, si dhe ditët kur ata do të bëjnë leximin dhe përshkrimin e imazheve të Rezonancës Magnetike për pacientët e Spitalit të Pejës.


