Spitali i Përgjithshëm “Sheikh Zayed” në Vushtrri
I. Spitali i përgjithshëm “Sheikh Zayed” në Vushtrri funksionon në
pajtim me Ligjin për Shëndetësi në kuadër të njësive përbërëse të SHSKUK-së.
Spitali
“Sheikh Zayed” në Vushtrri menaxhohet nga Këshilli Drejtues i cili përbëhet
nga:
II. Historiku i shkurtër i Spitalit “Sheikh
Zayed” në Vushtrri
Pas
çlirimit të vendit në vitin 1999 dhe vendosje së trupave të KFOR-it në kuadër të
NATO-s në komunën e Vushtrrisë u vendosën forcat ushtarake të Emirateve të
Bashkuara Arabe – EBA. Krahas detyrimit primar për siguri dhe paqe që e kishin
forcat e Emirateve të Bashkuara Arabe në kuadër të KFOR-it aktivitetin e shtrinë
në mbështetje shëndetësore e sociale për familjet e komunës së Vushtrrisë. Përderisa
ishte shkatërruar çdo gjë edhe në shëndetësi forcat e EBA fillimisht e
konsolidojnë Spitalin fushor për ndihmë pacientëve me sëmundje të ndryshme. Ndërkohë
Spitali i Mitrovicës ishte në anën veriore të qytetit dhe për shkak të
rrethanave të pasigurta dhe politike që kishin instaluar grupet etnike serbe
nuk mund të shfrytëzohej nga shqiptarët. Në këto rrethana të rënduara për
pacientët Emiratet e Bashkuara Arabe vendosin për ndërtimin e Spitalit të përgjithshëm
në Vushtrri, i cili do të bartë emrin e themeluesit të Emirateve të Bashkuara
Arabe, Sheikh Zayed.
Kështu
që pas shumë peripecive ndërtimi i Spitalit “Sheikh Zayed” në Vushtrri u
realizua në saje të donacionit të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Gjysmë Hënës
së Kuqe të EBA-ve. Zbatimi i projektit nisi në pajtim me Memorandumin e
Mirëkuptimit në mes Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës, përfaqësuesit të
qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Kuvendit Komunal të Vushtrrisë të
nënshkruar më 26 nëntor 2001.
Inaugurimi
i Spitalit është bërë më 17 Janar 2003 ndërsa filloj punën e vet me pacientë në
muajin maj 2003, fillimisht ka ofruar vetëm shërbime ambulantore. Shërbimet e
ofruara për pacientë kanë qenë shërbime
të përbashkëta me Qendrën e Mjekësisë Familjare për arsye se 37% e objektit ka
qenë i shfrytëzuar nga kjo qendër. Në bazë të konkursit publik të shpallur në
atë kohë janë pranuar 106 punëtorë megjithatë ky numër i punëtorëve ka qenë i
pamjaftueshëm për atë kohë.
Spitali
“Sheikh Zayed” në Vushtrri në vitin 2015-2017, është rinovuar në tërësi nga
Fondacioni “Khalifa” i Emirateve të Bashkuara Arabe duke e shndërruar në një
Spital modern si në infrastrukturë po ashtu edhe në atë të pajisjeve mjekësore.
Spitali
“Sheikh Zayed” në Vushtrri ka të planifikuar në sistemin e kuadrove 175 punëtorë.
III. Repartet dhe ambullantat funksionale në
Spitalin “Sheikh Zayed” në Vushtrri
Në
Spitalin “Sheikh Zayed” në Vushtrri janë funksional repartet si në vijim;
1.1.Stafi
1.1.1. Në këtë repart janë të punësuar 11 mjek specialistë, prej tyre; 2 kardiolog,
2 reumatolog, 1 internist, 1 plumolog, 1 endokrinolog dhe 4 gastroenterolog.
1.1.2. Po ashti janë të punësuar 10 infermierë, prej
tyre 1 kryeinfermier, 2 infermierë në ambulancat specialistike, 2 infermierë në
njësinë e Endoskopisë dhe 5 infermierë në ndërrime.
1.2.Ambullantat dhe kabinetet
1.2.1. Ambullanta COVID-19, punon 24 orë.
1.2.2. Ambulanta e Internos çdo ditë pune prej oës
08:00 – 14:00, prej tyre 2 ditë ambulante specialistike Kardiologji, 2 dite
Reumatologji, 1 ditë Pulmologji, 4 ditë Gastroenterologji, 1 ditë Internistik
dhe 1 ditë Endokrinologji.
1.2.3. Kabintetet, çdo ditë gastroskopi, 2 ditë Echo
e zemrës, 1 ditë Ergometri dhe 1 ditë Trigometri.
2.1. Stafi
2.1.2
Ka të punësuar 5 specialistë të Pediatrisë.
2.1.3
Si dhe ka të punësuar 9 infermierë, prej tyre, 1 kryeinfermier
para dite, 8 infermierë në ndërrime dhe në ambulancën specialistike.
2.2 Ambullanta pediatrike
2.2.2
Çdo ditë pune prej orës 08:00-14:00.
3.1 Ka të punësuar 7 gjinekolog si dhe
3.2 Nëntë (9) mami, 1 kryeinfermiere në
Gjinekologji dhe 1 në Maternitet, 2 mami në ambulancën specialistike, 6 mami në
ndërrime në Maternitet dhe 5 mami në ndërrime në Gjinekologji.
3.3 Ambullanta çdo ditë punës prej orës 08:00 –
14:00.
4.1 Stafi
4.1.1
5 kirurg të përgjithshëm
4.1.2
1 urolog si dhe
4.1.3
11 infermierë, 1 kryeinfermier, 1 infermier në ambulancë
specialistike dhe 9 infermierë në ndërrime.
4.2. Ambullanta specialistike
4.2.1. Kirurgjia çdo
ditë prej orës 08:00-14:00
4.2.2. Urologjia, dy ditë në javë, prej orës 08:00 –
14:00.
5.1. Një (1) anesteziolog,
5.2. Tre (3) specialistë, bashkëpunëtor të jashtëm
5.3. Tetë (8) infermierë, 1 kryeinfermier, 1 infermier
fizioterapeut dhe 6 infermierë në ndërrime.
6.1.Në këtë njësi shërben anesteziologu i vetëm i
Kujdesit intensiv, anestezionin dhe Bllokut Operativ ndërsa ka
6.2.5 teknik të anestezionit prej tyre një
kryeteknik.
7.2.Në Bllok Operativ shërbejnë 5 kirurgët e përgjithshëm
të Repartit si dhe anesteziologu i vetëm.
7.3.Nëntë (9) instrumentare, prej tyre 1
kryeinstrumentare dhe 8 instrumentare para dite.
8.1.Gjashtë (6) mjekë specialistë,
8.2.Gjashtë (6) teknik të Radiologjisë, 1 kryeteknik,
1 teknik para dite dhe 4 teknik në ndërrime.
8.3.Echo e Abdomenit, çdo ditë, RTG çdo ditë, CT në
servisim.
9.1.Tre (3) mjek emergjent të punësuar, 1 bashkëpunëtor
të jashtëm dhe 4 specializantë.
9.2.Si dhe i ka 13 infermierë, prej tyre një
kryeinfermier, 1 para dite dhe 11 infermierë në ndërrime.
10.1. Dy (2) specialiste dermatologe dhe një
fiziatre
10.2. Punon çdo ditë pune prej orës 08:00 – 14:00.
IV. Shërbimet Administrative dhe teknike që
ofrohen në Spitalin “Sheikh Zayed” në Vushtrri
Spitali
“Sheikh Zayed” në Vushtrri ka funksionale këto njësi të Administratës;
V. Numri i stafit
Në
Spitalin “Sheikh Zayed” në Vushtrri aktualisht janë 169 punëtorë dhe në
shpallje është konkursi edhe për 6 vende të tjera, prej tyre:
-
41 mjekë, prej tyre; 11 në Interno, 7 në Gjinekologji, 5 në
Pediatri, 6 në Radiologji, 3 në Qendrën Emergjente, 1 në Anestezion, 2 në
Dermatologji dhe 1 në Fiziatri.
-
97 staf infermierik, prej tyre 68 infermierë, 6 teknik të
Radiologjisë, 6 tekniktë Laboratorit dhe 2 teknik të farmacisë.
-
12 staf administrativ dhe
-
19 staf teknik.
VI. Kontaktet e ambullantave specialistike;
-
Emergjenca 044 253 530
- Reparti i Kirurgjisë 044 253 541
- Reparti i Pediatrisë 044 250 463
- Reparti i Internos 044 252 147
- Gjinekologji 044 252 730.
VII.
Kontaktet e Spitali të Përgjithshëm “Sheikh Zayed” në Vushtrri
Numri i telefonit:
028 572 110
Posta elektronike:
spitali_sheikhzayed@hotmail.com