352 raste kanë marrë shërbime shëndetësore brenda periudhës së fundit 24-orëshe në Qendrën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Në raport me numrin e përgjithshëm të pacientëve të trajtuar, 86 raste janë menaxhuar në Reanimim, 92 në Emergjencën Internistike, 59 në Emergjencën Kirurgjike, ndërsa 83 pacientë kanë marrë trajtim në Emergjencën Ortopedike.
Në Sallën e Vogël janë trajtuar 32 pacientë, kryesisht për ndërhyrje si qepje, përpunim dhe pastrim të plagëve.
Në kuadër të rasteve me lëndime dhe rasteve të veçanta, gjatë kësaj periudhe janë evidentuar 1 rast i intoksikimit (helmimit) si dhe 17 persona të lënduar si pasojë e aksidenteve në trafik.
Përgjatë 24 orëve të fundit janë realizuar edhe 33 pranime për trajtim të mëtejmë në klinika të ndryshme të QKUK-së ndërsa janë regjistruar edhe 3 raste të vdekjes (exitus).