Instituti
i Psikiatrisë Forenzike të Kosovës (IPFK)
Përshkrimi
i Institucionit:
Instituti
i Psikiatrisë Forenzike të Kosovës (IPFK)
Përmbledhje
e shkurtër për historikun dhe rolin e institucionit
Instituti i Psikiatrisë Forenzike të Kosovës (IPFK) është institucion publik
shëndetësor, i cili është themeluar në përputhje me Rregulloren 2004/34 dhe
Strategjinë e Shëndetit Mendor të Kosovës për vitet 2008–2013.
Nën përkrahjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe në bashkëpunim
me Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Shëndetësisë, në vitin 2007 u
përpilua projekti për themelimin e këtij institucioni, me qëllim të ofrimit të
trajtimit adekuat për personat me çrregullime mendore që kanë kryer vepra
penale. Instituti i Psikiatrisë Forenzike të Kosovës ka filluar punën më 13 maj
2014, me hapjen solemne të institucionit. Rasti i parë ambulator është trajtuar
më 4 gusht 2014, ndërsa hospitalizimi i parë është bërë më 16 shtator 2014 në
Repartin C, për vlerësim psikiatrik dhe ekspertizë. Pranimi i pare në trajtim
të detyruar me ndalim është më 19
shtator 2014 në Repartin B. Më vonë është hapur Reparti D i Risocializimit, ku
hospitalizimi i parë është bërë më 18 nëntor 2015.
- IPFK luan rol kyç në sistemin e drejtësisë dhe
shëndetit mendor në Kosovë, duke mundësuar ofrimin e shërbimeve
profesionale për ekzaminim, trajtim dhe rehabilitim të pacientëve, si dhe
duke kontribuar në mbrojtjen e shoqërisë përmes kujdesit të specializuar
forenzik. Instituti i Psikiaitrisë Forenzike është institucion i
specializuar edukivo-arsimor dhe shkencor, I cili merret me
diagnostifikimin, trajtimin e pacientëve që kanë crregullime mendore dhe
që janë shkelës të ligjit. Në këtë institucion realizohet vlerësimi
profesional i lëndëve penale dhe civile, në përputhje me kërkesat e gjykatave
dhe prokurorive të Republikës së Kosovës. Instituti është qendër
referente këshillëdhënëse për:
- Gjykatat e Kosovës
- Prokurorin e Kosovës
- Policinë e Kosovës
- Spitalet psikiatrike rajonale në Kosovë
- Qendrën Shëndetësore Mentale (QSHM) të Kosovës
- Rastet/pacientët pranohen, ekzaminohen dhe trajtohen
vetëm me urdhëresa të gjykatave të Kosovës.
Shërbimet që ofron institucioni
- Trajtim multidisiplinar për persona me çrregullime mendore që kanë shkelur
ligjin, me qasje humane dhe profesionale;
- Ekspertizë psikiatrike forenzike për nevoja gjyqësore dhe të sistemit të drejtësisë;
- Kujdes i specializuar shëndetësor mendor në një ambient të sigurt dhe të përshtatshëm për
pacientët;
- Edukimi dhe trajnimi i profesionistëve të shëndetit mendor (studentë, specializantë, punonjës
të sistemit shëndetësor);
- Zhvillim i vazhdueshëm profesional për stafin dhe bashkëpunëtorët në fushën e
psikiatrisë;
- Kapacitet prej 36 shtretërve, i ndarë për nevoja të trajtimit dhe rehabilitimit të
pacientëve me diagnoza psikiatrike dhe për Ekspertiza Psikaitrike.
Struktura Organizative e IPFK
1.Drejtori
i IPFK-së
- Drejtori:
Ass.Dr.Sc.Shpend Haxhibeqiri
- Pozita:
Drejtor Ekzekutiv i Institutit të Psikiatrisë Forenzike të Kosovës
- Email kontakti:
shpend.haxhibeqiri@rks-gov.net
- Telefoni zyrtar: +383 512076 +383 44165611
2. KryeInfermieri i IPFK-së
- Kryeinfermier:
Msc.Qemajl Krasniqi
- Pozita:
Kryeinfermier i Institutit të Psikiatrisë Forenzike të Kosovës
- Email kontakti:
Qemajl.E.Krasniqi@rks-gov.net
- Telefoni zyrtar:
+383 512856/22 +383 44153666
- Reparti A
– Reparti i Pranimit
- Reparti B
– Trajtimi i detyruar me ndalim
- Reparti C
– Trajtimi dhe evaluimi psikiatrik
- Reparti D
– Reparti i integrimit/risocializimit
- Shërbimet
Infermieror
- Administrata dhe Shërbimet Mbështetëse
- Zyrtari/a
i/e Sinjalizuesit
- Stafi profesional aktual:
- Instituti i Psikiatrisë Forenzike të Kosovës ka
gjithsej 40 punonjës, të ndarë në staf mjekësor,
infermieror,Psikolog,Punëtor Social, administrativ dhe mbështetës. Stafi
përbëhet nga profesionistë të fushës së shëndetit mendor, me përvojë në
trajtimin dhe vlerësimin e pacientëve me çrregullime mendore dhe që janë
shkelës të ligjit.
Kuadrit udhëheqës i reparteve:
Dr.mr.Valbone Blakaj-Ramadani Shefe e Reparti A – Reparti i Pranimit
Dr.Sci.Bujar Obërtinca Shef i Reparti B – Trajtimi i detyruar me ndalim
Dr.Ajet
Bunjaku Reparti C – Trajtimi dhe ekspertim psikiatrik
Dr.Sci.
Blerina Hoxha-Gjuraj Reparti D – Reparti i Rintegrimit/risocializimit
Orari i Punës dhe Mënyrat e Kontaktimit
Orari
i punës 07:00-15:00
- Për pacientët në repartin B dhe D, (09:00-13:30 Vizita familjare
E hënë- E premte)
- Për pacientët e repartit C, (09:00-15:30 Vizita
familjare E hënë- E premte)
🕘 E hënë – E premte: 07:00 – 14:00
🕐 Kujdestaria mjekësore dhe infermierore: 24/7
- Kujdestaria e Sigurisë 24/7
(Për rastet që kërkojnë trajtim të detyruar dhe për ekspertim janë me
planifikim sipas dinamikes se punës).
- Për shërbime administrative dhe kërkesa zyrtare:
📅 E hënë – E premte: 07:00 – 15:00
QKUK
Instituti i Psikiatrisë Forenzike të Kosovës (IPFK)
Rr.Forenzika QKUK- Prishtinë 10000
- Numrat kontaktues:
☎️ Telefoni: +383 (38/ 512850)
📧 Emaili zyrtar: info@ipfk-rks.org
📧 Email për vlerëime, ekspertiza/kërkesa zyrtare:
ekspertiza@ipfk-rks.org
Fotografi
Në vijim paraqiten disa imazhe që dokumentojnë ambientet dhe aktivitetet
profesionale brenda Institutit të Psikiatrisë Forenzike të Kosovës (IPFK).







