Rritet bashkëpunimi ndërmjet ShSKUK dhe Institutit të Mjekësisë Ligjore

Ushtruesja e detyrës së drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Pranvera Zejnullahu- Raçi, priti në takim zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të Institutit për Mjekësi Ligjore, Naim Uka, me të cilin diskutoi për mundësitë e rritjes së bashkëpunimit dhe rritjes së cilësisë së shërbimeve profesionale ndërinstitucionale.
Pasi që ka ekzistuar një marrëveshje formale paraprake për ofrimin e hapësirave të Institutit për Mjekësi Ligjore për shërbimet e Instituteteve Paraklinike deri në përfundimin e renovimeve të këtyre hapësirave, u kërkua që Instituti i Patologjisë të vazhdojë ofrimin e shërbimeve në hapësirat e tyre të renovuara, kërkesë kjo që do të përcillet nga u.d. drejtoresha e SHSKUK-së tek udhëheqësit e Institututeve Paraklinike.

Në kuadër të trajtimit të rasteve jo mjekoligjore – vdekjet klinike (autopsitë patologjike), Instituti për Mjekësi Ligjore do të ofrojë të gjitha kapacitetet ekzistuese, si ato profesionale, po ashtu, edhe hapësirat e sallave të autopsive për trajnimin e patologëve nga Instituti i Patologjisë Anatomike, për kryerjen e autopsive patologjike – rasteve klinike.

Meqë ligjet e dy Institucioneve gjenden në fazën e plotësim-ndryshimit, u dakordua që të dërgohen rekomandimet nga dy institucionet, ashtu që të krijohet një bazë ligjore për funksionalizimin efikas të shërbimeve përkatëse.

Gjatë takimit u diskutua edhe për mundësinë e arritjes së një marrëveshje bashkëpunimi në mes SHSKUK-së dhe IML-së, për ngritjen e kualitetit dhe efikasitetit të shërbimeve profesionale në kuadër të këtyre dy Institucioneve shtetërore.

Në këtë kuadër u vendos të krijohet një grup i përbashkët punues, i cili do të fillojë punën në hartimin e marrëveshjes për bashkëpunim.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors