Ushtruesja e detyrës së drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së, Pranvera Zejnullahu- Raçi, vizitoi Spitalin e Përgjithshëm “Sheikh Zayed”, në Vushtrri
Në takim me drejtoreshën e Spitalit Shefkije Shatri dhe drejtoreshën mjekësore Filloreta Berisha, ajo është njoftuar për punën që po bëhet në këtë Spital dhe kërkesat që ka menaxhmenti i Spitalit për rritje të numrit dhe cilësisë së shërbimeve shëndetësore.
Gjate takimit, drejtoresha Shatri prezantoi punën që është bërë në reparte të ndryshme të spitalit, duke theksuar nevojën që ka Spitali për mjekë specialistë emergjent, gjinekologë dhe kirurgë, por edhe disa profile të tjera mjekësore.
Më pas, u njoftua se falë angazhimit të menaxhmentit të Spitalit, shërbimet radiologjike dhe ato biokimike, tashmë ofrohen 24-orë.
Drejtoresha e përgjithshme e ShSKUK-së, prrmtoi se Spitali do të përkrahet me kirurgë dhe me gjinkologë, por edhe profile të tjera mjekësore, për të cilat tashmë Bordi Drejtues i ShSKUK-së, i ka aprovuar kërkesat.
Drejtoresha Raçi, bashkë me menaxhmentin e Spitalit vizituan disa nga repartet e Spitalit.






