• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

Qendra Integruese Rehabilituese e të Sëmurëve Kronik Psikiatrik - Shtime,

 

Qendra Integruese Rehabilituese e të Sëmurëve Kronik Psikiatrik në Shtime, është institucion rezidencial i shëndetit mendor i cili i trajton pacientët psikiatrik të diagnostifikuar dhe të trajtuar për një kohë të gjatë nga SCH-paranoide nëpër  institucionet psikiatrike të vendit.QIRSKP-Shtime është një nga institucionet e shëndetit mendor e rëndësisë së veçantë publike e cila afron shërbime psikiatrike dhe të tjera 24 orësh për pacientët rezidencial të vendosur në këtë institucion. QIRSKP-Shtime, është njësi përbërëse e SHSKUK-së e nivelit sekondar.

Ky institucion është themeluar në vitin 01.09.2006 pas reformës në shëndetin mendor dhe është e vetmja e këtij lloj në Republikën e Kosovës si  qendër  rehabilituese dhe integruese  e të sëmurëve kronik psikiatrik 

Në këtë institucion janë bërë investime ne infrastrukturë intrahospitalore në periudhën 2016-2018 duke ju krijuar kushte të përshtatshme pune për stafin,  gjithashtu edhe kushte shumë të mira për të gjithë pacientet e këtij institucioni duke ju përafruar ambienteve familjare. Gjithashtu gjatë kësaj periudhe është ndertu kuzhina e re me standarde europiane dhe aty shërbehen ushqime kualitative me menu të pasur.

Në këtë institucion janë të punësuar aktualisht 42 punonjës, prej të cilëve 12 janë shërbim shëndetësor dhe 30 shërbim jo shëndetësor.

Shërbimet janë të organizuara në tri departamente: 1. Shërbimi i Administratës, 2. Shërbimi Shëndetësor dhe 3. Shërbimi Teknik.

Në kuadër të shërbimit të adminsitratës janë: Zyra e Drejtorit, Zyra e Personelit, Zyra e Administratorit Financiar, Zyra e  Shërbimit Teknik, dhe Zyra e Infermierisë.

Në kuadër të Shërbimit Mjekësor janë të inkorporuar: Ambullanta specialistike, katër reparte me nga 15 shtretër dhe njësia e dhomave të veçanta ku trajtohen sëmundjet transmisive për pacientë e këtij institucioni. Në këtë njësi, gjatë periudhës së Pandemisë COVID 19, janë trajtuar pacientët e infektuar me Virusin Covid-19.

Stafi profesional shëndetësor përbëhet nga  psikiatri, psikologu, punëtori social, infermierët dhe ndihmësët mjekësor. Qëllimi i rehabilitimit psikiatrik në QIRSKP është që t’i ndihmoj këta persona me SCH, për ti rikthyer aftësitë e tyre kognitive, emocionale dhe sociale të nevojshme për të jetuar dhe vepruar  në komunitet me sa më pak mbështetje sociale.

Shërbimi teknik është i udhëhequr nga shefi i shërbimit teknik dhe puna në këtë shërbim  është e ndarë në shërbimin e kuzhinës, shërbimi elektroteknik, shërbimi i depove të materialit teknik dhe ushqimor, lavanteria, dhe sigurimi. 

Parimet  e rehabilitimit dhe integrimit  psikiatrik në qendrën tonë  përqendrohen në konceptin e trajtimit të barabartë dhe pa diskriminim të personave me çrregullime të shëndetit mendor, në funksion të respektimit të integritetit fizik dhe dinjitetit njerëzor,  duke respektuar normat ligjore vendore dhe ndërkombëtare mbi të drejtat e të sëmurëve psikikë, njëkohësisht duke respektuar normat dhe parimet etike .

Shërbimet e trajtimit dhe rehabilitimi psiko-social në QIRSKP-Shtime, janë të bazuara në programet e avancuara qe përdoren edhe në vendet e ndryshme të Bashkimit Europian dhe që në përmbajtjen e vetë kanë metodat e trajtimit multidisiplinar.

Trajtimi farmakologjikë, mbështetja psikologjike e pacientëve-rezidentë, vizitat familjareve të tyre, strehimi, rehabilitimi profesional, mbështetja sociale , qasja në aktivite gjatë kohës së lirë si dhe mirëmbajtja e higjienëspersonale të pacientëve është puna e përditshme e stafit mjekësor dhe stafit ndihmës qe ofrojnë në këtë institucion të shëndetit mendor.

 

 

Me nderime:

Mr.Sci. Dr. MiftarZenelaj-psikiatër

u.d Drejtor i QIRSKP-Shtime,

Kontakt adresa:

Adresa :Rr “TahirSinani” P.N Shtime

Tel: 0290/389 034

+383/44309096