• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

Historiku i Klinikës-

Klinika e Neonatologjise eshte themeluar si klinike ne Prill te vitit 2011 pas nje funksionimi per nje periudhe te gjate kohore si njesi te ndara si 1.Qendra per femije te lindur parakohe (QFLPK) dhe 2.Reparti intensive me repartet e fiziologjise me salla te lindjeve (ne kuader te Klinikes Obstetrike Gjinekologjike –Box i femijeve ) .Duke u nisur nga specifikat  e punes dhe te sherbimeve,  lind nevoja qe te bashkohen keto njesi dhe te krijohet Klinika e Neonatologjise si sherbim i veqant dhe eshte i vetmi sherbim terciar ne Republiken e Kosoves, ku tashme ka edhe organzimin e saj te mbrendshem ku edhe funksionon si e tille qe nga viti 2011 me shume suksese dhe nje pune te shkelqyer.

 

Menaxhmentin i klinikës- institutit apo shërbimit  

 

  • Drejtor  Klinike: dr Luan Morina-
  • Kryeinfermier/e: Lumnije Sopi – pensionohet ne shkurt te ketij viti

Numri fiks i kontaktit:- mobil 045 10 10 99


Veprimtaria të sqaroni shkurtimisht:

Klinika e Neonatologjisë është i vetmi shërbim terciar në nivel të Republikës së Kosovës.

Ofron shërbime për te gjitha foshnjet e shendosha dhe të sëmuara te lindur në Kliniken Obstetrike dhe Gjinekologjike –KOGJ-Prishtine (rreth 9000 lindje/nje vit kalendarik, me rreth 8360 femije te shtrire prane klinikes dhe qe kane marr sherbim, Eshte interes nacional per ti ofruar kujdes meritor intensive femijeve ne nevoje.

Ofron gjithashtu shërbime për të gjithe fëmijët e transferuar nga gjithë Spitalet regjionale të Kosovës, Spitalet private, maternitetet e ndryshme të Kosovës, rreth 600 të porsalindur të referuar nga jashtë institucionit te QKUK.

Klinika e Neonatologjisë në përbërjen e stafit ka: 31 specialiste, prej tyre 2 doktora të shkencave, tre magjistër të shkencave dhe 2 kandidatë të doktorave të shkencës në process. Është i vetmi institucion në Kosovë ku kryhen stazhi për gjithë specializantët nga Lëmia e Pediatrisë,  Kirurgjisë së fëmijeve, Gjinekololgjisë- obstetrikës./Institucion edukativo arsimor /

 

 

Repartet - Aktualisht Klinika e Neonatologjise eshte e organizuar ne njesi organizative operative, ka 4 njesi te udhehequra nga shefat të njësive. Kemi 140 shtreter.

a)      Njësia e reparteve te fiziologjisë se lindjeve normale dhe S.C bashke me salla.

Perbehet nga dy reparte dhe dy salla te lindjeve –Shef- dr Shpetim Salihu dhe 5 mjeke specialist

b)      Njësia e kujdesit intensive respiratore- Pranime nga brenda

Perbehet nga dy nen njesi –Shef dr Teuta Hasbahta- dhe 5 mjeke specialist

c)      Njësia e pranimeve nga jashtë-Intensive dhe gysemintesive

Perbehet nga dy nen njesi dhe repartin e gjysemintezives –Shefi dr Burbuqe Skenderi- dhe 6 mjek specialist

d)      Njësia intensive e prematuritetit-

Perbehet nga 3 nen njesi –shef dr Teuta Krasniqi dhe 3  mjek neper nen njesi

 

Emri repartit-  stafi dhe llojet e shërbimeve

 

1.Njesia e Prematuritetit –ofron sherbime shendetsore per te gjithe foshnjet e lindura parakohe nga java 24 e gjestacionit deri ne javene e 34 .- Ofrojne sherbime 9 mjeke specialist.

2.Njesia intensive –me pranimet nga brenda-ofron sherbime per te gjitha foshnjet e lindura ne KOGJ- prej javes 34 deri 42 qe kane nevoje per trajtim . ofrojne sherbime 5 mjeke specialist

3.Njesia Intensive-pranimet nga jashte- ofron sherbime shendetsore per te gjitha foshnjet e semuara qe referohen jashte QKUK, spitalet rajonale, spitalet private brenda Republikes se Kosoves- ofrojne sherbime 5 mjeke specialist

4. Njesia e reparteve te fiziologjise me salla te lindjeve- ofron kujdes te nevojshem ne salla te lindjeve, asistojne ne lindje  dhe bejne kontrolla te vazhdueshme per foshnjet neper repartee-ofrojne sherbime 5 mjeke specialist 

 

Stafi

 

-         Mjekë Specialistë- 31

-         Mjekë në specializim- Specializimi per Neonatologji eshte nderprere qe 9 vite

-         Infermier/e - 96

-         Laborantë -/

-         Staf administrativ ;1-

-         Staf tjetër - (servuese/-1 , higjienist-2 /, sigurim- nuk kemi/) –

 

 

Shërbimet ambulantore-

 

Ambulanca specialistike punon cdo dite pune prej ores 7 deri ne oren 14- me mjek specialist stacionar qe e ka diten . pa termine kontrollohen te gjtiha foshnjet qe lajrmohen.

Të bashkëngjitet orari i ambulancave specialistike sipas ditëve dhe emrat e mjekëve

Si bëhet termini për ambulance- Almbulanca sherben me orar te plotë ditor pa termine

 

Shto informata që i vlerësoni të rëndësishme!

Cdo dite per te gjitha foshnjet qe trajtohen ne Kliniken tone prej ores 12-13 eshte koha e informatave per gjendjen e foshnjeve, me kete rast prinderit ne kete termin futen brenda afer foshjes se tyre,  nga mjeku qe e percjell foshnjen informohet lidhur me ecurine e semundjes dhe gjendjen  e foshnjes se tyre . Jashte ketij orari nuk lejohet dhenja e infromatave dhe futja e civileve ne njesine intensive, perjashtim bejme  vetem ne raste kur mjeku e sheh te nevojshme komunikim me prinder.