Rasti i parë i vdekjes nga Virusi i Nilit Perëndimor në QKUK

Klinika Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) njofton se, më datë 15.09.2026, është regjistruar rasti i parë i vdekjes së një pacienti të diagnostikuar me Virusin e Nilit Perëndimor (WNV).

Pacienti Rr. I., i lindur më 02.05.1960, është hospitalizuar në Klinikën Infektive më datë 10.09.2026, me diagnozën meningoencephalitis acuta, në gjendje të rëndë klinike.

Para hospitalizimit, pacienti ishte trajtuar në mënyrë ambulatore për pesë ditë. Në ditën e hospitalizimit janë realizuar ekzaminimet e nevojshme diagnostike dhe është iniciuar menjëherë trajtimi konform gjendjes së tij klinike, si dhe janë realizuar konsultat përkatëse.

Në kuadër të ekzaminimeve laboratorike të kërkuara është realizuar edhe analiza RT-PCR për Virusin e Nilit Perëndimor (WNV), e cila ka rezultuar pozitive.

Gjendja shëndetësore e pacientit ka vazhduar të jetë tejet e rëndë, duke kërkuar trajtim intensiv. Gjatë kësaj periudhe janë ndërmarrë të gjitha masat dhe procedurat e nevojshme mjekësore, si dhe është vazhduar trajtimi medikamentoz konform gjendjes klinike.

Përkundër të gjitha përpjekjeve të stafit mjekësor dhe trajtimit të ofruar, pacienti ka përfunduar me exitus letalis, në orën 08:40 të datës 15.09.2026.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors