Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë është një nga institucionet më të rëndësishme shëndetësore në Kosovë, me një histori që daton nga viti 1950. Ky spital ofron shërbime të nivelit dytësor të kujdesit shëndetësor dhe është njësi përbërëse e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK).
Spitali mban emrin e Prof. Dr. Sami Haxhibeqirit, një prej figurave më të shquara të mjekësisë shqiptare. Ai ishte kirurgu i parë shqiptar në ish-Jugosllavi dhe një nga themeluesit e Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës. Në vitin 1973, u emërua drejtor i Spitalit të Mitrovicës, duke qenë shqiptari i parë në këtë pozitë në një institucion shëndetësor në Kosovë. Gjatë drejtimit të tij, ai kontribuoi ndjeshëm në rritjen e numrit të profesionistëve shqiptarë dhe në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve mjekësore.
MISIONI
Misioni i Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” është ofrimi i shërbimeve shëndetësore të nivelit dytësor, në përputhje me standardet më të larta profesionale, për popullatën e komunës së Mitrovicës dhe rajonit përreth. Ky mision realizohet përmes:
Përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë së shërbimeve mjekësore
Zhvillimit profesional të stafit mjekësor dhe infermieror
Përdorimit efikas të burimeve dhe infrastrukturës ekzistuese
Bashkëpunimit me institucionet e tjera shëndetësore për krijimin e një sistemi të integruar të kujdesit shëndetësor
VIZIONI
Vizioni i Spitalit është të shndërrohet në një qendër shëndetësore referente, që ofron shërbime cilësore dhe të avancuara për qytetarët e Mitrovicës dhe rajonit përreth, duke garantuar:
Qasje të barabartë në shërbime shëndetësore për të gjithë qytetarët
Zbatim të standardeve ndërkombëtare në organizim, menaxhim dhe ofrim të shërbimeve
Përkushtim ndaj ndershmërisë, llogaridhënies dhe qëndrueshmërisë institucionale
Përmirësim të vazhdueshëm të infrastrukturës dhe teknologjisë mjekësore
Spitali synon të jetë një institucion i besueshëm, i përkushtuar ndaj nevojave shëndetësore të komunitetit, duke ofruar kujdes cilësor dhe të përballueshëm për të gjithë pacientët.
STRUKTURA ORGANIZATIVE
Drejtori Ekzekutiv
E-mail zyrtar:
spitali.mitrovice@rks-gov.net
Numri i zyrës
044 537 337
Dr. Gëzim Berisha- Drejtor Ekzekutiv
Gezim.xh.berisha@rks-gov.net
Drejtori Shëndetësor
Dr. Qenan Çabra
Qenan.çabra@rks-gov.net
U.D. Drejtoreshë e Infermierisë
Lirije Bajraktari
U.D. Drejtoreshë Administrative dhe e Shërbimeve të Përbashkëta
Hajrije Mustafa
Hajrije.mustafa@rks-gov.net
DEPARTAMENTET DHE SHËRBIMET
1. Departamenti për Nënën dhe Fëmijën -
Kontakt Reparti 044 531 080
Kontakt Ambulanca Specialistike - 044 535 946
Reparti i Obstetrikës
Reparti i Gjinekologjisë
Boksi i Lindjes
Reparti i Neonatologjisë
Reparti i Pediatrisë
2. Departamenti i Kirurgjisë
Reparti 044 531 092
Ambulanca Specialistike
044 531 458
Reparti i Kirurgjisë
Reparti i Ortopedisë
Reparti i Urologjisë
Reparti i Otorinolaringologjisë (ORL)
Reparti i Oftalmologjisë
3. Departamenti i Emergjencës dhe Reanimacionit - Kontakt 044 531 120
Shërbimi i Anestezionit
Shërbimi i Kujdesit Intensiv
Shërbimi i Emergjencës
Trakti Operativ dhe Dhoma e Zgjimit
4. Departamenti i Internos
Kontakti i Repartit - 044 531 099
Kontakti i Ambulancave Specialistike- 044 532 793
Reparti i Internos
Reparti Koronar me Kujdes Intensiv
Reparti i Pulmologjisë
Shërbimi i Dermatologjisë
Reparti i Hemodializës
Shërbimi Infektiv
Reparti i Neurologjisë
Shërbimi i Psikiatrisë
5. Departamenti i Diagnostikës dhe Ambulantave Specialistike
Laboratori Biokimik 044 531 117
Shërbimi i Radiologjisë 044 531 119
Shërbimi i Transfuzionit të Gjakut
Shërbimi i Terapisë Fizikale 531 095
Ambulantat Specialistike
Farmacia
Shërbimi i Patologjisë- 044 531 094
6. Departamenti i Shërbimeve Jomjekësore
Zyra për Cilësi të Shërbimeve Shëndetësore
Njësia e Personelit
Njësia Juridike
Njësia për Buxhet dhe Financa
Zyra e Prokurimit
Shërbimi i Kuzhinës
Shërbimet Teknike
Shërbimi i Higjienës
Shërbimi i Bioinxhinierisë
Shërbimi i Lavanderisë
Shërbimi i Sigurimit
Shërbimi i Parkut të Automjeteve
.
Zyra për Informim-
Facebook- Instagram
Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” Mitrovicë
SHËRBIME SHTESË
Spitali ofron edhe dhënien e certifikatave për armëmbajtje.
Komisioni është formuar më 21 shkurt 2024 dhe mblidhet çdo të premte nga ora 15:00, në Objektin e Telemedicinës.