Ushtruesja e detyrës së drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Pranvera Zejnullahu- Raçi, priti në takim përfaqësuesë të lartë të Policisë së Kosovës, me të cilët diskutoi për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.
Bashkë me Taibe Canollin, drejtoreshë në Departamentin e Burimeve Njerëzore në Policinë e Kosovës, Hilmi Pacollin, drejtor i Divizionit për Personel dhe Administratë në Policinë e Kosovës dhe Lindita Kajtazin, drejtoreshë në Drejtorinë e Shërbimeve Shëndetësore në Policinë e Kosovës, Zejnullahu- Raçi shqyrtoi mundësitë për të gjetur modalitetet rreth marrëveshjeve që ndërlidhen me fushën e sigurisë dhe të shëndetësisë.
Takimin e mbisundoi krijimi i kushteve për lidhjen e marrëveshjes së re për Ekzaminimin Mjekësor dhe Psikologjik të Aplikantëve Kadetë për Zyrtar Policor, që pritet të nënshkruhet ditët në vijim.


