• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7



Klinika e Gastroenterologjisë me Hepatologji ka filluar punën dhe veprimtarinë shëndetësore në kuadër të Spitalit të Prishtinës në Dhjetor të vitit 1958 deri në vitin 1973,kur u bashkua me Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës,si organizatë e punës.

Nga 29 Dhjetor 1977 deri më 1991 zhvilloj veprimtarinë si organizatë punuese e FM të UP,me klinikat përbërëse,në rastin tonë Klinika Interne.Në vitin 2012 nga QKUK formohen Klinikat e veçanta ,kur edhe aprovohet statuti i QKUK-së nga Ministria e Shëndetësisë duke u avancuar në Klinika e Gastroenterologjisë me Hepatologji. Klinika jonë në bazë të Nenit 12 të Statutit të SHSKUK-së u avancua pasi që plotëson kushtet kadrovike,specialistë të licencuar,profesor dhe doktor shkence për të zhvilluar veprimtarinë profesionale gastroenterohepatologjike,arsimore universitare dhe pasuniversitare, si dhe teknologji bashkëkohore të diagnostikimit,hulumtimit dhe trajtimit të pacientëve.

Kësaj kronologjie të zhvillimit të QKUK-së i bashkangjesim edhe organogramin e Klinikës së Gastroenterologjisë me Hepatologji me njësitë organizative të saj siç janë:


1. – Njësia e Gastroenterologjisë (20 shtretër, 6 mjekë, 6 infermier/e), 
2. – Njësia e Hepatologjisë ( 18 shtretër, 4 mjekë, 6 infermier/e), 
3. – Njësia e Endoskopisë dhe Ultrasonografisë diagnostike ( 2shtretër, 2 mjek, 3 infermier/e) 
4. – Njësia gjysmë intensive (4 shtretër, 1 mjek, 5 infermier/e). 

1. Njësia  Gastroenterologjike- merret me diagnostikimin ekstensiv të sëmundjeve gastroenterologjike, duke përfshirë sëmundjet malinje të tubit digjestiv, me theks të veçantë sëmundjet kronike inflamatore dhe trajtimin e tyre si qendër referente e shërbimit klinik për sëmundjet inflamatore të zorrëve për tërë territorin e Kosovës. 

2. Njësia Hepatobiliare- paraqet qendrën referente për diagnostifikimin e sëmundjeve virale, kronike, parazitare, metabolike, alkoolike dhe sëmundjeve malinje dhe sëmundje tjera të etiologjive të ndryshme të mëlçisë dhe sëmundjet me dëmtim ireversibil të mëlçisë si cirroza e mëlçisë dhe komplikimet e saj duke përfshirë këtu edhe përgatitjen e të sëmurëve për transplatim eventual të mëlçisë. 
3. Njësia e Mjekimit gjysëmintensiv- Paraqet kujdesjen intensive dhe mjekimin me infuzione transfuzione,oksigjenoterapi të gjendjeve prekomatoze dhe komatoze të shkaktuara nga sëmundjet gastroenterohepatologjike. 
4. Njësia e Endoskopisë dhe Ultrasonografisë diagnostike- paraqet qendrën referente për endoskopi të sëmundjeve inflamatore të zorrëve, është kabinet diagnostik i kompletuar për diagnostifikim dhe trajtim terapeutik në rastet intervente si endoskopia proksimale dhe distale, ultratingulli abdominal në të ardhmen dhe ultratingulli endoskopik me biopsi të mëlçisë.
5. Në ambulancën specialistike të gastronterologjisë -kryhen vizitat ambulantore specialistike dhe përcjellja e të sëmurëve për mjekim të vazhdueshëm si dhe diagnostifikimi me ultratingull transabdominal .

 Çdo njësi parashihet që të ketë shefin-en e Njësisë i cili i përgjigjet drejtorit-es të klinikës së Gastroenterologjisë,poashtu çdo Njësi duhet të ketë infermieret  përgjegjëse që i përgjigjen kryeinfermierit-es së klinikës.

Klinika e Gastroenterologjisë me Hepatologji

Në Klinikën e Gastroenterologjisë me Hepatologji realizohen procedurat më bashkëkohore në prevencën,diagnostikën dhe mjekimin e çrregullimeve të traktit digjestiv.

Ekipi i mjekëve kryen gati të gjitha procedurat,duke përfshirë edhe intervenimet më të komplikuara,siç janë ndërprerja e    gjakderdhjeve gastrointestinale të rrezikshme për jetën,balon dilatimi dhe largimi i polipeve.

 

Kontakti

Centrala : 038-500-600

Drejtori  Klinikës :  Dr. Fitore Komoni-Internist/Gastroenterohepatolog

Nr.tel.kabinetitDrejtorittë Klinikës: 038 500-600-35-31

Përcaktimi dhe informatat për procedurat endoskopike: 038-500-600-35-32

Informatat për pacientin nga antarët e familjes mund të merren çdo ditë pune prej orës 13.00 deri në ora 14.00.

 

Ekipa profesionale në Klinikën e Gastroenterologjisë me Hepatologji

 

Drejtori Klinikës së Gastroenterologjisë me Hepatologji-Dr.med.Fitore Komoni – Internist/Gastroenterohepatolog

Kryeinfermierja e Klinikës: ShukraneZhubi

u.d.Shefi Njësisë së Gastroenterologjisë- Dr.Aida Polloshka,mr.sci

Stafi:                                                      Prof.ass.dr.SkenderTelaku

                                                               Dr.Bahri Gashi

                                                               Dr.Remzi Berisha

                                                               Prof.ass.Argjira Juniku-Shkololli

                                                                Dr.Taibe Haziri

u.d.Shefi Njësisë së Hepatologjisë- Prof.ass.dr.Zaim Gashi

Stafi:                                              Dr.Fadil Sherifi,dr.sci

                                                       Dr.Luljeta Luzha-Sadriu

                                                       Dr.Genc Paçarizi

                                                       Dr.Kushtrim Maloku

 

Pērgjegjēs  pēr Njēsinē e Endoskopisē : Dr.med Arbēr Veliu

 

Shërbimet të cilat ofrohen në Klinikën e Gastroenterologjisë me Hepatologji

Stafi ynë, me një përvojë disa vjeçare  mjekësore, duke punuar me cilësi e përkushtim, është i dedikuar maksimalisht në përkujdesjen për shëndetin e pacientëve. Shërbimet që ofrohen në Klinikën tonë janë:

-Ultrazëri Abdominal për mëlçinë, tëmthin, pankreasin, etj.

-Punkcioni abdominal-për largimin e ujit nga barku

-Endoskopi të traktit të sipërm tretës  - video-Gastroskopi

-Hemostaza endoskopike - Procedura terapeutike për ndërprerjen e hemorragjive nga stomaku apo zorra e trashë,

-Dilatim i Ezofagut

-Vendosja  e Klipseve

-Ligatura e varikseve

-Largimi i trupave te huaj nga ezofagu,stomaku apo zorra e trashë

-Endoskopi të zorrës së trashë  - video- Kolonoskopia

Polipektomi - Procedura terapeutike për heqjen e polipeve dhe dërgimin e tyre për ekzaminim histopatologjik.

-Vendosja e endollupit

-Vendosja e balonit intragastrik

-Aplikim i terapisë biologjike- Seksioni për Sëmundje inflamatore të zorrëve (M.Croh, Colitis ulcerosa)

- Ekzaminime përcjellëse për kancerin e stomakut dhe të zorrës së trashë,

Procedurat  kryhen në kabinetin tonë Endoskopik nga një staf i kualifikuar dhe i licencuar nga Ministria e Shëndetësisë,dhe Oda e Mjekëve të Kosovës.

Mjekët Anesteziolog nga Klinika e Anestezionit që asistojnë në rastet e pacientëve me rrezik  të lartë sigurohen që çdo procedure të jetë  e sigurt dhe pa dhimbje. Në Njësinë tonë të endoskopisë ka hapësirë dhe pajisje të përshtatshme të cilat janë të teknologjisë më bashkëkohore. Sterilizimi i pajisjeve bëhet sipas standardeve të përcaktuara nga Shoqata Evropiane e Endoskopisë me tretësirat,aparatin për dezinfektim  dhe kohëzgjatjen e duhur.

Pra cilesia e shērbimeve tona ēshte e cilēsisē sē lartē.

Q

Tel.+381 500 600lokali 35 31


  ORARI I MJEKEVE GASTROENTEROLOG  NE AMBULANCEN SPECIALISTIK


 





E HN  Dr. Fadil Sherifi, dr.sci                                         08:00-10:30

                Dr.  Genc Paqarizi                                                10:30-12:00

                 Dr. Taibe Haziri                                                    12:00-13:30

 

 

E MART       Dr. Remzi  Berisha                                             08:00-10:30

                        Prof.Dr. Ass. Argjira Juniku-Shkololli           10:30-13:30

 

 

E MRKUR           Dr. Aida Polloshka, mr,sci                                  08:00-10:30

                                Dr. Fitore Komoni                                                10:30-12:00

                                Dr. Kushtrim Maloku                                          12:00-13:30

 

E ENJTE                  Prof.Ass.Dr. Skender  Telaku                              8:00-10:30

                                Dr. Bahri  Gashi                                                     10:30-13:30

 

E PREMTE            Prof.Ass.Dr. Zaim Gashi                                        08:00-10:30

                               Dr. LuljetaLuzha-Sadriu                                       10:30-13:3s0

 

Prishtine,07.06.2022

 

DrejtoriI klinikes:                                                                     Shefiisherbimitambulantor:

Dr. FitoreKomoni                                                                     Dr. LuljetaLuzha-Sadriu