Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës vendos pyetësor të standardizuar për testimin e infermierëve

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës vendos pyetësor të standardizuar për testimin e infermierëve
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), njofton opinionin publik se, në funksion të rritjes së transparencës, objektivitetit dhe cilësisë në proceset e rekrutimit, nga tani e tutje për çdo konkurs për infermierë do të aplikohet një pyetësor i standardizuar për testim profesional.

Fondi i pyetjeve është hartuar nga njësitë profesionale të ShSKUK-së, në përputhje me standardet bashkëkohore të praktikës infermierore, dhe synon një vlerësim të drejtë dhe të paanshëm të kandidatëve.

Pyetjet mbulojnë fusha kyçe si praktika infermierore, etika profesionale, siguria e pacientit dhe kujdesi shëndetësor cilësor, si dhe përfshijnë njohuri nga fusha administrative dhe ligjore të hartuara nga Ministria e Administratës Publike.

Në të kaluarën, pyetjet janë formuluar nga komisionet përkatëse profesionale. Tani, ato përzgjidhen në mënyrë të rastësishme nga fondi i pyetjeve përmes sistemit kompjuterik për secilin kandidat, duke rritur objektivitetin dhe integritetin e procesit.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors