Komisioni Parlamentar për Shëndetësi vizitoi ShSKUK-në

Komisioni Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Kosovës, ka vizituar Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, për tu njoftuar nga afër lidhur me punën e këtij institucioni, në veçanti lidhur me trajtimin e pacientëve të dyshuar dhe konfirmuar me COVID-19 si dhe menaxhimin e Pandemisë në përgjithësi.
Gjatë takimit, deputetët u pritën nga ud. Drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi dhe anëtarët e Bordit Drejtues të ShSKUK-së.

Drejtori Krasniqi, njoftoi anëtarët e Komisionit Parlamentar për aktivitetet e kryera gjatë kësaj kohe, me fokusim në menaxhimin e Pandemisë COVID-19, dhe i njoftoi për planet konkrete për përgatitjet në përballimin e një vale tjetër të mundshme të pandemisë

Ai njoftoi anëtarët e Komisonit për rikthimin e shërbimeve specialistike dhe shërbimeve tjera, e poashtu, edhe për planet dhe projektet tjera, në veçanti kërkoi përkrahjen e komisionit për funksionalizimin e Spitalit të Përgjithshëm në Podujevë, me buxhet dhe staf shtesë. Në të njejtën kohë, drejtori Krasniqi, informoi anëtarët e Komisionit dhe kërkoi mbështetje për projektin e IVF-it, dhe legjislacionit për transplantim të indeve dhe organeve.

Anëtarët e komisionit shprehen vlerësimin e tyre dhe falënderuan menaxhmentin e ShSKUK për menaxhimin e pandemisë dhe ofruan mbështetjen e tyre të vazhduar.

Pas informatave dhe kërkesave që ju drejtuan nga Bordi Drejtues dhe menaxhmenti i ShSKUK-së, deputetët e këtij komisioni shprehen gatishmëri për të mbështetur institucionet shëndetësore në çdo situatë, me qëllim të menaxhimit sa më të mirë të institucioneve shëndetësore.

Post Image
Generic selectors
Samo tačna podudaranja
Traži u naslovu
Traži u sadržaju
Post Type Selectors