• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

LINIKA E ANESTEZIONIT DHE MJEKIMIT INTENSIV (KAMI)

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK)


Menaxhmenti

Drejtor:
Dr. Gazmend Spahija, Mr. Sci
Anesteziolog & Reanimator
📞 Tel: 038 500 600
✉️ Email: gazmend.spahija@rks-gov.net

Kryeinfermieri:
Mentor Mustafa
Anestezist / Infermier
📞 Tel: 083 500 600


Rreth Klinikës

KAMI është një nga shtyllat kryesore të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, duke u renditur si klinika e dytë më e madhe për nga numri i të punësuarve. Me mbi 240 profesionistë shëndetësorë, përfshirë 44 anesteziologë, kryejmë rreth 20,000 anestezione në vit, duke garantuar kujdes të avancuar dhe të sigurt për pacientët në çdo fazë të trajtimit.


Shërbimet Kryesore

  • Anestezion i përgjithshëm dhe regjional në të gjitha klinikat kirurgjike

  • Anestezion ambulantor për klinikat jo-kirurgjike

  • Mbështetje anesteziologjike për Stroke Center, Onkologji, Pediatri, Interno dhe Radiologji

  • Trajtim i dhimbjes postoperatore

  • Kujdes intensiv në këto njësi:

    • Mjekimi Intensiv Qendror (MIQ)

    • Njësia Intensive në Kardiokirurgji

    • Njësitë gjysmë-intensive në Kirurgji dhe Gjinekologji


Aktivitetet Ditore

  • Mbi 30 vendpunime aktive çdo ditë

  • Kontrollime paraoperatore dhe përgatitje për ndërhyrje kirurgjikale

  • Konsulta konziliare në të gjitha njësitë klinike

  • Reanimim kardiopulmonar në të gjitha repartet e QKUK

  • Shërbime 24/7 në sallat operative dhe njësitë intensive për rastet emergjente

  • Trajtim i pacientëve me rrezik jete për shkak të politraumave ose sëmundjeve të rënda

Ne ofrojmë kujdesin më të avancuar për pacientët në çdo fazë — nga anestezioni deri te mjekimi intensiv.


Kujdesi për të Gjitha Grupmoshat

KAMI është e vetmja klinikë në Kosovë që ofron:

  • Anestezion për të porsalindur dhe fëmijë me nevoja kirurgjikale

  • Kujdes intensiv të specializuar për politrauma, djegie dhe sëmundje të avancuara internistike apo kirurgjikale, për të gjitha grupmoshat


Kapaciteti i Njësive Intensivë

NjësiaKapaciteti
Mjekimi Intensiv Qendror (MIQ)21 shtretër
Njësia Intensive në Kardiokirurgji10 shtretër
Gjysmë-intensive (Kirurgji)4 shtretër
Gjysmë-intensive (Gjinekologji)16 shtretër

Arsim dhe Hulumtim

KAMI ka rol të rëndësishëm edukativ dhe hulumtues, duke ofruar:

  • Trajnim për studentë të Fakultetit të Mjekësisë

  • Edukim për specializantët e anesteziologjisë, mjekimit intensiv dhe specialiteteve të tjera kirurgjikale dhe jo-kirurgjikale

Anesteziologët tanë janë të angazhuar në:

  • Hulumtime shkencore vendore dhe ndërkombëtare

  • Publikime akademike

  • Ligjërata dhe seminare në bashkëpunim me Odën e Mjekëve të Kosovës, Shoqatën e Anestezionit dhe Kolegjin e Kirurgëve të Kosovës