• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

Forma 

 

Historiku i Klinikës- Shërbimit Klinik apo Institutit

Institutet paraklinike

 

Institutet paraklinike janë njësi përbërëse organizative e QKUK-së.

Në institutet paraklinike realizohet veprimtaria shëndetësore, arsimore dhe kërkimore-shkencore, e cila ka filluar nga themelimi i Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë 1971.

Në Institutet paraklinike bëjnë pjesë:

-          Instituti i Anatomisë Patologjike

-          Instituti i Farmakologjisë me Toksikologji dhe Farmakologji Klinike

-          Instituti i Anatomisë

-          Instituti i Fiziologjisë Patologjike

-          Instituti i Fiziologjisë

-          Instituti i Histologjisë

-          Morgu

 

Menaxhmenti i Instituteve Paraklinike

 

·         Drejtor i Instituteve Paraklinike: Dr.sc. Merita Hashani Bacaj

·         Kryeteknik: Bardh Emini

Numri fiks i kontaktit: +381 38 500 600 20 18

 

Instituti i Anatomisë Patologjike

 

Në Institutin e Anatomisë Patologjike realizohen shërbime të shumta të ndërlidhura me kujdesin shëndetësor, mësimdhënien, hulumtimet shkencore dhe edukimin specialistik.

Veprimtaritë që ofrohen nga ky Institut janë:

·         Veprimtaria shëndetësore – kujdesi shëndetsor i cili zbatohet përmes ekzaminimit të mostrave bioptike dhe citologjike nga pacientët për qëllime diagnostike dhe verifikim të diagnozës klinike, autopsisë klinike dhe analizave imunohistokimike. Ekzaminimet diagnostike kryhen në bashkëpunim të ngushtë me klinikat kirurgjikale dhe internistike të QKUK-së dhe Spitaleve Rajonale.

·         Veprimtaria arsimoreAnëtarët e katedrës së Anatomisë Patologjike organizojnë ligjërata dhe ushtrime për lëndët e Patologjisë së Përgjithshme dhe Speciale për studentët e mjekësisë, të stomatologjisë, farmacisë, fizioterapisë dhe infermierisë të FM-UP. Poashtu në këtë Institut organizohet dhe realizohet edukimi i gjeneratës së ardhshme të ofruesve të kujdesit shëndetësor përmes programeve të edukimit specialistik në lëminë e Patologjisë dhe Citologjisë klinike.

·         Veprimtaria kërkimore shkencore e cila organizohet në fushën e ngushtë në bashkëpunim me FM-UP-në.

 

Menaxhmentin i Institutit të Anatomisë Patologjike

 

·         Shefi I Institutit të Anatomisë Patologjike: Dr. sc. Goneta Gashi

  • Kryeteknik: Agim Jakupi

 

Repartet/Laboratorët:

·         Laboratori i Histopatologjisë

·         Laboratori i Citologjisë

·         Laboratori i Imunohistokimisë/ Histokimisë/ ISH/ Testimeve molekulare

·         Salla e Autopsisë

 

Stafi dhe llojet e shërbimeve

Stafi

-         Mjekë Specialistë: 23

-         Mjekë në specializim: 6

-         Laborant: 14

-         Staf administrativ: 2

-         Staf tjetër - (higjienist/6, sigurim/4)

 

Llojet e shërbimeve që ofron aktualisht Instituti i Anatomisë Patologjike:

 

·         Biopsi (ekzaminimet makroskopike dhe mikroskopike të biopsive endoskopike, kirurgjikale incizionale dhe ekscisionale të të gjitha indeve dhe organeve)

·         Citologjitë klinike

·         Pap testet

·         Biopsi intraoperative/ ex-tempore

·         Analiza Histokimike

·         Analiza Imunohistokimike

·         SISH (Her2 Dual ISH)

·         Autopsi

·         Testime molekulare

·         Konsulta nga jashtë

 

Instituti i Anatomisë Patologjike gjendet në ndërtesën e Instituteve Paraklinike A, në Katin e II-të.

Shërbimet për pacient, pranimi i mostrave dhe kërkesave nga pacientët ofrohen çdo ditë pune nga ora 8:00-14:00.

Numri kontaktues: +383 45107656

 

Instituti i Fiziologjisë Patologjike

 

 Në Institutin e Anatomisë Patologjike realizohen shërbime të ndërlidhura me kujdesin shëndetësor, mësimdhënien dhe hulumtimet shkencore.

Veprimtaritë që ofrohen nga ky Institut janë:

·         Veprimtari shëndetësore – kujdesi shëndetsor ndaj pacientëve duke përfshirë ekzaminime funksionale specialistike të sistemit respirator dhe spirometrinë.

·         Veprimtari arsimore –Anëtarët e katedrës së Fiziologjisë Patologjike organizojnë ligjërata dhe ushtrime për lëndët e Fiziologjisë Patologjike për studentët e mjekësisë dhe të stomatologjisë, farmacisë, fizioterapisë dhe infermierisë të FM-UP.

·         Veprimtari kërkimore shkencore e cila organizohet në fushën e ngushtë përmes FM-UP-së.

 

Menaxhmentin i Institutit të Fiziologjisë Patologjike

·         Shefi i Institutit të Fiziologjisë Patologjike: Prof. assoc. Burim Neziri

 

Stafi dhe llojet e shërbimeve

Stafi 

-         Mjekë Specialistë: 2

·         Prof. assoc. Burim Neziri

·         Dr Shqipe Devaja Kumnova

-         Laborant: 1

·         Alajdin Salihu

-         Staf tjetër - (higjienist/1)

Llojet e shërbimeve që ofron Instituti i Fiziologjisë Patologjike:

• Ekzamini specialistik i pacientëve me probleme respiratore dhe alergjike/imunologjike

• Spirometria – ekzaminimi funksional i sistemit respirator

• Inhalime diagnostikuese dhe mjekuese

 

Shërbimet ambulantore-

Instituti i Fiziologjisë Patologjike gjendet në ndërtesën Institutet A, në Katin I-rë dhe në bodrum ku ndodhen laboratorët e punës, dhoma e ekzaminimit dhe sallat e mësimit.

Ambulanta për pacientë dhe laboratorët e ekzaminimit zhvillohet çdo ditë pune nga ora 8:00 deri 14:00.

 

 

 

Morgu

Shërbimet e Morgut ofrohen në orarin e punës prej 24 orësh (duke u përfshirë orari i rregullt i punës, kujdestaritë dhe puna me ndërrime).

Kryeteknik i Morgut: Bejtush Gashi

Laborant/Teknik:

1.       Hakif Agushi

2.       Agron Mjekiqi

 

Numri i kontaktit për shërbimet e Morgut: +383 044888088