• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

KLINIKA E BIOKIMISË MJEKËSORE


Historiku i shkurter
Instituti i Biokimisë është themeluar në vitin 1970 nga ekspertë të Biokimisë se atëhershme të cilët kanë kontribuar në ngritjen e këtij institucioni.  Në fillim selia e Institutit ka qenë në Fakultetin e Filologjisë.  Në vitin 1978 një pjesë e stafit transferohet në ndërtesën e Stomatologjisë, kurse qe nga viti 1982, koha kur është ndërtuar objekti i  Qendrës Diagnostike, Instituti i Biokimisë është vendosur në këtë objekt në  të cilin ndodhet edhe sot.

Në vazhdimësi ky institucion është marrë me realizimin e analizave laboratorike si dhe me edukimin e studentëve dhe stafit të mesëm e të lartë profesionalë.

Struktura organizative e Klinikës së Biokimisë
Klinika e Biokimisë është e vendosur në ndërtesën e Qendrës Diagnostikës , kati i dytë.
Sipërfaqja e Klinikës është rreth 1081 m2, ndërsa bashkë me laboratorët e vendosura në klinika ka një sipërfaqe rreth 1700 m2..
Ne Klinikën e Biokimisë dhe laboratorëve nëpër klinika,  aktualisht janë të punësuar:

  • 12 Specialistë të Biokimisë Klinike
  • 87 laborantë
  • dy (2) punëtorë tjerë (kimistë dhe biologë)

Puna ne Klinikë është e ndarë në sektore  të cilat udhëhiqen nga specialistët e Biokimisë.
Sektorët e punës janë:
Sektori preanalitik  (përfshinë pranimin dhe përgatitjen e materialit biologjik për analizë)
Sektori i analizave biokimike (analizat biokimike)
Sektori i analizave imunologjike (hormone, markuesit tumoral, proteinat specifike, markuesit viral, markuesit autoimun)
Sektori i elektroforezës (elektroforeza e proteinave dhe hemoglobinës)
Sektori i koagulometrise (fibrinogjeni, PT, APTT)
Sektori i lëngjeve specifike trupore (LTSH, transudati, eksudati, L. pleural, peritoneal etj.)

Ne menaxhim te Klinikes se Biokimisë janë edhe laboratorë tjera të vendosura në Klinika të cilat mbikëqyren nga Specialistet e Biokimisë Klinike:

  • Emergjence,
  • Kliniken Infektive,
  • Kliniken e Neurologjisë dhe Psikiatrisë,
  • Kliniken Interne dhe Interno – Hematologji,
  • Kliniken e Onkologjisë,
  • Kliniken e Kirurgjisë,
  • Kliniken e Pulmologjisë,
  • Kliniken e Dermatologjisë,
  • Kliniken e Gjinekologjisë,
  • Kliniken e Pediatrisë dhe – Hematologji Pediatrike
  • Kliniken e ORL-se dhe
  • Kliniken e Oftalmologjisë.

Ne të gjitha këto laboratore kryhen analiza rutinore te gjakut, urinës dhe lëngjeve tjera trupore specifike për nevojat e klinikes përkatëse.

Menaxhmenti i Klinikes se Biokimisë

Dr. Shemsi Veseli, drejtor i Klinikës

Kryetekniku i Klinikes:
Shaban Ternava
Laborant i Larte Mjekësor
Tel. +38138500600-2301

Mr.sci. Bislim Bislimi
Prof. ass. Valdete Topçiu
Prof. ass. Zana Baruti
Dr. Shemsi Veseli
Dr. Driton Sopa
Dr. Syzana Shabanaj
Dr. Naime Bislimi
Dr. Norma Budima
Dr. Valdete Haxhibeqiri
Dr. Arta Lepaja
Dr. Mrika Kutllovci