• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

 KLINIKA E MJEKËSISË FIZIKALE DHE REHABILITIMIT

 

1.      Përshkrimi i institucionit – Klinika e Mjekësisë Fizikale dhe Rehabilitimit

 

Klinika e Mjekësisë Fizikale dhe Rehabilitimit, ёshtё strukturë e vetme e kujdesit terciar shёndetёsor nё Kosovё, e cila ofron diagnostikim dhe trajtim fizikal dhe rehabilitues tё specializuar pёr patologji tё ndryshme.

Klinika e Mjekësisë Fizike dhe Rehabilitimit sot është një institucion shëndetësor i specializuar që ofron shërbime në fushën e mjekësisë fizikale dhe rehabilitimit mjekësorë, si dhe trajtimin dhe rehabilitimin e sëmundjeve të ndryshme të pacientëve të të gjitha moshave. Këtu përfshihen trajtimi i: të sëmurëve neurologjik, të sëmurëve me çrregullime në sistemin muskuloskeletor, të sëmurëve  me gjendje post-traumatike dhe postoperative, të sëmurëve me sëmundje onkologjike,  të sëmurëve internistik, (re)habilitimin e të porsalindurve, foshnjave dhe fëmijëve të të gjitha moshave.

Gjithashtu Klinika e MFR-së ofron shërbime të diagnostifikimit, të trajtimit fizikal dhe rehabilitues edhe në nivelin primar dhe sekondar për regjionin e Prishtinës.

Ky nivel i Mjekёsisё Fizikale dhe Rehabilitimit (MFR-sё) ofron edhe mundёsi edukative dhe profesionale pёr specializantёt e rinjё, studentёt e Fakultetit tё Mjekёsisё dhe Degёs sё Fizioterapisё, si dhe nxënësve të shkollave profesionale mjekësore.

Historiku - Kronologjia e zhvillimit të Mjekësisë Fizikale dhe Rehabilitimit

·         Fillet e para të lëmisë së Mjekësisë fizikale dhe rehabilitimit në Kosovë

      datojnë nga koha e Mbretërisë Jugosllave dhe ish-Jugosllavisë.

·         Në vitin 1936 u ndërtua objekti i parë në afërsi të burimit të ujit termomineral

      të “Banjës së tanishme të Pejës”, në formë të shërbimeve të “Terapisë fizikale”

      e quajtur “Stacionari” dhe pastaj në vitin 1953 edhe në “Banjë të Kllokotit”.

·         MFR - stacionar, (pas krijimit të kushteve infrastrukturore) në “Banja e Pejës, fillon në vitet e 60-a, ndërsa afërsisht 20 vite më vonë edhe në “Banja e Kllokotit”.

·         Në fillim të viteve të 70-a, në kuadër të Repartit të Kirurgjisë në Spitalin e Prishtinës, filloi të ofrohet shërbimi ambulantor i “terapisë fizikale”.

·         Forma stacionare (hospitalore) e MFR-së në QKUK, fillon në vitin 1994 me krijimin e Repartit të MFR-së në kuadër të Klinikës së Ortopedisë, me gjithsej 36 shtretër.

}  Në vitin 2007 Formohet Klinika e MFR-së, e cila është rezultat i krijimit të kuadrove profesionale, dy profesor dhe 6 magjistër, të paraparë sipas Statutit të QKUK-së;

}  Klinika e MFR-së në fillim të themelimit të saj, fushëveprimin e ka realizuar në kushte të rënda infrastrukturore, në disa lokacione.

}  Në kuadër të klinikës ka qenë reparti me gjithsej 15 shtretër.

}  Stafi profesional, sa i takon mjekëve dhe fizioterapeutëve ka qenë i mjaftueshëm, ndërsa ngecja ka qenë gjithmonë tek stafi infermieror, jashtëzakonisht i domosdoshëm për pacientët e hospitalizuar, duke pas parasysh llojet e patologjive dhe nevojën e domosdoshme për ndihmë përmes kujdesit infermieror.

}  Nga tetori i vitit 2022 Klinika e MFR-së vendoset në objektin e ri, në të cilin infrastruktura është e mjaftueshme. Jemi në proces të sigurimit të paisjeve të reja dhe stafit infermieror, për realizimin e projektit të themelimit të 5 reparteve në KMFR.

}  Kë klinikë veprojnë 17 mjek specialist të MFR-së/Fiziatër, 8 mjek specializant të MFR-së/Fiziatrisë, 52 fizioterapeut, 12 infermier, një administrator dhe një arkatare.

}  Në kuadër të klinikës është reparti i përgjithshëm, me gjithsej 35 shtretër.

}  Në repart pranohen raste transfere nga të gjitha Klinikat e QKUK-së, nga Spitalet regjionale dhe rastet me indikacion për hospitalizim pas vizitës në ambulantë  specialistike të KMFR-së.

}  Duke qenë i vetmi institucion terciar i këtij profili në Republikën e Kosovës, rastet janë nga më të ndryshmet, qoft për nga patologjia, mosha dhe vendbanimi.

Prandaj Klinika e MFR-së, si dhe mjekimi fizikal dhe rehabilitues  janë të domosdoshme, për trajtimin professional-specialistik të të sëmurëve, parandalimin e zhvillimit të paaftësive funksionale te shumë individ, përmirësimin e kualitetit të jetës së pacientëve dhe me kosto-efikasitet.

}  Shërbimet që ofron institucioni

 

Klinika e Mjekësisë Fizike dhe Rehabilitimit ofron shërbime mjekësore përmes shërbimit spitalor, ambulator dhe interklinik.

Në klinikë aktualisht janë 35 shtretër, të ndarë në dy reparte të përgjithshme, reparti A dhe reparti B.

Klinika e Mjekësisë Fizikale dhe Rehabilitmit, si njësi organizative e QKUK-së/ShSKUK-së, disponon me gjithsej 81 punonjës.

·         Drejtori i Klinikës: Ass.dr. Valbona Krasniqi, mr.sci, Specialiste e mjekësisë fizike dhe rehabilitimit / Fiziatër.

·         Shefe e Repartit të Hospitalizimit: Dr. Sanije Geci, Specialiste e mjekësisë fizike dhe rehabilitimit / Fiziatër.

·         Shefe e Ambulantave specialistike, Kabineteve dhe Terapisë fizikale ambulantore: Dr. Zyrafere Mustafa, specialiste e mjekësisë fizike dhe rehabilitimit / Fiziatër.

·         Kryefizioterapeuti i Klinikës: Fejzullah Ahmeti, Fizioterapeut bachelor me master

 

·         Kryeinfermiere e Repartit të Hospitalizimit: Sebia Nobërda, infermiere

 

·         Kryefizioterapeut i Terapisë Fizikale ambulantore: Xhekush Ademi, Fizioterapeut bachelor

 

Në Klinikë punojnë gjithsejë:

·         17 mjek - Specialist të mjekësisë fizikale dhe rehabilitimit / Specialist Fiziatër.

·         11 infermier me shkollim të lartë dhe të mesëm

·         52 fizioterapeut me shkollim të lartë dhe të mesëm.

Klinika e Mjekësisë Fizikale dhe Rehabilitimit është baza mësimore e Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës, për lëminë e Mjekësisë Fizikale dhe Rehabilitmit.

Orët teorike dhe praktike për studentët e studimeve themelore, të integruara akademike, specialistike zhvillohen nga 2 profesor dhe 4 asistentë:

1.      Prof.Asoc.dr. Ardiana Murtezani

2.      Prof.Asoc.dr. Teuta Osmani – Vllasolli

3.      Ass.dr. Bukurije Rama, mr.sci.

4.      Ass.dr. Valbona Krasniqi, mr.sci.

5.      dr. Fatime Geci, mr.sci.

6.      dr. Myrvete Maliqi

Klinika e Mjekësisë Fizikale dhe Rehabilitmit, si njësi organizative e QKUK-së/ShSKUK-së, me gjithsej 82 punonjës.

Mjekë specialist të MFR-së/Specialist Fiziatër:

1.      Dr.Valbona Krasniqi - Specialist i MFR-së/Fiziatër;

2.      Dr. Teuta Osmani - Specialist i MFR-së/Fiziatër;

3.      Dr. Bukurije Rama - Specialist i MFR-së/Fiziatër;

4.      Dr. Ardijana Sylejmani - Specialist i MFR-së/Fiziatër;

5.      Dr. Ilirjana Dallku - Specialist i MFR-së/Fiziatër;

6.      Dr. Sanije Geci - Specialist i MFR-së/Fiziatër;

7.      Dr. Zyrafete Mustafa - Specialist i MFR-së/Fiziatër;

8.      Dr. Fatime Haxholli - Specialist i MFR-së/Fiziatër;

9.      Dr. Bajram Ademi - Specialist i MFR-së/Fiziatër;

10.  Dr. Florijan Shkololli - Specialist i MFR-së/Fiziatër;

11.  Dr. Fatime Geci - Specialist i MFR-së/Fiziatër;

12.  Dr. Nerimane Abazi - Specialist i MFR-së/Fiziatër;

13.  Dr.Besa Ibishaga - Specialist i MFR-së/Fiziatër;

14.  Dr.Mirvete Maliqi - Specialist i MFR-së/Fiziatër;

15.  Dr. Fitore Isufi - Specialist i MFR-së/Fiziatër;

16.  Dr. Teuta Durguti - Specialist i MFR-së/Fiziatër;

17.  Dr. Dëshire Fusha - Specialist i MFR-së/Fiziatër;

Infermierë:

1.      Sebija Partesh, Kryeinfermiere e Repartit te Klinikës

2.      Fahrije Kurtesh, Infermiere

3.      Lindita Heta, Infermiere

4.      Zyla Deliu, Infermiere

5.      Ardita Mustafa, Infermiere

6.      Drita Llugiqi, Infermiere

7.      Shenaj Syla, Infermiere

8.      Eltina Bahtiri, Infermiere

9.      Astrit Gerxhaliu, Infermier

10.  Sovrane Sefa, Infermiere Bachelor

11.  Lumnije Canolli, Infermiere

12.  Xhemshit Arifi, Infermier

Fizioterapeut:

1.        Fejzulla  Ahmeti, Kryefizioterapeut i Klinikës

2.        Xhekush Ademi, Fizioterapeut

3.        Ali Aliu, Fizioterapeut

4.        Llokman Ahmeti, Fizioterapeut

5.        Besim Imeri, Fizioterapeut

6.        Nafije Statovci, Fizioterapeut

7.        Muhamet Ahmeti, Fizioterapeut

8.        Adriatik Jahjaga, Fizioterapeut

9.        Bujar Zekolli, Fizioterapeut

10.      Ismet Kerolli, Fizioterapeut

11.      Shkurta Rrecaj, Fizioterapeut

12.      Valdete Tahiri, Fizioterapeut

13.      Blerta Humolli, Fizioterapeut

14.      Bajram Shyti, Fizioterapeut

15.      Dardan Gashi, Fizioterapeut

16.      Feim Gashi, Fizioterapeut

17.      Mirvete Vrajolli, Fizioterapeut

18.      Lirije Aruqi, Fizioterapeut

19.      Adem Hykolli, Fizioterapeut

20.      Kaltrina Aliu, Fizioterapeut

21.      Albinot Gervalla, Fizioterapeut

22.      Arben Krasniqi, Fizioterapeut

23.      Vlora Hoxha, Fizioterapeut

24.      Armelina Syla, Fizioterapeut

25.      Visar Bllaca, Fizioterapeut

26.      Sahadete Krasniqi, Fizioterapeut

27.      Ilirida Menxhiqi, Fizioterapeut

28.      Kosovare Tahiri, Fizioterapeut

29.      Adelina Munishi, Fizioterapeut

30.      Dafina Ajvazi, Fizioterapeut

31.      Deniz Sungur, Fizioterapeut

32.      Albulena Meha, Teknik i Fizioterapisë

33.      Arbnor Aliu, Fizioterapeut

34.      Arianit Qyqalla, Fizioterapeut

35.      Milaim Dushi, Fizioterapeut

36.      Aferdita Fazliu, Teknik i Fizioterapisë

37.      Valon Azemi, Teknik i Fizioterapisë

38.      Valon Bogiqi, Fizioterapeut

39.      Valdrin Tahiri, Fizioterapeut

40.      Mimoza Zogaj, Fizioterapeut

41.      Agron Jusufi, Fizioterapeut

42.      Kushtrim Zhjeqi, Fizioterapeut

43.      Yll Pacarizi, Fizioterapeut

44.      Festim Krasniqi, Fizioterapeut

45.      Besiana Shabani, Fizioterapeut

46.      Hajrije Zejnullahu, Fizioterapeut

47.      Dardane Mehana, Fizioterapeut

48.      Teuta Qeriqi, Fizioterapeut

49.      Gresa Gashi – Beqiri, Fizioterapeut

50.      Lorik Reqica, Fizioterapeut

51.      Lavdrim Arifi, Fizioterapeut

52.      Egzon Zejnullahu, Fizioterapeut

 

ORGANIZIMI I PUNËS NË KLINIKËN E MJEKËSISË FIZIKALE DHE REHABILITIMIT

 

Klinika për mjekësi fizike dhe rehabilitim ofron shërbime mjekësore spitalore, ambulantore dhe interklinike.

 

Në këtë klinikë ofrohen shërbimet për patologjitë si në vijim:

- Trajtimi dhe Rehabilitimi i pacienteve Ortopedik-Traumatologjik,  

- Trajtimi dhe Rehabilitimi i pacientëve neurologjik, psikiatrik,

- Trajtimi dhe Rehabilitimi i pacientëve pediatric dhe kirurgjik pediatric,

- Trajtimi dhe Rehabilitimi i pacientëve neurokirurgjik,  

- Trajtimi dhe Rehabilitimi i pacientëve pas lëndimeve spinale,

- Trajtimi dhe Rehabilitimi i pacientëve intenziv dhe postkirurgjik – torakal, abdominal, vascular, maksiollofacial, orl, oftalmologjik;

- Trajtimi dhe Rehabilitimi i pacientëve internistik: reumatologjik, kardiologjik, endokrinologjik, pulmologjik, etj.

            - Trajtimi dhe Rehabilitimi i pacientëve onkologjik

- Trajtimi dhe Rehabilitimi i pacienteve pas  amputimit të gjymtyrëve,

- Trajtimi dhe rehabilitimi i pacientëve me lëndime të shuplakës dhe djegiet.

- Trajtimi dhe rehabilitimi si dhe aftësimi I pacientëve me nevojë për mjeket orto-protetike.

 

Klinika e Mjekësisë Fizikale dhe Rehabilitimit momentalisht përbëhet nga tri departamente të specializuara:

 

I.       Departamenti spitalor,

II.    Departamenti ambulantor dhe

III. Departamenti interklinik

 

 

I. Departamenti spitalor - Reparti i të hospitalizuarve: Shërbimi i të hospitalizuarve nënkupton trajtimin fizikal dhe rehabilitimin e të sëmurëve në repartin e klinikës. Ky shërbim për momentin është duke funksionuar si repart i përgjithshëm me gjithsej 35 shtretër  dhe i ndarë në krahun A dhe B.

Jemi në proces të realizimit të projektit të planifikar të KMFR-së, sipas të cilit plan, shërbimi hospitalor do të organoizohet nëpër reparte, si në vijim:

1.  Repatri i Rehabilitimit Neurologjik,

2. Reparti i Rehabilitimit Internistik (Reumatologjik, Kardiologjik

3. Reparti i Rehabilitimit Kirurgjik, Ortopedik-Traumatik dhe lëndimeve sportive,

4. Reparti i Rehabilitimit Pediatrik,

5. Reparti i Rehabilitimit të Lëndimeve Spinale,

 

 

II.  Departamenti Ambulantor, Diagnostik dhe Terapeutik – nënkupton vizitat specialistike të organizuara si në vijim:

 

1. Shërbimi ambulantor specialistik – ku realizohen vizitat specialistike nga Mjekët Specialist të MFR-së/Fiziatër, në dy ambulanta specialistike, të cilat funksionojnë nga e hëna deri të premten me këtë orar:

E hënë:

1.      Dr. Valbona Krasniqi, 08:15-11:15

2.      Dr. Teuta Osmani-Vllasolli, 08:15-11:15

3.      Dr. Bajram Ademi, 11:15-14:15

4.      Dr. Besa Ibishaga, 11:15-14:15

E marte:

1.      Dr. Ardiana Murtezani, 08:15-11:15

2.      Dr. Sanije Geci, 08:15-11:15

3.      Dr. Florian Shkololli, 11:15-14:15

4.      Dr. Myrvete Maliqi, 11:15-14:15

E mërkurë:

1.      Dr. Zyrafete Mustafa, 08:15-11:15

2.      Dr. Fatime Haxholli, 08:15-11:15

3.      Dr. Nerimane Abazi, 11:15-14:15

4.      Dr. Fitore Isufi, 11:15-14:15

E enjte:

1.      Dr. Bukurije Rama, 08:15-11:15

2.      Dr. Fatime Geci, 08:15-11:15

3.      Dr. Teuta Durguti, 11:15-14:15

E premte:

1.      Dr. Iliriana Dallku, 08:15-11:15

2.      Dr. Bajram Ademi, 08:15-11:15

3.      Dr. Dëshira Fusha, 11:15-14:15

 

2. Shërbimi i EMNG-së – ekzaminimi dhe diagnostikimi i lezioneve të nervave periferik. Në Kabinetin e EMNG-së janë të angazhuar dr. Zyrafete Mustafa dhe dr. Fitore Isufi, me orar të punës ditëve të javës, përveç ditës së mërkurë, sipas indikacionit të pacientëve të udhëzuar nga Mjekët Specialist të fushave të ndryshme, si dhe të pacientëve të hospitalizuar në KMFR-ë apo në klinikat e tjera në QKUK-së.

 

3. Shërbimi DEXA – Osteodensitometria për regjionin L/S dhe të ekstremiteteve.

   Orari për ekzaminim të osteodensitometrisë - DEXA

E hënë:

09:00 – 10:00, dr.Fatime Haxholli

11:00 – 12:00, dr.Nerimane Abazi

12:00 – 13:00, dr.Ardiana Murtezani

E mërkure:

09:00 – 10:00, dr.Iliriana Dallku

11:00 – 12:00, dr.Fatime Geci

12:00 – 13:00, dr.Florian Shkololli

E enjëte:

09:00 – 10:00, dr.Valbona Krasniqi

12:00 – 13:00, dr. Bukurije Rama

E premte:

09:00 – 10:00, dr.Besa Ibishaga

10:00 – 11:00, dr.Teuta Osmani Vllasolli

 

4. Shërbimi UZ – për patologjitë e sistemit osteomuskular.

Në kabinetin e UZ është e angazhuar dr. Myrvete Maliqi, me orar fleksibil.

 

5. Shërbimi i injektimeve intraartikulare dhe paravertebrale – nënkupton injektimin intraartikular të medikamenteve për pacientët e klinikës dhe të jashtëm.

Ky shërbim ofrohet nga dr. Bajram Ademi, me orar fleksibil.

 

6. Kabineti i Posturografisë – që nënkupton vlerësimin dhe evaluimin e postural që realizohet nga të gjithë Mjekët Specialistët të MFR-së/Fiziatër, me orar fleksibil.

 

7. Shërbimi konsultativ ortoprotetik – Ekzaminimi, diagnostikimi dhe caktimi i indikacioneve për aplikimin e ortozave dhe protezave, për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Vlerësimi dhe rivlerësimi i mjeteve ortoprotetike.

Puna konsultative në ShKOP bëhet nga të gjithë Mjekët Specialistë të MFR-së/Fiziatër, çdo të marte dhe të enjte nga ora 10:00, me orar të paracaktuar.

 

8. Shërbimi i terapisë fizikale ambulantore - Ky shërbim nënkupton trajtimin e pacientëve ambulantor me procedurat e modaliteteve fizikale.

 

Specialisti i MFR-së/Fiziatri, bënë vlerësimin, diagnostikimin, përcaktimin e indikacionit për terapi fizikale dhe përshkruan planin e tretmanit fizikal dhe rehabilitees individual. Plani i përshkruar aplikojnë  nga ana e fizioterapeutit.

 

Procedurat terapeutike që ofrohen janë:

·         Elektroterapia,

·         Termoterapia,

·         Sonoterapia,

·         Magnetterapia,

·         Mekanoterapia,

·         Kineziterapia.

 

   Jemi në pritje të sigurimit të paisjeve dhe aparaturave për funksionalizimin e:

o   Hidrokineziterapisë.

o   Shock Wave terapisë;

o   Laser terapisë;

o   Traksion terapisë;

 

III. Departamenti për Shërbim Konsultativ Specialistik Interklinik - për pacientët e shtrirë në Klinikat e QKUK-së:

Ky shërbim nënkupton trajtimin mjekësorë fizikal gjatë fazës acute / subakute, për pacientët e hospitalizuar në Klinikat e QKUK-së.

Në kuadër të Departamentit për Shërbimin Konsultativ, mjekët specialist të mjekësisë fizikale dhe rehabilitimit kryejnë ekzaminime specialistike konsultative të pacientëve të hospitalizuar në klinika të tjera të QKUK-së, pas së cilit ekzaminim, në rast indikacioni, ju përshkruhet terapia fizikale, e cila realizohet nga ana e fizioterapeutëve të KMFR-së apo fizioterapeutëve të angazhuar në klinkat gjegjëse.

 

 

Mënyra e realizimit të vizitave specialistike, ekzaminimeve dhe terapisë fizikale ambulantore

 

Të gjitha vizitat specialistike, hospitalizimet dhe ekzaminimet duhet të caktohen, në sportelin e klinikës.

Për caktimin e terminit, pacienti patjetër duhet ta ketë:

  1. Për hospitalizim – raportin specialistik i Specialistit të MFR-së/Fiziatrit me rekomandim për hospitalizim.
  2. Për vizitë specialistike – udhëzimin nga Mjeku Familiar;
  3. Për ekzaminime: EMNG, DEXA, UZ dhe Porsturografi – Raportin e mjekut specialist, i cili e ka kërkuar ekzamnimin përkatës si dhe Udhëzimin për ekzaminimin përkatës.
  4. Termini për terapi fizikale ambulantore caktohet me Raport specialistik të Mjekut Specialist të MFR-së/Fiziatrit.

 

Numrat kontaktues:

Nr.tel. +38338512820 dhe +38338512819

 

A building with a roof

Description automatically generated

Foto 1. Objekti i Klinikës së Mjekësisë Fizikale dhe Rehabilitimit

 

Foto 2 dhe 3. Kabineti i EMNG-së

  

Foto 4. Kabineti DEXA, Foto 5. Kabineti i UZ-së

  

Foto 6 dhe 7. Kabineti i Posturografisë

A hallway with doors and signs

Description automatically generated     A hallway with doors and signs

Description automatically generated 

Foto 8 dhe 9. Reparti i klinikës, krahu A dhe krahu B

 

A room with beds and a door

Description automatically generated    

 

Foto 10. Një nga dhomat e pacientëve                           Foto 11. Salla e takimeve profesionale

 

 

                                                                               

 

     

 

   

Foto 12 deri në 17. Sallat e terapisë fizikale

 

 

    

Foto 18 dhe 19. Hidroterapi (në pritje për funksionalizim)

 

                     

KLINIKA MJEKSIA FIZIKALE DHE REHABILITIM

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 


                                                        

 

 

 

 

AMBULANTA  SPECIALISTIKE E MFR-së

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 


REPARTI I  I KLINIKËS SË MFR-së

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 


TERAPIA FIZIKALE AMBULANTORE