Klinika e Neurokirurgjisë në Prishtinë është e vetmja qendër neurokirurgjike në vend. Ajo numëron gjithsej 35 punëtorë. Prej tyre 7 janë neurokirurgë: Prof.Dr.Arsim Morina, Dr.Bujar Kastrati, Dr.Nehat Halili mr.sc, Dr.Armend Kërveshi, Dr.Haxhi Avdyli, Dr.Besnik Elshani mr.sc, Dr.Faik Qosja. Aktualisht me thirrje shkencore është një doktor shkence dhe dy magjistra, kurse me thirrje akademike është një profesor universitar dhe një asistent.
Gjatë një viti në Klinikën e Neurokirurgjisë zakonisht vizitohen rreth 5000 pacientë, hospitalizohen rreth 1000 dhe se paku gjysma e tyre operohen. Aty trajtohen si rastet emergjente, poashtu dhe ato elektive neurokirurgjike nga: Neurotrauma (frakturat e kokës, gjakderdhjet epidurale, subdurale, intracerebrale, intracerebellare, kranioplastika, nasolikuorea etj);
Neurokirurgjia pediatrike – Anomalitë kongjenitale( hidrocefalitë, meningocelat, encefalocelat, kraniostenozat etj);
Neuroonkologjia ( tumoret e konveksitetit dhe bazës se trurit në të gjitha regjionet si ato selare, supraselare, parselare, intraventrikulare, retrobulbare, intracerebelare, të këndit pontocerebelar etj);
Neurokirurgjia cerebrovaskulare (aneurysmat dhe malformacionet e ndryshme arterio-venoze)
Neurokirurgjia spinale ( hernitë diskale lumbale dhe cervikale, stabilizimet cervikale, tumoret intraspinale) dhe
Neurokirurgjia e nervave perifererikë .
Shumica e operimeve bëhet me metodë mikrokirurgjike me ndihmën e mikroskopit operativ.
Në kuadër të edukimit të vazhdueshëm profesional neurokirurgët e qendrës tonë marrin pjesë aktive në seminare, konferenca dhe kongrese europiane dhe botërore duke u prezentuar me punime shkencore-profesionale.
Shoqata e Neurokirurgëve të Kosovës është e pranuar vjet në Shoqatën Botërore të Neurokirurgëve (WFNS) në Boston-SHBA dhe në fund të marsit në Groningen-Holandë pritet të anëtarësohet në Shoqatën Europiane të Neurokirurgëve (EANS).
Prof.Dr.Arsim Morina – Drejtor i Klinikës
drmorina@yahoo.com 044/116-720
Dr.Bujar Kastrati
Bujarkastrati2004@yahoo.com 044/148-952
Dr.Nehat Halili mr.sc.
nehathalili@yahoo.com 044/126-282
Dr.Armend Kërveshi
a_kerveshi@yahoo.com 044/127-13
Dr.Haxhi Avdyli
h_avdyli@hotmail.com 044/157-129
Dr.Besnik Elshani mr.sc.
Besniku71@yahoo.com 044/124-547
Dr.Faik Qosja
faikqosja@yahoo.com 044/150-526
Në Klinikën e Neurokirurgjisë specializojnë 4 specializantë : Dr.Fatos Kelmendi, Dr.Feti Ahmeti, Dr.Shefki Dragusha dhe Dr.Agon Mekaj.
Dr.Fatos Kelmendi
dr.fatoskelmendi@hotmail.com 044/128-255
Dr.Feti Ahmeti
fetiahmeti@hotmail.com 044/330-770
Dr.Shefki Dragusha
shefkidr_1@hotmail.com 044/260-275
Dr.Agon Mekaj
agon_mekaj@hotmail.com 044/373-545
Në klinikë punojnë 18 punëtorë të kuadrit të mesëm, 4 instrumentare dhe 2 motra në ambulance specialistike.
Sebahate Sinani – Kryeinfermiere
sabahate-sinani4@hotmail.com 044/730-299
Tel.kontaktues:038/500-600 (35-18;32-40;31-04;31-03)