• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

Spitali Pergjithshëm i Ferizajt ka Këshillin Drejtues, të përbëre nga drejtori ekzekutiv, drejtori  mjekësor, drejtori infermierisë dhe drejtori administratës.

-          Spitali i qytetit ka zanafillën nga 15 qershori i vitit 1999, ditën kur Spitali ushtarak i ZO-Nerodimës me 65 te plagosur dhe personelin mjekësor nga zona e luftëss vendosen në njerin segment të Shtëpisë së Shëndetit të qytetit në të cilin objekt gjendet edhe sot spitali. Spitali punën e ka nisur me tri repartet:

Urgjenca,Gjinekologjia dhe Kirurgjia.
 

-          Fillimisht në marrëdhënie pune kanë qenë 110 punëtorë, prej tyre: 11 mjekë specialistë, 7 mjekë në specializim, dhe pjesa tjetër personel i mesëm dhe personel ndihmës jo -mjekësor. Për një kohë Spitali Rajonal i Ferizajit qëndron ne mbikëqyrje financiare dhe kuadrovike nga QKUK (Qendra Klinike Universitare e Kosovës). Në vitin 2005 me vendim te Ministrisë se Shëndetësisë Spitali pavarësohet duke u pranuar si Spitali Rajonal i Ferizajt. Me ligjin e ri për Shëndetësi, është formuar Shërbimi Spitalor Klinik Universitar, Spitali i Ferizajt është pjesë e SHSKUK-së.
 

-          Ndërsa sot Spitali Ferizajt posedon disa repartee dhe shërbime, siç janë; Emergjenca, Interno, Pediatria, Kirurgjia, Gjinekologjia, Neonatologjia, salla operative, Ortopedia, Urologjia, laboratori, Hemodializa, Barnatorja qendrore. Kurse Ambulanca Specialistike ofron këto shërbime sipas ditëve përkatëse;

E hënë; kardiologun, endokrinologun, neurologun, pulmulogun, ORL-në, ortopedin, fiziatrin, oftalmologun, kirurgun, gjinekologun, gastroenterelogu, reumatologu, urologu,psikologu.

E martë; kardiologun, endokrinologun, dermatologun, pulmulogun, ORL-në, ortpedin, fiziatrin, oftalmologun, kirurgun, gjinekologun, gastroenterologu, reumatologu, alergologu, urologu, psikologu.

E mërkurë; kardiologun, endokrinologun, pulmulogun, ORL-në, ortpedin, fiziatrin, oftalmologun, kirurgun, gjinekologun, gastroenterologu, reumatologu, psikologu.

E enjte; kardiologun, endokrinologun, pulmulogun, ORL-në, fiziatrin, alergologu, oftalmologun, kirurgun, gjinekologun, gastroenterologu, reumatologu, urologu, psikologu.

E premte; kardiologun, endokrinologun, ORL-në, fiziatrin, oftalmologun, kirurgun, gjinekologun, urologu, neurologu, ortopedi, psikologu.

Si shërbime administrative që ofrohen janë; personeli, SISH-i, Financat, prokurimi, zyra pasurisë, arkiva, depo qendrore, arka, dhe shërbimet tjera teknike.

Spitali Ferizajt ka 301 puntorë në total; Mjekë 82, Infermierë 158, tjerë 58

Kontakti spitalit; 0290/321-262


U.d. drejtor, Dr.  Fikret Arifi


Email: spitaliferizaj05@gmail.com

Kontakti ambulances specialistike: 044/666-459

​