Formulari për aplikim për pajisje për personat paraplegjik dhe tetraplegjik
Ky aplikacion shkarkohet dhe plotësohet në mënyrë elektronike Dokumentet që nevojiten për aplikim: Personi që aplikon për pajisje ndihmëse për lëvizje, parandalim dhe asistim, duhet të paraqesë kërkesën me shkrim në ShSKUK, sipas formularit të bashkëngjitur, duke prezantuar dokumentet në vijim: Formularin e aplikimit për pajisje me mjete ndihmëse, i cili merret në faqen e ShSKUK në inernet Kopjen e letërnjoftimit; Dokumentacionin mjekësor; Dëshminë e njohjes/vendimin e statusit të personit paraplegjik dhe tetraplegjik, të lëshuar nga Ministria përkatëse e Punës dhe Mirëqenies Sociale. Formulari i plotësuar dhe dokumentet përcjellëse dërgohen tek Zyra e cila ndodhet në katin e dytë të ndërtesës së Ambulancave Specialistike, kati i dytë. Të drejtën për aplikim e kanë të gjithë qytetaret e Republikës së Kosovës.