• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

Klinika e Kirurgjisë së Fëmijëve është e vendosur në objektin modern te Spitalit Sheikha Fatima dhe posedon nje infrastrukturë moderne dhe të kompletuar për të ofruar shërbime të avansuara për pacientët pediatrik me sëmundje kirurgjike.

Në strukturën e organizative të saj Klinika përbëhet nga dy reparte me 20 shtretër, trakti operator i përbërë nga 5 salla operatore, njësia e qëndrimit ditor me 8 shtretër, njësia e urodinamikës, një ambulancë specialistike dhe një ambulancë për rastet urgjente.

Në katin përdhesë gjenden ambulanca specialistike dhe ambulanca e rasteve urgjente, Në katin e parë gjendet trakti operator dhe pjesa e sterilizimit, njësia e qëndrimit ditor, njësia e urodinamikës dhe dhoma e familjes. Në katin e dytë gjendet zyra e drejtorisë së klinikës dhe në katin e tretë gjenden dy repartet klinike.

Ka të punësuar 15 specialistë – kirurg të fëmijëve. Pesë prej tyre kane titullin shkencor Dr.Sci. dhe një ka titullin shkencor Mr.Sci. Katër kane titullin akademik Profesor te fituar ne Kolegjet Universitare private. Katër jane Phd kandidat, ndërsa një ka titullin Asistent ne Fakultetin e Mjekesise. Për momentin kemi 5 specializantë te kirurgjisë së fëmijëve.

Ne klinikë punojnë edhe 34 infermiere te reparteve dhe instrumentare te sallave operatore. Një sallë operatore shërben për intervenimet kirurgjike urgjente, dy salla operatore përdoren për operimin e rasteve të planifikuara dhe salla e katërt është në dispozicion të klinikave tjera që operojnë herë pas here fëmijë me anomali të ndryshme si dhe misioneve të mjekëve të huaj që operojnë raste kardiokirurgjike në vendin tonë.

Brenda vitit realizohen afërsisht 1500 intervenime kirugjike të patologjive të ndryshme në sferën e kirurgjisë pediatrike abdominale, laparoskopisë, kirurgjisë neonatale, urologjisë pediatrike, onkologjisë pediatrike, traumatologjisë së abdomenit dhe traktit urinar, endourologjisë dhe endoskopisë së traktit digjestiv.  

Në klinikën tonë kryejnë ushtrimet studentët e degëve të Fakultetit te Mjekësisë dhe studentët e Kolegjeve Universitare private si dhe mbajnë stazhin mjekët e përgjithshëm dhe mjekët specializantë nga kirurgjia e përgjithshme, pediatria, neonatologjia, ortopedia, urologjia, ORL, kirurgjia plastike, etj. Në vit mesatarisht trajtohen mbi 1900 pacientë të shtruar në reparte dhe kryhen mbi 1500 operacione me anestezion te përgjithshëm, ndersa ne ambulance specialistike realizohen rreth 3000 vizita.

Mjekët tanë herë pas here qëndrojnë në qendra mjekësore të ndryshme jashtë Kosovës për trajnime profesionale si dhe mbajnë trajnime në Klinikat e QKUK. Poashtu marrin pjesë në aktivitetet shkencore vendore dhe ndërkombëtare. Në kuadër të bashkëpunimit me ekspertë ndërkombëtar në klinikën tonë në baza vjetore trajtohen raste mjft komplekse, duke i kursyer buxhetit të shtetit disa milionë euro dhe njëkohësisht mjekët tanë përfitojnë përvoja të vlefshme profesionale.

Klinika jonë eshtë e pajisur me aparaturë të sofistikuar për endourologji (cistokop. Urterorenoskop, litotripsi laserike), laparoskopi, paisje endoskopike të traktit digjestiv, dy aparate ultratingulli, paisje të kabinetit të urodinamikës.

 

Organizimi i punës në Klinikë

Ambulanca specialistike - Pacientët ambulantor pranohen për vizitë në ambulancën specialistike e cila funksionon çdo ditë pune nga ora 08.00 deri në ora 14.00. Çdo ditë pune në ambulancën specialistike punojnë dy specialistë – kirurg të fëmijëve, me një pauzë nga ora 10.30 deri në ora 11.00. Aty realizohen vizitat kontrolluese të pacientëve të operuar, largimi i suturave, pastrimi plagës, dhe intervenime të vogla. Poashtu aty pranohen pacintët e referuar nga mjeket tjere, me problem kirurgjike të ndryshme të cilët në varësi të patologjisë mund të regjistrohen në listën e pritjes ose të planifikohen për intervenim kirurgjik me prioritet. Në ambulancën specialistike pacintët mund të tërheqin Fletëlëshimin me epikrizë.

Intervenimet kirurgjike elektive në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve orgnizohen përmes programit operativ javor i cili përpilohet ditën e premte për javën pasuese. Në programin operativ elektiv vendosen rastet me prioritet si hidronefrozat, tumoret, dhe patologjitë tjera të mëdha të cilat nuk regjistrohen në listën e pritjes por mjekët përgjegjës i paraqesin në program. Poashtu programi operativ elektiv plotësohet edhe me pacientët nga lista e pritjes që kryesisht janë herni inguinale dhe retenca të testiseve apo patologji të tjera më të vogla dhe jo urgjente.

Kujdestaria në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve organizohet sipas orarit mujor të kujdestarisë të cilin e përpilon drejtori i klinikës. Ekipi kujdestar përbëhet nga tre mjekë specialist ose dy specialist dhe një spacializant. Në kujdestari pacientët pranohen në ambulancën e urgjencës ne katin përdhesë të klinikës e cila funksionon 24 orë. Aty vizitohen pacientët, përpunohen në aspektin klinik dhe diagnostik dhe sipas indikacionit pranohen në klinikë, trajtohen konzervativ ose vendoset indikacion për intervenim kirurgjik urgjent dhe operohen. Pacientët e diagnostikuar me sëmundje akute kirurgjike operohen sa më shpejt të jetë e mundur, pas përgatitjes diagnostike dhe reanimimit të nevojshëm preoperator. Gjatë kujdestarisë, kirurgët kujdestar ju përgjigjen kërkesave të klinikave tjera për konsulta dhe sipas nevojës pacientët transferohen në klinikën tonë për trajtim kirurgjik urgjent.

 

  

 

Menxhmenti dhe mjekët e Klinikës së Kirurgjisë se Fëmijëve

Emri dhe Mbiemri i Mjekut dhe grada e kualifikimit

Pozita në klinikë

Prof. Asoc. Dr. Sejdi Statovci

Drejtor i Klinikës -  Kirurg i Fëmijëve

Dr Salih Grajçevci mr.sci.

U.D. Shef i repartit A - Kirurg i Fëmijëve

Prof. Ass. Gani Çeku

U.D. Shef i repartit B - Kirurg i Fëmijëve

Pof. Asoc. Dr. Murat Berisha

Kirurg i Fëmijëve

Dr. Ardian Shefkiu

U.D. Drejtor Mjekësor i SHSKUK-së - Kirurg i Fëmijëve

Dr. Dëfrim Koçinaj, phd candidate

U.D. Shef i Traktit Operator - Kirurg i Fëmijëve

Dr Kujtim Ukëperaj,  phd candidate

Kirurg i Fëmijëve

Dr. Sci. Isber Ademaj

Kirurg i Fëmijëve

Dr. Hysni jashari, phd candidate

U.D. Shef i ambulancës specialistike - Kirurg i Fëmijëve

Prof. Ass. Dr. Baton Kelmendi

Kirurg i Fëmijëve

Dr. Ali Aliu

Kirurg i Fëmijëve

Ass. Dr. Arta Zeka, phd candidate

Kirurg i Fëmijëve

Dr. Besnik Maloku

Kirurg i Fëmijëve

Dr. Alban Rushiti

Kirurg i Fëmijëve

Dr. Rrahim Breznica

Kirurg i Fëmijëve

 Nizakete Fazliu

U.D. Kryeinfermiere e Klinikes

Antigona Idrizi

U.D. Kryeinfermier e  Repartit B

Naime Recica

U.D. Kryeinfermier e  Repartit A

Safete Shala

U.D. Kryeinfermier e  Njesise se urodinamikes dhe ambulances specialistike

Ibadete Sefaja

U.D. Kryeinfermiere e Traktit Operator

Dr. Kushtrim Skeraj

Specializant

Dr. Guri Hyseni

Specializant

Dr. Arta Syla

Specializant

Dr. Hevzi Ademaj

Specializant

Dr. Brikena Rexha

Specializant