• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

Zyra e Drejtorit të Përgjithshëm
Mr.Ph. Elvir Azizi, Drejtor i Përgjithshëm SHSKUK
038 512 600

CV- e drejtorit të përgjithshëm- ShSKUK,  Elvir Azizi

 

EKSPERIENCA

Përmbledhje

Me një përvojë profesionale rreth 23 vjet në nivele të ndryshme, të cilat në të shumtën e rasteve lidhen me sistemin shëndetësor në Kosovë dhe shtetet e rajonit, janë aseti i përvojës profesionale të cilat do të ofrojnë një vlerë të shtuar për shëndetësinë e Kosovës në përgjithësi.

Përvoja profesionale në pozitat udhëheqëse në sektorin publik dhe privat e kanë përgatitur për  profile të ndryshme, e në veçanti për pozita udhëheqëse me sisteme komplekse, të ngjashme siç është ShSKUK-ja.

Përveç kësaj gjatë përvojës ka marrë pjesë në draftimin e infrastrukturës ligjore e cila lidhet me shëndetësinë në përgjithësi. Kjo infrastrukturë ligjore është pasuruar gjithmonë në mbështetje të standardeve profesionale  e ndërkombëtare të cilat e rregullojnë këtë fushë.

Përfundimisht menaxhimi me burime njerëzore në sektorin e shëndetësisë konsiderohet si një nga vlerat më të mira që ka fituar në menaxhimin e organizatave të ndryshme.

Kombinimi i përvojës  profesionale, akademike dhe menaxheriale janë dëshmia më e mirë për të ofruar një siguri të arsyeshme se  mund të menaxhoi me këté pozitë komplekse siç është edhe pozita e Drejtorit të ShSKUK-së.

1999 – 2000

OFICER MJEKËSOR – MEDICINES DU MONDE NGO

Përgjegjës për furnizim, shpërndarjen dhe asgjësimin e barnave dhe materialeve konsumues. Çështje të lidhura me logjistikën mjekësore.

 

2000 – 2001 – Prishtinë- Kosovë

FARMACIST PËRGJEGJËS – BARNATORJA NR. 3, BARNATORE PUBLIKE



Përgjegjës për menaxhimin e barnatores, stafit, stokut dhe përfaqësimin e Barnatoreve Publike të Prishtinës përballë misioneve ndërkombëtare.

2001 – 2005 – Prishtinë-Kosovë

DREJTOR I BARNATORES QENDRORE – QENDRA KLINIKE UNIVERSITARE E KOSOVËS

Menaxhimi i furnizimit dhe shpërndarjes së barnave, materialeve shpenzuese, reagensëve dhe pajisjeve mjekësore në gjithë Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK);

    • Planifikimi dhe përgatitja e buxhetit për Barnat, Materialet Konsumuese, Reagentët dhe Pajisjet Mjekësore;
    • Puna në vlerësimin, klasifikimin dhe ndarjen e mbetjeve mjekësore (produkteve medicinale) dhe përgatitjen për asgjësim;
    • Puna në krijimin dhe zbatimin e Listës Esenciale të Barnave për sektorin e kujdesit shëndetësor terciar, sekondar dhe primar;
    • Koordinimi me misionin e OBSH-së në Kosovë dhe OJQ-të tjera që operonin në atë kohë në Kosovë lidhur me avancimin e Sistemit Farmaceutik Spitalor, menaxhimin e donacioneve dhe krijimin e politikave të brendshme;
    • VEN analizen e barnave;
    • Sekretar i Komitetit për Barna dhe Terapi të barnatoreve spitalore me qëllim kryesor në racionalizimin dhe ekonomizimin e përdorimit të barnave në nivelin terciar dhe sekondar shëndetësor
    • Angazhuar në krijimin e protokolleve të trajtimit për departamente të ndryshme të QKUK-së, Mbikëqyrja e listës rezervë të antibiotikëve;
    • Anëtar i Bordit Drejtues të QKUK-së, duke marrë pjesë në menaxhimin e aktiviteteve dhe politikave spitalore.
    •  
    • 2003 – 2007 – Prishtinë-Kosovë

ASISTENT  – UNIVERSITETI I PRISHTINËS – FAKULTETIT I MJEKËSISË

 

Përgatitja dhe mësimdhënia e orëve dhe vlerësimi i studentëve për pjesën praktike të orës;

Organizimi i punës eksperimentale;

Duke kombinuar ligjërimin dhe detyrat e tjera akademike me kryerjen e ushtrimeve praktike.

 

2008 – 2011 – Sllatinë e Madhe, Kosovë

MENAXHER I PRODHIMIT – TREPHARM – PRODHUES FARMACEUTIK

 

Përgjegjës për të siguruar që çdo seri individuale të jetë prodhuar dhe kontrolluar në përputhje me ligjet në fuqi në vendin përkatës ku kryhet çertifikimi, në përputhje me kërkesat e autorizimit të marketingut (MA) dhe me Praktikën e Mirë të Prodhimit (GMP);

Planifikimi dhe organizimi i orareve të prodhimit dhe mbikëqyrjen e proceseve të prodhimit;

Ri-negocimi i afateve kohore ose orareve të prodhimit sipas nevojës;

Organizimin e riparimit dhe mirëmbajtjes rutinë të pajisjeve të prodhimit dhe mbikëqyrjen dhe menaxhimin e punës së stafit;

Organizimin e sesioneve përkatëse të trajnimit për personelin;

Marrja pjesë në përzgjedhjen dhe instalimin e impiantit të pastrimit të ujit dhe trajtimit të ujërave të zeza.

 

2011 – 2020 – Sllatinë e Madhe, Kosovë

DREJTOR TEKNIK – TREPHARM – PRODHUES FARMACEUTIK

 

Përgjegjës për organizimin dhe mirëmbajtjen e operacioneve prodhuese;

Planifikimi afatgjatë i prodhimit dhe sigurimi i përmbushjes së objektivave;

Menaxhimi i përgjegjësisë sociale të kompanisë;

Përgjegjës për sigurimin e furnizimit të pandërprerë me energji, ujë të purifikuar dhe funksionimin e duhur të ETP.

Përgatitja e buxhetit për operacionet e organizatës dhe projektet e reja;

Marrja pjesë në përzgjedhjen dhe kualifikimin e furnitorëve të materialeve;

Menaxhimi i kontratave me  konsumatorë dhe furnitorë.

Drejtimi I përgjithshëm I njësive prodhuese.

Përveç punëve teknike të përshkruara më lartë gjatë kësaj kohe kishte nën menaxhim edhe 113 punonjës të profileve dhe niveleve të ndryshme me çka kamë fituar përvojë në menaxhimin e burimeve njerëzore duke caktuar tragete për secilin grup profesional dhe duke i monitoruar ato në baza javore dhe mujore.

 

Investimet në fabrikë gjatë kësaj kohe ishin në vlerë rreth 30 milion euro kurshe shpenzimet operative vjetore tejkalonin vlerën prej 4 milionë euro.

 

2020 – 2021 – Sllatinë e Madhe, Kosovë 

DREJTOR SHKENCOR NË PLANIFIKIM, ZHVILLIM DHE TRAJNIM – TREPHARM – PRODHUES FARMACEUT



Përgjegjës për menaxhimin e projekteve strategjike për zhvillim;

Përgjegjës për dhënie të drejtimit teknik dhe teknologjik për kompaninë;

Përgjegjës për inicimin dhe zhvillimin e iniciativave dhe planeve të reja për të rritur kompaninë;

Përgjegjës për zhvillimin e tregjeve të reja;

Përgjegjës për zbatimin e ISO 9001:2005, ISO 14001:2015 dhe ISO 17025:2005 për kompaninë;

Përgjegjës për ruajtjen dhe përmirësimin e PMP-së në kompani;

Analiza e kërkesave rregullative në BE dhe harmonizimi me to;

Puna në komisionet legjislative për hartimin e Udhëzimeve Administrative;

Përgjegjës pë përfaqësimin e kompanisë në forume të larta qeveritare dhe çështje të ndryshme publike

 

2016 –2020– Prishtinë, Kosovë

ANËTAR I TRUPIT KONSULENT – FAKULTETI I MJEKËSISË -UP

err pjesë në Merr pjesë në zhvillimin, vlerësimin dhe propozimin e ndryshimeve në kurrikulum të studimeve me qëllim të përmirësimit të nivelit të studimit dhe përgaditjes së studentëve për tregun e punës.

2020 – 2022– Prishtinë-Kosovë

KONSULENT – VITALAB – LABORATOR MEDICINAL



Konsulencë në:

Përzgjedhja e pajisjeve, metodave dhe dizajnit të laboratorit të biologjisë molekulare për testimin për COVID-19 me metodën RT-PCR;

Planifikim dhe implementim racional dhe furnizim në kohë me reagjent dhe materiale tjera harxhuese.

Përgatitja e POS-ve për funksionim të Laboratorit dhe largimin e mbetjeve medicinale;

Blerja dhe Implementimi i Sistemit Informativ të Laboratorit;

 

23.09.2020 – 23.10.2022 – Prishtinë -Kosovë

EKSPERT I JASHTËM NË FUSHËN MJEKËSORE – ORGANI SHQYRTUES I PROKURI

  •  



  • Përgjegjës për vlerësimin e jashtëm profesional të ankesave dhe dokumentacionit të dorëzuar nga operatorë ekonomik në sistemin publik të prokurimit në Kosovë.

  •            
  • 11.2020 – 01.2023 – Prishtinë, Kosovë 
  • PERSON I KUALIFIKUAR  – MEDIKA -FABRIKA E OKSIGJENIT MJEKËSOR 



  • Përgatitja e dokumentacionit dhe sistemit për plotësimin e kërkesave për licencim të prodhimit dhe arritjen e standardit të GMP.
  • Trajnimi I personelit për kryerjen e detyrave të Kontrollit të cilësisë dhe Lirimit të serisë.
  • Mbikëqyrja e lirimit të serisë për personelin e fabrikës.
  •  
  • 16.11.2021 – 30.06.203– Prishtinë -Kosovë
  • SHËRBIME KONSULENTE – MINISTRIA E SHËNDETËSISË (E FINANCUAR NGA IBRD/IDA) SI PJESË E PROJKETIT EMERGJENT PËR KOSOVA COVID-19

  •  

  • Sigurim i mbështetjes teknike për aktivitete teknike në mbështetje të sistemit të menaxhimit të cilësisë, sigurimit të cilësisë farmaceutike dhe forcimin e sistemeve rregullative të autoritetit rregullativ nacional;
  • Mbështet planifikimin e projektit dhe çështjet për Sistemet e Menaxhimit të Cilësisë, veçanërisht ato që lidhen me Covid-19 në sistemin e kujdesit shëndetësor;
  • Hartimi, përshtatja dhe zbatimi i ndërhyrjeve që synojnë forcimin e sistemeve farmaceutike për menaxhim të cilësis, sigurimit të cilësisë dhe kontrollit të cilësisë dhe përgjithësisht sistemeve farmaceutike rregullative, duke përfshirë zhvillimin, rishikimin dhe zbatimin e rregulloreve, direktivave, manualeve, udhëzimeve, procedurave dhe mjeteve të tjera përkatëse;
  • Të kontribuojë në përmirësimin e vazhdueshëm të të gjitha aspekteve të sistemeve të cilësisë për të siguruar që objektivat e MSH-së janë përmbushur dhe pajtueshmëria me kërkesat rregullative është arritur vazhdimisht;
  • Të ofroj udhëheqje teknike dhe mbështetje të vazhdueshme për MSH-në për të forcuar mbikëqyrjen pas marketingut (PMS) të cilësisë së barnave;
  • Ofrim i mbështetjes teknike në pajtueshmërinë farmaceutike, praktikën e mirë të shpërndarjes, praktikën e mirë të ruajtjes dhe teknikat e mira të inspektimit për MSH, SHSKUK, FSHF;
  • Krijimi dhe mbështetja e informimeve ditore dhe aktiviteteve të tjera relevante të komunikimit në lidhje me MSH-SHUKS-FSSH sa i përket sistemeve të menaxhimit të cilësisë farmaceutike;
  • Mbështetja e koordinimit në të gjitha departamentet dhe agjencitë brenda MSH-së, duke përfshirë krijimin e brigjeve të komunikimit brenda departamentit;
  • Hartimi, përditësimi dhe shpërndarja e dokumenteve dhe procedurave të nevojshme për instrumentet e laboratorit të kontrollit të cilësisë dhe menaxhimin e sigurimit të cilësisë;
  • Mbështetja si ekspert në hartimin e legjislacionit si më poshtë:
  • Projektligji për çmimin e produkteve medicinale
  • Projektligji për Sigurime Shëndetësore
  • Projektligji i Shëndetësisë
  • UA për Alkool të denatyruar
  • Plotësim/ndryshimi IUA 02/2018 mbi regjistrimin e mineraleve oligomineraleve, substancave herbale dhe preparative herbale.
  • Plotësim/ndryshimin e UA 01/2015 Autorizim Marketing.
  • Etj.
  • Shërbime të tjera konsulencë në lidhje me aktivitetet farmaceutike të kërkuara nga Sekretari i Përgjithshëm.
  •  


  • EDUKIMI DHE TRAJNIMET
  •  
  • 2013 – Vazhdim – Prishtina, Kosova
  • KANDIDAT I PHD – Fakulteti i Veterinarisë dhe Agrokulturës

  • Adresa Prishtinë, Kosovë 

  •  
  • 1993 – 1998 – Tiranë- Shqipëri
  • MAGJISTËR I SHKENCAVE FARMACEUTIKE – Fakulteti i Farmacisë, Universiteti i Tiranës

  • Adresa Tiranë, Shqipëri
  • 2011 – Shtete e Bashkuara
  • CERTIFIKATA PËR PËRFUNDIM TË TRAJNIMIT PËR PRAKTIKË TË MIRË TË PRODHIMIT; ICH Q1, Q2, Q3, Q7, Q8, Q9 AND Q10; EUDRALEX GMP VOLUME 4 – CIPEX Inc.

  • Addesa Shtetet e Bashkuara 

  • 2012 – Zagreb, Kroacia

CERTIFIKATA NË HARDWARE, SOFTWARE DHE TROUBLESHOOTING TË SHIMADZU GC 2010 +

AOC 5000 – Qendra e Aplikimit të Shimadzu dhe Kurs për trajnim

 

Adresa Zagreb, Kroacia

 

2012 – Zagreb, Kroacia

CERTIFIKATA NË HARDWARE, SOFTWARE DHE TROUBLESHOOTING TË SISTEMIT SHIMADZU NEXERA XR UHPL – Qendra e Aplikimit të Shimadzu dhe Kurs për trajnim

 

Adresa Zagreb, Kroacia

 

2018 – Prishtina, Kosova

TRAJNIM I PËRGJITHSHËM / GJENERAL PËR ISO 9001:2015 – 2M Consulting

 

Adresa, Prishtinë,-Kosovë

 2018 – Ljubljana, Slovenia

MENAXHIMI EFIÇIENT I KOHËS – Pharma ConsultUM



 

Adresa Ljubljana, Slovenia

 

2018 – Prishtina, Kosova

TRAJNIM PËR MENAXHIM KONFLIKTI DHE VLERËSIM TË PERFORMANCËS – 2M Consulting



Adresa Prishtinë- Kosovë 

 

AFTËSITË GJUHËSORE

 Njeh gjuhën angleze, gjuhën italiane dhe serbo-kroate