Bazuar në Vendimin, Nr. 22/140, të Datës: 26.04.2023, e Qeverisë së Republikës së Kosovës është formuar Bordi Drejtues Nr. IV i SHSKUK-së në këtë përbërje;
- Dr. Naim Bardiqi - Përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë. I zgjedhur Kryesues i Bordit Drejtues me mandat 1 vjeçar, në mbledhjen e Bordit Drejtues të mbajtura me datë: 03.05.2023;
- Dr. Dren Boshnjaku - Përfaqësues nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës,
- Dr. Tetore Olloni - Përfaqësuese nga Qendra Klinike Universitare Stomatologjike e Kosovës;
- Dr. Rrezarta Bajrami - Përfaqësuese nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik;
- Dr. Besim Demolli – Përfaqësues nga Spitalet rajonale, në bazë të rotacionit dhe përmbushjes së indikatorëve të kualitetit të shërbimeve shëndetësore;
- Dr. Dr. Vjolllca Kadolli – Përfaqësuese nga Shërbimet e Kujdesit Parësor Shëndetësor;
- Z. Enver Gashi – Anëtar /Drejtor financiar/ ekspert i ekonomisë dhe menaxhmentit shëndetësor, i përzgjedhur me konkurs publik.
Z. Fahredin Majkovci, Sekretar i Bordit Drejtues të ShSKUK-së, i përzgjedhur me konkurs publik.
Bordet e më hershme!
_________________________________________________________________________________
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e datës 6 Tetor 2017, ka miratuar propozimin e Ministrit të Shëndetësisë, Uran Ismaili për emërimin e Bordit të ri Drejtues të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK).
Ministri Ismaili, në fjalën e tij gjatë prezantimit të anëtarëve të Bordit tha se ky vendim përbën një hap të rëndësishëm në vendosjen e ligjshmërisë në institucionet shëndetësore në vend dhe që garanton një funksionim adekuat të SHKSUK-së.
Ai thekson se Ministria e Shëndetësisë, si asnjë herë më parë, është e orientuar drejt zbatimit të reformave, fuqizimit dhe profesionalizimit të sektorit të shëndetësisë.
Po ashtu, ministri theksoi se në shëndetësi do të punohet për vendosjen e rregullit, rritjen e transparencës dhe llogaridhënies.
Gjashtë anëtarë të këtij Bordi emërohen për mandatin e ardhshëm 3 vjeçar, ndërsa njëri anëtar emërohet në bazë të rotacionit për afatin 6 mujor. Përbërja e re e Bordit do të ketë këtë përbërje-
– Dr. Naser Ramadani, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike;- Kryesues i zgjedhur
– Dr. Fatmir Dragidella, Qendra Klinike Universitare Stomatologjike e Kosovës;
_ Një anëtar nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës
– Një anëtar nga Spitalet e Përgjithshme, në bazë të rotacionit;
– Dr. Mirdita Hajdari, Shërbimet e kujdesit parësor shëndetësor;
– z. Ardian Ferizi, Ministria e Shëndetësisë;
– Enver Gashi- Drejtor financiar- ekspert financiar i bordit drejtues, ekspert i menaxhmentit shëndetësor i zgjedhur me konkurs.
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës dhe Bordi Drejtues janë produkte të Ligjit për Shëndetësi (Nr. 04/L-125). SHSKUK-ja është themeluar me hyrjen në fuqi të Statutit të SHSKUK-së me datë 11.11.2013. Vendimi ( Nr.10/168, Datë: 29.01.2014) i Kryeministrit të Republikës së Kosovës e themelon Bordin Drejtues të SHSKUK-së në përbërje prej shtatë anëtarëve: Një anëtar nga QKUK-ja, një anëtar nga QSKUK-ja, një anëtar nga IKSHP-ja, një anëtar nga Spitalet Rajonale të Kosovës, një anëtar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës ( Niveli Parësor Shëndetësor ), një anëtar nga MSH-ja, dhe një anëtar që zgjedhet nga konkursi publikë në pozitën e Drejtorit Financiar.
SHSKUK përbëhet nga Institucione Shëndetësore të Nivelit Dytësorë dhe Tretësorë ( Qendra Klinike Universitare, Qendra Klinike Universitare Stomatologjike, Qendra Kombëtare e Mjekësisë së Punës në Gjakovë, Qendra Kombëtare e Mjekësisë Sportive, Qendra Kombëtare e Telemjekësisë, Spitali i Përgjithshëm në Mitrovicë, Spitali i Përgjithshëm në Gjilan, Spitali i Përgjithshëm në Pejë, Spitali i Përgjithshëm në Gjakove, Spitali i Përgjithshëm në Prizren, Spitali i Përgjithshëm ne Ferizaj, Spitali i Përgjithshëm në Vushtrri) si Njësi Organizative të SHSKUK-së ) dhe nga Shërbimet Profesionale si Njësi të tij administrative dhe funksionale, në pajtim me Ligjin për Shëndetësi.
Duke pas si qëllim faktin se një Institucion Shëndetësor nuk duhet të jetë vetëm një koleksion i aktiviteteve të faktorëve të thjeshtë, por duhet shikuar nga një pikëpamje më gjithëpërfshirëse, të jetë rezultat i një sistemi të organizuar i cili duhet të bazohet në parime dhe vlera, në këtë sens Bordi Drejtues ka miratuar Rregulloren e Punës të Bordit Drejtues dhe ka si tendence hartimin e rregulloreve të reja në funksion të mbarëvajtjes së punës.
Anëtarët e Bordit Drejtues në vitin 2014
Prof. Dr Isuf Dedushaj – Kryesues. Përfaqësues nga IKSHP-ja. I emëruar si Kryesues në mbledhjen e parë të Bordit Drejtues. Në nëntor të vitit 2014 ka ofruar dorëheqje nga Bordi.
Dr Sadik Llullaku – Zv. Kryesues. Përfaqësues nga QKUK
Prof. Dr. Metush Disha – Anëtar. Përfaqësues nga QKSUK
Dr Shemsi Veseli – Anëtar. Përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë
Dr Besim Iliazi – Anëtar. Përfaqësues nga Asociacioni i Komunave
Dr Bleta Domi – Anëtare. Përfaqësues nga Spitalet e Përgjithshme
Z. Myzafer Kalanderi – Anëtar. Drejtor Financiar i BD të SHSKUK i përzgjedhur nga konkursi publikë, ka filluar punën me datë 01.06.2014
Sekretar i Bordit Drejtues: Z.Fahredin Majkovci – i përzgjedhur nga konkursi publik.
Anëtarët e Bordit Drejtues në vitin 2015
Dr Sadik Llullaku – Kryesues. Përfaqësues nga QKUK-ja, i emëruar si Kryesues i Bordit Drejtues në mbledhjen e 5 (pestë), datë: 18.02.2015, të Bordit
Dr Shemsi Veseli – Zv. Kryesues. Përfaqësues nga MSH
Prof.Dr. Metush Disha – Anëtar. Përfaqësues nga QKSUK
Dr Besim Iliazi – Anëtar. Përfaqësues nga Asociacioni i Komunave.
Dr Bleta Domi – Anëtare. Përfaqësues nga Spitalet Regjionale
Fahredin Majkovci – Sekretar i Bordit Drejtues