• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

KLINIKA E KIRURGJISË MAKSILOFACIALE


Klinika e Kirurgjisë Maksillofaciale është hapur me 21 Mars 1983. Veprimtaria e Klinikës zhvillohet në tri lëmi : arsimore, shëndetësore dhe kërkimoro-shkencore. Në këtë Klinikë zhvillohet mësimi teorik dhe praktik për studentët e Degës së Stomatologjisë dhe të Degës së Mjekësisë. Mësimi zhvillohet nga stafi akademik i punësuar në Fakultetin e Mjekësisë- Dega Stomatologji. Është qendër ku kryhet specializimi i Kirurgjisë Maksillofaciale si dhe turnuset për specializim nga lëmitë e stomatologjisë dhe mjekësisë së përgjtishme (Kirurgjia Orale, Protetika, Ortodoncia, , Sëmundjet e Gojës, Orl, Oftalmologji, Kirurgji Plastike etj.)
Në këtë Klinikë mjekohen pacientë me këto patologji: tumorët, traumat, anomalitë kongjenitale, disgnatitë, infeksionet etj.. Në kuadër të klinikës funksionon ambulanca specialistike. Ambulanca punon cdo ditë pune dhe nëpër të kalojnë rreth 10.000 pacientë branda vitit.  Në klinikë janë 32 shtretër ku gjatë vitit përafërsisht hospitalizohen 700 pacientë.Operohen rreth 1100 raste brenda vitit qoftë ne anestezion lokal apo të përgjithshëm.
Prej vitit 1999 kanë filluar bashkëpunimet intenzive me qendrat rajonale (Shqipëri, Kroaci, Maqedoni) dhe Europiane (Gjermani-Dresden, Itali, Irlande, Turqi) si dhe SHBA të cilët edhe kanë organizuar simpoziume se dhe trajnime të stafit.
Klinika ne mënurë të vazhduar organizon ngjarje shkencore si,  kongrese, simpoziume dhe konferenca me pjesëmarrje vendore dhe ndërkombëtare.

Shërbimet që ofrohen në Klinikën tonë janë:
-Trajtimi i lëndimeve të gojës, nofullave dhe fytyrës
-Trajtimi i tumoreve të gojës, nofullave dhe fytyrës
-Trajtimi i infeksioneve dentogjene dhe jodentogjene
-Trajtimi i disgnative, gjegjësisht crregullimeve të raporteve ndërnofullore
-Trajtimi i anomalive të lindura  të gojës, nofullave dhe fytyrës dhe i sëmundjeve tjera të rralla të këtij regjioni.

Sipas organogramit Klinika është e ndarë në:
1.Ambulanca Specialistike dhe zyra e pranimit te pacientëve.
2.Reparti i Traumatologjisë.
3.Reparti i Onkologjisë.
4.Reparti për Deformitete Orofaciale dhe Ortognatike.
5.Blloku Operativ.
6.Njësia Gjysëmintensive dhe Reanimimi.

NE KLINIKEN E KIRURGJISE MAKSILLOFACIALE JANE TE PUNESUAR GJITHSEJ 29 PUNETORË PREJ TYRE

11 SPECIALISTE KIRURG MAKSILLOFACIAL:

Kontakt: +383385006003006

Dr. ALban Olluri - DREJTOR KLINIKE

Specialistet e Klinikes se Kirurgjise Maksillofaciale:

 

Dr. Alban Olluri – Kirurg Maksillofacial dhe drejtor i Klinikës së Kirurgjisë Maksillofaciale

Dr. Milot Ademaj – Kirurg Maksillofacial dhe u.d. shef i repartit

Dr. Leminot Salihu – Kirurg Maksillofacial dhe u.d. shef i sallave operative

Dr. Nijazi Heta – Kirurg Maksillofacial

Dr. Arsim Kelmendi - Kirurg Maksillofacial

Dr. Shkelzen Komoni - Kirurg Maksillofacial

Dr. Ramiz Feka - Kirurg Maksillofacial

Dr. Shkelzen Ibishi - Kirurg Maksillofacial

Dr. Kaltrina Kryeziu -Kirurg Maksillofacial

Dr. Arben Abazi - Kirurg Maksillofacial

 

Stafi udhëheqës infermieror dhe mbështetës

Shpresa Pireva – u.d. drejtoreshe e infermierëve të Klinikës

Liberta Spahiu – u.d. kryeinfermiere e repartit

Hava Sylejmani – u.d. kryeinfermiere e sallave operative

Taha Vezgishi – Administratë

Nr kontaktit për Klinikën e Kirurgjise Maksillofaciale 0385006003006

 

Orari i vizitave specialistike ne ambulanten specialistike te Klinikes se Kirurgjise Maksillofaciale:

8.00-13.00  pauza  10.00-11.00.

E Hene :  Prof.ass.dr.Mergime Prekazi Loxha  ;   Dr..Alban Olluri

E Marte: dr.Nijazi Heta ; dr.Milot Ademaj

E Merkure: dr.Fellanza Gjinolli ; dr.Kreshnik Musa;  dr.Shkelzen Ibishi

E Enjte: dr.Shkelzen Komoni  ;  dr Leminot Salihu

E Premte:Mr.sci.dr.Arsim Kelmendi   ;   dr.Ramiz Feka