Shërbimi Klinik i Ortoprotetikës në QKUK – Një qendër me histori dhe mision humanitar
Shërbimi Klinik i Ortoprotetikës në QKUK është një njësi funksionale me rrënjë të hershme, që filloi të zhvillohet që para luftës së vitit 1999. Edhe pse me kushte të kufizuara, kjo njësi ka ofruar ndihmë esenciale për pacientët me nevoja për proteza, orteza dhe këpucë ortopedike, duke u shërbyer kryesisht personave me amputime, deformime, paraliza dhe sëmundje muskulore.
Pas luftës, shërbimi u rindërtua dhe u zhvillua më tej me ndihmën e institucioneve vendore dhe organizatave ndërkombëtare humanitare. U pajis me teknologji më bashkëkohore dhe u trajnuan kuadro të reja në fushën e ortotiko-protetikës.
Sot, kjo njësi funksionon në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës si institucioni qendror publik që prodhon dhe përshtat pajisje ndihmëse ortopedike dhe protetike për pacientë nga e gjithë Kosova. Ekipi profesional përbëhet nga ortotistë-protetistë të trajnuar dhe të licencuar, të cilët bashkëpunojnë ngushtë me mjekët specialistë për të ofruar shërbime të personalizuara dhe me standarde të larta.
Shërbimi Klinik i Ortoprotetikës në QKUK
Shërbimi Klinik i Ortoprotetikës në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është një njësi e specializuar që ofron prodhimin, përshtatjen dhe mirëmbajtjen e pajisjeve ndihmëse ortopedike dhe protetike për pacientë me nevoja të ndryshme funksionale.
Qëllimi dhe funksioni
Ky shërbim ka për qëllim të përmirësojë funksionin, mobilitetin dhe cilësinë e jetës së personave me humbje gjymtyrësh, deformime, paraliza, sëmundje muskulore ose lëndime ortopedike, përmes:
- Protezave(për gjymtyrë të poshtme (dhe të sipërme ne te ardhmen afat mesme)
- Orteza per gjymtyret e poshtme dhe te siperme
- Këpucëve ortopedike dhe shtresa të personalizuara për shputen e këmbës
- Pajisjeve të tjera ndihmëse si mbajtëse trupi, korset te personalizuar korrektues dhe imobilizues, mbështetëse cervikale etj.
Lista e ndihmesave Orto-Protetike që prodhohen në SHKOP
Indikacionet gjenerale dhe pershkrimi teknik i shkurtër
Kjo listë përmban emrat, indikacionet e përgjithëshme dhe përshkrimin e shkurtët teknik të secilit lloj të ndihmesës që prodhohet në Qendrën Orto-Protetike.
I. Ndihmesat oropedike
Këpucët ortopedike janë ndihmesa që shërbejnë për korrigjim, kompenzim ,të evitojnë dhimbjet në shputa, deformimet dhe jostabilitetin.
1. Këpucët ortopedike
Indikacionet e pergjithëshme: Korigjimi dhe kompenzimi I deformimeve të shputave.
Nevoja për ripaisje: Një herë në vit për të riturit dhe dy apo tri herë në vit për fëmijët.
Përshkrimi teknik: Prodhohen sipas masës me matje apo me allqi.. Bilaterale. Prodhohen nga lëkura, por nganjëherë edhe me shtesa metalike për t’u ngjitur me ortozë.
2. Shtojcat për kompenzim tek shkurtesa e gjymtyrës
Indikacionet e pergjithëshme: kompenzim I shkurtesës së këmbës
Nevoja për ripaisje: Një herë në vit për të riturit dhe dy apo tri herë në vit për fëmijët.
Përshkrimi teknik: unilaterale. Prodhohet nga goma apo tapa.
3. Shtojcat ortopedike( 1 parë)
Indikacionet e pergjithëshme: dhimbje apo abnormalitete statike dhe dinamike të pjesës plantare të shputës.
Nevoja për ripaisje: Një herë në vit për të riturit dhe dy apo tri herë në vit për fëmijët.
Përshkrimi teknik: Prodhohet nga lëkura apo material I butë (tapë, shkumë, plastikë) në bazë të gjurmës së shputës së pacientit.
4. Reparimi I këpucëve ortopedike
Reparimi I këpucëve të dëmtuara. Shpenzimet janë të paraparë për të gjitha shërbimet.
5. Ndihmesat e lëkurës për amputimet e Chopart / Symes
Indikacionet e pergjithëshme: amputimi parcial I shputës (Chopart) apo disartikulimi në artikulacionin talo-crural (Symes). Ndihmesat nga lëkura aplikohen te të moshuarit dhe ata më pak aktiv apo me probleme të lëkurës.
Nevoja për ripaisje: Një herë në vit për të riturit dhe dy apo tri herë në vit për fëmijët.
Përshkrimi teknik: Lëkurë
II. Ndihmesat protetike
1. Protezë definitive mbi gju – gjuri I lirë – pacienti aktiv apo I rëndë
Indikacionet e përgjithëshme: paisja e pacientëve me amputim mbi gju apo disartikulim në gju. Ky model indikohet për pacientët aktiv, të rinjë, të aftë ta kontrollojnë gjurin e lirë apo pacientët e rëndë ( mbi 70 kg)
Nevoja për ripaisje: Çdo 3 vite për të rriturit, 1 apo 2 herë në vit për fëmijët.
Përshkrimi teknik: hizne e laminuar. Artikulacioni i gjurit i lirë. Strukturë endoskeletare me kozmetikë.
2. Protezë definitive mbi gju – gjuri I bllokuar – pacient aktiv ose I rëndë
Indikacion i përgjithshëm: paisja e pacientëve me amputime mbi gju apo disartikulim në gju. Ky lloj indikohet te ata pacient që vështirë e kontrrollojnë gjurin, por janë mjaft aktiv dhe të rëndë mbi 70 kg.
Nevoja për ripaisje: Çdo 3 vite për të rriturit, 1 apo 2 herë në vit për fëmijët.
Përshkrimi teknik: hizne e laminuar. Gjuri i bllokuar. Strukturë endoskeletale me kozmetikë.
3. Protezë definitive mbi gju – gjuri I lirë – pacientët më të moshuar dhe të lehtë
Indikacion i përgjithshëm: paisja e pacientëve me amputime mbi gju apo disartikulim në gju. Ky lloj indikohet te ata pacient që lehtë e kontrrollojnë gjurin, të lehtë (nën 70 kg) dhe me aktivitet mesatar.
Nevoja për ripaisje: Çdo 3 vite për të rriturit, 1 apo 2 herë në vit për fëmijët.
Përshkrimi teknik: hizne e laminuar. Gjuri i lirë. Strukturë endoskeletale me kozmetikë.
4. Protezë definitive mbi gju – gjuri I bllokuar – pacientët më të moshuar dhe të lehtë
Indikacion i përgjithshëm: paisja e pacientëve me amputime mbi gju apo disartikulim në gju. Ky lloj indikohet te ata pacient që vështirë e kontrrollojnë gjurin, të lehtë (nën 70 kg) dhe me aktivitet jo të mjaftueshëm.
Nevoja për ripaisje: Çdo 3 vite për të rriturit, 1 apo 2 herë në vit për fëmijët.
Përshkrimi teknik: hizne e laminuar. Gjuri i bllokuar. Strukturë endoskeletale me kozmetikë.
5. Protezë definitive nën gju
Indikacion i përgjithshëm: paisja e pacientëve me amputime nën gju.
Nevoja për ripaisje: Çdo 3 vite për të rriturit, 1 apo 2 herë në vit për fëmijët.
Përshkrimi teknik: hizne e laminuar. Gjuri i bllokuar. Strukturë endoskeletale me kozmetikë.
6. Protezë Chopart / Symes
Indikacion i përgjithshëm: paisje për pacientët me amputim parcial të shputës (Chopart) apo disartikulim në artikulacionin talo-krural (Symes). Kjo ndihmesë e laminuar indikohet te pacientët aktiv Nevoja për ripaisje: Çdo 3 vite për të rriturit, 1 apo 2 herë në vit për fëmijët.
Përshkrimi teknik: e laminuar
7. Proteza per disartikulim të kërdhokullës
Indikacion i përgjithshëm: paisje për pacientët me disartikulim në artikulacionin kokso-femural
Nevoja për ripaisje: Çdo 3 vite për të rriturit, 1 apo 2 herë në vit për fëmijët.
Përshkrimi teknik: prodhohet nga hizna plastike polipropilenike. Artikulacionet e kerdhokullës dhe gjurit të lira. Strukturë endoskeletale me kozmetikë.
8. Protezë e përkohëshme mbi gju – gjuri I lirë
Indikacion i përgjithshëm: paisja e pacientëve me amputime mbi gju apo disartikulim në gju. Ky lloj indikohet te ata pacient që janë të rinjë, shumë aktiv dhe të aftë per t’a kontrolluar gjurin në fazat e hershme.
Proteza e përkohëshme vendoset disa javë pas intervanimit(amputimit), me qëllim që të siguroj rehabilitimin e hershëm derisa cungeli mer formën definitive. Paisja me proteza definitive bëhet pas 3-8 muajsh.
Përshkrimi teknik: hizne e plastike polipropilenike. Gjuri I lirë. Strukturë endoskeletale.
9. Protezë e përkohëshme mbi gju – gjuri I bllokuar
Indikacion i përgjithshëm: paisja e pacientëve me amputime mbi gju apo disartikulim në gju. Ky lloj indikohet më së shpeshti për protetizimin e përkohshëm të amputimeve nën gju.
Proteza e përkohëshme vendoset disa javë pas intervanimit ( amputimit), me qëllim që të siguroj rehabilitimin e hershëm derisa cungeli mer formën definitive. Paisja me proteza definitive bëhet pas 3-8 muajsh.
Përshkrimi teknik: hizne e plastike polipropilenike. Gjuri i bllokuar. Strukturë endoskeletale.
10. Protezë e përkohëshme nën gju
Idikacion i përgjithshëm: paisja e pacientëve me amputime nën gju.
Proteza e përkohëshme vendoset disa javë pas intervenimit (amputimit), me qëllim që të siguroj rehabilitimin e hershëm derisa cungeli mer formën definitive. Paisja me proteza definitive bëhet pas 3-8 muajsh.
Përshkrimi teknik: hizne dynakast. Strukturë endoskeletale.
11. Reparimi I protezave
Reparimi I protezës së dëmtuar kushton përafërsisht 10.20 € për një orë pune, duke llogaritur çmimin e punës dhe lëndën e parë. Por nëse duhet të ndërohet artikulacioni, shputa apo ndonjë pjesë tjetër,çmimi i tyre i shtohet kohës punuese të shpenzuar për reparim.
III. Ndihmesat ortotike
1. Orteza AFO
Indikacion i përgjithëshëm: paralizë apo insatbilitet i shputës apo/dhe artikulacionit talo-crural.
Përshkrimi teknik: metal, i mbështjellur me lëkurë. Zakonisht i shoqëruar me këpucë ortopedike.
2. Orteza plastike peroneale
Indikacion i përgjithëshëm: paralizë e shputës apo/dhe artikulacionit talo-crural.
Përshkrimi teknik: plastikë
3. Ortoza KAFO
Indikacion i përgjithëshëm: paralizë apo insatbilitet i gjurit (me apo pa paralizë të shputës/ artikulacionit talo-crural.
Përshkrimi teknik: metal + lëkurë ose plastikë + metal, me gju ortotik të bllokuar.
4. Ortozat HKAFO
Indikacion i përgjithëshëm: paralizë apo insatbilitet i kërdhokullës, gjurit (me apo pa paralizë të shputës/ artikulacionit talo-crural.
Përshkrimi teknik: metal + lëkurë ose plastikë + metal, me gju dhe artikulacion të kërdhokullës të bllokuar.
5. Rrypat e Pavlikut
Indikacion i përgjithëshëm: treatmani I fëmijëve me deformime kongjenitale të kërdhokullave.
Përshkrimi teknik: zakonisht bilateral – prodhohen nga materiali i butë (lëkurë apo traka ngjitëse)
6. Atalanta aparati
Indikacion i përgjithëshëm: treatmani i fëmijëve me deformime kongjenitale të kërdhokullave ( seriozitet mesatar i deformimit).
Përshkrimi teknik: zakonisht bilateral , metalik, të mështjellura me lëkurë
7. Hilgirajner aparati
Indikacion i përgjithëshëm: treatmani i fëmijëve me deformime kongjenitale të kërdhokullave ( rastet serioze).
Përshkrimi teknik: zakonisht bilateral , metalik, të mështjellura me lëkurë.
8. Longetat per parakrah dhe dorë
Indikacion i përgjithëshëm: mënjanimi i dhimbjeve, trajtimi apo prevenimi i deformimeve në dorë/parakrah, te sëmundjet neurologjike, traumat apo sëmundjet reumatizmale.
9. Mider Shkarkues
Indikacion i përgjithëshëm: Korset për shkarkim të peshës në boshtin kurrizor.
Përshkrimi teknik: Prodhohet nga metali dhe e mbështjellur me lëkurë.
10. Pektus aparati
Indikacion i përgjithëshëm: deformim I sternumit , pectus carinatus
Përshkrimi teknik; metal
11. Korset për kifozë
Indikacion i përgjithëshëm: tretmani i kifozave
Përshkrimi teknik; metal
12. Korset plastik (TLSO,LSO)
Indikacion i përgjithëshëm: tretmani i skoliozave
Përshkrimi teknik; plastikë
13. Qafore Thomas-I
Indikacion i përgjithëshëm: stabilizimi i frakturave apo dislokimeve të unazave cervikale
Përshkrimi teknik; prodhohet nga materiali i butë (shkumë apo shpuzë)
14. Reparimi I ortozave
Reparimi i ortozave të dëmtuara kushton mesatarisht 10.20 € për një orë pune, duke llogaritur këtu çmimin e punës dhe materialin. Por nëse është i nevojshëm ndërimi i artikulacionit, atëherë çmimi i tij duhet t’i shtohet kohës së punës.
Struktura organizative e Shërbimit Klinik të Ortoprotetikës në QKUK
- Drejtori/ menagjeri i SHKOP
- o Udhëheq dhe siguron mbarëvajtjen e procesit të punës në SHKOP
- Krye-Protezisti Ortezisti
- Është përgjegjës për menaxhimin e përditshëm të njësisë.
- Koordinon aktivitetet teknike, klinike dhe administrative.
- Bashkëpunon me drejtuesin e SHKOP si dhe drejtuesit e QKUK
- Ortotistë-Protetistë të licencuar dhe tekniket
- Janë profesionistë të profilizuar që kryejnë vlerësimin klinik apo funksional të pacientëve.
- Planifikojnë, dizajnojnë, përshtatin dhe testojnë pajisjet ortopedike dhe protetike.
- Punojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë me pacientët dhe ekipin mjekësor.
- Asistojnë në prodhimin eprotezave, ortezave dhe pajisjeve ndihmëse.
- Janë përgjegjës për përpunimin e materialeve, përgatitjen e kallëpeve, përforcimeve, lidhjeve dhe përfundimin e pajisjeve.
- Shpesh janë të përfshirë në mirëmbajtje dhe riparime.
- Stafi administrativ dhe ndihmës
- Përfshin personel për regjistrimin e pacientëve, dokumentacionin, komunikimin me personelin mjekësor. Depoisti për menaxhimin e materialeve shpenzuese.
- Bashkëpunimi klinik (ndërdisiplinor)
- Shërbimi bashkëpunon ngushtë me:
- Klinikën e Ortopedisë
- Klinikën eMjekësisë Fizikale me Rehabilitim
- Mjekë specialistë te mjekësisë fizike me rehabilitim
- Fizioterapistë dhe neurologë
- Shërbimi bashkëpunon ngushtë me:
o Ky bashkëpunim siguron që çdo pacient të ketë qasje në trajtim të integruar dhe të personalizuar.
Përshkrimi i objektit të SHKOP – QKUK
Objekti i Shërbimi Klinik i Ortoprotetikës (SHKOP) në QKUK është një hapësirë e dedikuar për prodhimin, përshtatjen dhe dorzimin e pajisjeve ndihmëse ortopedike (ortozave) dhe protetike, është i organizuar në disa njësi funksionale të ndara fizikisht, që mundësojnë një rrjedhë të qartë pune nga vlerësimi i pacientit deri te prodhimi dhe përshtatja e pajisjes apo mjetit ortopedik.
1. Zona e pritjes dhe vlerësimit egzaminimit të pacientëve / Reparti klinik
- Kjo zonë përfshin hapësirat ku pacientët regjistrohen, konsultohen dhe vlerësohen nga ortotistët-protetistët dhe mjekët bashkëpunues.
- Këtu kryhen:
- Marrja e anamnezës dhe historisë mjekësore
- Vlerësimi klinik funksional dhe biomekanik
- Vendosja e indikacionit për protezë, ortezë apo pajisje tjetër ndihmëse
2. Dhoma për marrje masash dhe prova
- Një hapësirë e veçantë për marrjen e permasave trupore përmes metodave tradicionale (si kallëpet apo negative prej fashave te gipsit) apo mjeteve më moderne kjo zone gjithashtu përdoret për provat e para të pajisjeve para përfundimit të tyre.
3. Laboratori teknik / Punëtoria
SHKOP ndahet ne zona funksionale ku ndodh prodhimi (praktik) i pajisjeve, dhe ndahet në disa nën-zona:
Zona e përpunimit të gipsit – për prodhimin e kallëpeve apo pozitivëve .
Zona e termoformimit dhe laminimit – për përpunimin e materialeve plastike, termoplastikëve dhe fibrave të karbonit.
Zona e montimit të komponentëve mekanikë – për protezat modulare dhe sistemet e artikulacioneve.
Zona e makinerive per prerje gdhendje dhe përfundimit – për përpunimin final dhe personalizimin e pajisjeve ortopedike (proteza Orteza kepuce dhe shtojca ortopedike).
Depoja e materialeve – për ruajtjen e lëndëve të para dhe komponentëve.
4. Salla e provave dhe përshtatjes si dhe ushtrimit të pacientëve për përdorimin e protezave dhe ortezave të gjymtyrëve të poshtme.
Kjo është një hapësirë funksionale ku pacientët testojnë pajisjet e tyre nën mbikëqyrje. Përfshin shtigje ecjeje, pasqyra, dhe ndonjëherë mjete ndihmëse për testim të ekuilibrit apo ushtrime funksionale. Përdoret për stërvitje fillestare dhe edukim të pacientit mbi përdorimin e protezës/ortezës.
5. Zyra administrative dhe arkiva
Hapësira për personelin administrativ dhe menaxhues. Përdoret për organizimin e dokumentacionit, komunikim me komisionet mjekësore dhe sigurimet shëndetësore, si dhe për menaxhim të brendshëm të shërbimit.
6. Zyra e stafit professional : Për ortotistët-protetistët dhe teknikët, për përgatitje të dokumentacionit teknik, planifikim klinik, si dhe mbledhje të brendshme profesionale.
Kjo ndarje e qartë e hapësirave i mundëson SHKOP-it të funksionojë në mënyrë të koordinuar dhe efikase, duke respektuar rrjedhën logjike të punës: vlerësim – matje – prodhim – prova – përshtatje – trajnimi i pacientit – dorzimin.
Stafi profesional
Shërbimi Klinik i Ortoprotetikës (SHKOP) në QKUK përbëhet nga një ekip multidisiplinar profesional, i përkushtuar për ofrimin e shërbimeve ortotiko-protetike me cilësi të lartë për pacientë nga e gjithë Kosova.
- Numri i përgjithshëm i stafit: aktualisht, në SHKOP janë të angazhuar gjithsej 20 punonjës, që përfshijnë staf teknik, klinik dhe administrativ.
Stafi profesional klinik dhe teknik përfshin:
- Ortotistë-Protetistë , të cilët janë të trajnuar në nivel vendor dhe ndërkombëtar dhe kryejnë vlerësimin funksional të pacientëve, dizajnimin dhe përshtatjen e pajisjeve.të aftesuar për prodhimin dhe përpunimin e protezave, ortezave
- Kepuctar ortopedikë, Te aftesuar per prodhimin e këpucëve ortopedike si dhe kepuceve ortopedike me shkurtesa te ndryshme.
- Bandazhist si staf ndihmes per perfundimin e mjeteve ortopedike dhe shtojca ortopedike,
- Stafi administrative: që mbështesin procesin e dokumentimit, koordinimit dhe asistencës gjatë shërbimeve klinike.
Orari i punës
Shërbimi Klinik i Ortoprotetikës (SHKOP) në QKUK punon sipas orarit standard të institucioneve publike shëndetësore: E hënë – E premtenga ora 07:00 – 15:00.
Gjatë këtij orari ofrohen shërbime për:
Vlerësime klinike dhe matje për pajisje ortotike/protetike
Prova dhe përshtatje të pajisjeve
Konsultime me pacientë dhe familjarë
Pranim dhe shpërndarje të pajisjeve të përfunduara
Shërbime teknike në laboratorin ortopedik
Për pacientët: Konsultimet klinike dhe hapja e dosjeve për pacientë të rinj:
Rekomandohet që të caktojnë termin paraprakisht ose të paraqiten me udhëzim nga mjeku specialist. Orari i konsultave mjeksore me ekip pluridiciplinar eshte te marteve dhe te enjteve duke filluar nga ora 10, (vrejtje duhet caktuar termin paraprakisht pasi qe nr i pacienteve eshte i kufizuar).
Gjatë kësaj kohe:
Kryhen konsultat e para me pacientët
Bëhet hapja e dosjeve të reja
Pranohet dokumentacioni mjekësor i nevojshëm
Përcaktohen terminet për matje dhe prova
Pas hapjes se dosjes apo historise se pacientit ne varsi te llojit te mjetit ortopedik stafi profesional nekoordinim edhe me pacientet dhe ekipin ndihmes cakton termine dhe realizon aktivitetet si ne vijim :
Vlerësime klinike dhe matje për proteza, orteza dhe këpucë ortopedike
Prova dhe përshtatje të pajisjeve
Prodhim dhe përpunim teknik në laboratorin ortopedik
Dorëzim i pajisjeve të përfunduara.