Universiteti Gazi i Ankarasë do mbështesë me trajnime

Kjo u premtua gjatë vizitës së delegacionit zyrtar
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), mirëpriti sot një delegacion nga Gazi Universiteti i Ankarasë së Turqisë, i kryesuar nga Rektori, Prof. Dr. Ugür Ünal, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij.

Delegacioni u prit nga ushtruesi i detyrës së drejtorit të Departamentit Mjekësor në ShSKUK, Ardian Shefkiu, si dhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Osman Hajdari.

Gjatë takimit, palët diskutuan mundësitë e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë, me theks të veçantë në trajnimin e stafit shëndetësor në fusha specifike dhe për trajnime të kuadrove deficitare.

U theksua gatishmëria e plotë nga ana e Gazi Universitetit për të mbështetur këtë bashkëpunim në mënyrë të strukturuar dhe afatgjate.

ShSKUK, falënderon delegacionin e Gazi Universitetit për vizitën dhe gatishmërinë për bashkëpunim, duke e konsideruar këtë takim si një hap të rëndësishëm drejt ngritjes së cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe zhvillimit profesional të stafit tonë

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors