ShSKUK dënon kërcënimin ndaj Dr. Shaqir Ukës

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës njofton se sot në vendin e punës, derisa po kryente detyrën e tij është kërcënuar Dr. Shaqir Uka, shef i Mjekimit Intensiv Qendror në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Kërcënimi ka ndodhur nga familjari i një pacienti të shtrirë në këtë njësi.

ShSKUK dhe Klinika e Anestezionit e Mjekimit Intensiv Qendror dënojnë këtë akt, duke kërkuar nga organet e drejtësisë të Republikës së Kosovës që të ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore dhe kryesi i kësaj vepre të marr dënimin meritor.

Puna në Mjekimin Intensiv është punë nën presion për shkak se në këtë njësi luftohet për jetën e pacientit, andaj kanosjet e tilla e vështirësojnë tejmase punën dhe pozitën edhe ashtu të rënduar të personelit në këtë njësi.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors