Klinika e Neurologjisë ka filluar punën nga 1 dhjetori i vitit 1984 në objektin ekzistues, derisa paraprakisht për vite me radhë ka funksionuar në objekt të improvizuara të kampusit të QKUK-së.
Deri në vitin 2003 klinika ka funksionuar
si Klinika e Neuropsikiatrisë, në të cilën janë ofruar shërbime të përbashkëta
nga lëmia e neurologjisë dhe psikiatrisë brenda hapësirave të objektit dhe ku të
gjithë mjekët në atë kohë kanë qenë specialist të neuropsikiatrisë. Në vitin
2003 është bërë ndarja zyrtare e dy drejtimeve si dy klinika të veqanta:
Klinika e Neurologjisë dhe Klinika e Psikiatrisë si dhe janë destinuar hapësirat
përkatëse. Mirëpo për shkak të përshtatjes definitive të hapësirave dhe përgatitjes
së stafit ka vazhduar puna e kombinuar deri në vitin 2005 kur edhe
përfundimisht është bërë ndarja fizike.
Kjo është dashur të përcjellet edhe me përgatitje
të stafit të nevojshëm që i përshtatet destinimit professional për dy klinikat
e në radhë të pare ndaraja e specializimeve të veqanta për Neurolog dhe
Psikiatër si dhe pregatitja e stafit të mesëm.
Kilinika e Neurologjisë vitet e para i
kishte në dispozicion 90 shtretër për hospitalizime të pacientëve, kabinetin e
tomografisë së kompjuterizuar dhe atë për EEG dhe EMNG. Në vitin 2009 bëhet rinovimi
i klinikës ku realizohen disa ndryshohime të dhomave për t’ju përshtatur
nevojave të pacientëve kryesisht me problem të lëvizjes, si dhe është bërë rinovim
i plotë i kujdesit intensiv, por që kjo për pasojë kishte reduktimin e numrit
të shtretërve në 70 shtretër. Pastaj në vitet pasuese janë bërë edhe dy ndërhyrje
tjera në pjesë jashtëspitalore, fillimisht me vendosjen e aparatit të
rezonances magnetike (MRI) dhe Ultrazerit e më pastaj edhe të aparatit të CT-angjiografisë
e cila sërisht ka pasur implikime në pjesën spitalore të dhomave të pacientëve
dhe administrates.
Këto ndryshime kanë pasur rëndësi të
veqantë pasi e kanë pajisur klinikën me apartatura moderne të cilat ndihmojnë
në ofrimin e shërbimeve bashkëkohore dhe njëkohësisht diagnostikim më të shpejt
të pacientëve në institucionet publike shëndetësore.
Menaxhmentin
i klinikës- institutit apo shërbimit
Numri
fiks i kontaktit:
Veprimtaria
të sqaroni shkurtimisht
Klinika e Neurologjisë është
institucion shëndetësor që ofron shërbime të nivelit terciar klinik dhe
sekondarë nga fakti se qyteti i Prishtinës nuk ka spital regjional. Këtu
trajtohen pacientët me probleme neurologjike nga mbarë territori i Republikës
së Kosovës, pa dallim përkatësie kombëtare, fetare apo racore. Njëkohësisht në
klinikën e Neurologjisë krahas punës primare në ofrim të shërbimeve
shëndetësore për pacient zhvillohen edhe veprimtari edukative, arsimore dhe
shkencore. Këtu edukohen studentët e Fakultetit të Mjekësisë, specializantët e
neurologjisë dhe drejtimeve tjera që kanë neurologji në modulet të tyre,
infermierët, fizioterapeutët, logopedët dhe psikologët klinikë.
Klinika e Neurologjisë në aspektin
infrastrukturorë është e organizuar në pjesën spitalore (inpatient) me 20 dhoma
në dispozicion për pacient që hospitalizohen, kujdesin intensive neurologjik,
spitalin ditorë, dhe pjesën jashtëspitalore (outpatient) për shërbime
ambulantore, emergjente dhe neurodiagnostike (EEG, EMNG, Ultrazeri, CT, MRI,
angjiografi).
Në klinikë
trajtohen sëmundjet neurologjike duke filluar nga ato që janë më të shpeshta si
kokëdhembjet, marramendjet, çrregullimet që lidhen me enët e gjakut të trurit
apo cerebrovaskulare, epilepsia, sëmundjet neurodegjenerative,
neuroinflamatore-demielinizuese, çrregullime të lëvizjes, sëmundjet e sistemit
periferik - nervave dhe muskujeve etj.
Shërbimet tona ofrohen qoftë përmes
hospitalizimeve nëpër repartet e klinikës apo vizitave specialistike ambulantore,
neurodiagnostifikimit (EEG, EMNG, Doppler), konziliumeve dhe komisioneve
profesionale. Duke qenë se në klinikën tonë gjendet aparatura
e tomografisë kompjuterike, e imazherisë me rezonancë magnetike dhe asaj diagnostiko
dhe intervente me CT angjiografi në
bashkëpunim me kolegët e klinikës së Radiologjisë pacientët tanë marrin
shërbime bashkëkohore dhe kompletuara në të njejtin vend.
Repartet -
Shëno numrin total të reparteve dhe shtretërve, po ashtu, për secilin
repart numrin e mjekëve infermierëve dhe llojin e shërbimeve që ofron secili
nga repartet, (emër mbiemë, si dhe numri i tel fiks i secilit repart)!
Emri repartit- stafi dhe llojet
e shërbimeve
1. Reparti Neurologjia “A” – Shef i
repartit – dr. Valdet Bajraktari mr. sci.
Shërbimet: neurologji e pëgjithshme dhe çrregullime demielinizuese
2. Reparti Neurologjia “B” – Shef i
repartit – Prof. Ass. Valbona Govori dr. sci.
Shërbimet: neurologji e përgjithshme dhe epilepsi
3. Reparti Neurologjia “C” – Shef i
repartit – Prof. Ass. Vera Kukaj dr. sci.
Shërbimet: neurologji e përgjithshme, system periferik dhe STROKE
4. Kujdesi Intensiv i neurologjisë – Shef i repartit – dr. Myrvete Kabashi mr. sci.
Shërbimet: rastet e rënda akute neurologjike
që kanë nevojë për përcjellje intensive
5. Reparti i shërbimeve emergjente –
ambulantore – Shef i repartrit – dr. Shpresa Beqiri mr. sci.
Shërbimet: menaxhon zyren e pranimit me vizita emergjente dhe hospitalizimin
e
pacientëve, dhomën e trombolizës, menaxhon punën në 4 ambulantat
speciaistike,
koordinon punën e komisioneve: invalidore dhe për trajtim jashtë
institucioneve publike
shëndetësore
6. Reparti i neurodiagnostikes – Shef I
repartit dr. Kamber Zeqiraj dr. sci.
Shërbimet diagnostike: kabineti i Elektroencefalografisë (EEG) me 2
aparate, kabinetet e
Elektromioneurografisë (EMNG) me potenciale të evokuara me 2 aparate dhe
kabineti për
ultrasonografi-Doppler ekstra dhe transkranial (ECD, TCD)
7. Reparti neurofiziatrisë – Shef i
repartit – dr. Rushit Jashari dr. sci.
Shërbimet: rehabilitim fizikal i pacientëve gjatë periudhes së
hospitalizimit në neurologji
Stafi
- Mjekë
Specialistë – 28 mjekë specialist
- Mjekë
në specializim – 14 mjekë në specializim
- Psikolog klinik - 2
- Infermier/e
– 56
- Fizioterapeut - 4
- Laborantë
- 2
- Staf
administrativ - 4
- Staf
tjetër - (servuese/, higjienist/, sigurim/, bartës) – 22
Shërbimet ambulantore-
Sqaronui llojet e shërbimeve që
ofrohen
Të bashkëngjitet orari i ambulancave
specialistike sipas ditëve dhe emrat e mjekëve
Si bëhet termini për ambulancë?
Shërbimet ambulantore janë të organizuara
në pjesën jashtëspitalore (outpatient) të klinikës me shërbimet e mëposhtëme:
Dhomae
shërbimit emergjent – funksionon 24/7 ku kryhen vizita të
pacientëve me problem acute neurologjike që vijnë nga Shërbimet e urgjencave
nga mjekësia primare/sekondare, konsultat e dërguara nga Qendra Emergjente e
QKJUK-së, ambulantat specialistike.
Këtu bëhet ekzaminimi dhe vlerësimi nëse
janë për hospitalizim, plotësim të diagnostikimit, përshkrim të terapië
ambulantore apo për referim në një institucion tjetër.
Ambulantat
specialistike – Funksionojnë ditëve të punës nga e
Hëna-Premtë prej ores 08.00-14.00 ku në 4 dhoma ofrohen shërbime prej
specialistëve neurolog për të gjithë pacientët që kanë bërë termine
paraprakisht apo vijnë me udhëzim për vizitë edhe nëse nuk kanë termin
paraprak.
Këtu përcjellen pacientvt që kanë qenë të
hospitalizuar dhe që vijnë për vizita kontrolluese si dhe të gjithë pacientët
tjerë që kanë nevojë për vizitë te neurologu.
Poashtu në këto ambulanta organizohen edhe takimet e
Komisionit për persona me aftësi të kufizuar, ekspertiza gjyqësore,
vizita sistematike si dhe vizita te Psikologëve klinikë.
Kabinetet
e neurodiagnostikes – funksionojnë ditëve të punës
08.00-14.00
Kabineti
i elektroencefalografisë (EEG) – Me
këtët ekzaminimi përmes vendosjes së elektrodave të posaqme në sip[ërfae të
kokës regjistrohet dhe analizohet aktiviteti elektrik të qelizave trunore e të
cilat ndryshojnë gjatë çrregullimeve dhe sëmundjeve të ndryshme. Me anë të dy
aparateve në dispozicion çdo ditë ekzaminohen pacientët me indikacione për
çrregullime të vetëdijes, në radhë të pare për sëmundjen e epilepsies, për
diagnostikim dhe për përcjellje të trajtimit. Kryhen rastet e hospitalizuar në
Neurologji si dhe nga klinikat tjera si dhe rastet ambulantore që kanë caktuar
termine për këtë ekzaminim me rekomandim të neurologëe.
Kabineti
elektromioneurografizë (EMNG) – posedon
2 aparate me të cilat bëhet ekzaminimi i sistemit nervorvë periferik që
përfshin nervat dhe muskujt, ku me anë të elektrodave dhe gjilpërave të posaqme
rgjistrohen aktivitetet elektrike të tyre si dhe me të njejtin aparat
realizohet edhe ekzaminimi i potencialeve të evokuara.
Me
këtë metodë diagnostikohen dhe përcjellen shumë sëmundje të lindura dhe fituara
siq janë: neuropatitë, polineuropatitë, poliradikuloneuritet - GBS, sëmundjet e
motoneuronit – ALS, miopatit, distrofit muskulare, Miastenia gravis etj. Një
ekzaminim zakonisht merr 30-60 minuta kohë dhe çdo ditë kryhen rastet e
hospitalizuara dhe rastet ambulantore me termine të rregullta ku një pjesë e
tyre janë ekzaminime kontrolluese për përcjellje të sëmundjes që caktohen çdo
3-6 muaj.
Ndërsa në kuadër të ekzaminimit të
potencialeve të evokuar realizohen potencialet vizuele (VEP, auditive (BAEP)
dhe palcës kurrizore (SEP).
Kabineti i Ultrazërit –
Dopplerit - Posedojmë një aparat të ultrazërit i cili përdoret për
ekzaminim me Doppler të arterieve të qafës dhe kokës pra si Doppler
ekstrakranial (ECD) dhe transkranial (TCD) si dhe për ekzaminim të nervave
periferik. Me këtë aparat ekzaminohen pacientët e hospitalizuar në klinikë si
dhe rastet ambulantore me sëmundje cerebrovaskulare, marramendje, kriza të
paspecifikuara të vetëdijes etj
Neuroradiologjia –
Ka
në dispozicion kabinetet e Tomografisë së kompjuterizuar, Rezonancës magnetike
dhe kabinetit të CT-angjiografisë. Këto janë aparatura që janë të vendosura në
hapësirat e klinikës së Neurologjisë, por menaxhohen nga klinika e
Radiologjisë.
Këtu
ofrohen shërbime neuroradiologjike në radhë të pare për pacientët e
neurologjisë, por sipas nevojave të klinikës së Radiologjisë shfrytëzohen edhe
për ekzaminime të drejtimeve tjera në termine të caktuara.
TRAJTIMI I INSULTIT ISKEMIK AKUT
Që prej vitit 2022 në Klinikën e Neurologjisë
ka filluar aplikimi i rregullt i terapisë trombolitike intravenoze për
infarktin akut trunor. Intervenimet e para të trombektomisë mekanike, po ashtu
për insultin akut iskemik, janë realizuar në vitin 2020 dhe që prej 2023 edhe
kjo procedurë është shndërruar në të rregullt në Klinikën e Neurologjisë. Të
gjithë pacientët të cilët zhvillojnë simptoma sugjeruese për insultin iskemik
akut rekomandohen që brenda kornizës së artë kohore të paraqiten në Qendrën Emergjente
të QKUK-së ose drejtpërdrejt në Klinikën e Neurologjisë në mënyrë që pas
vlerësimit neurologjik, të përcaktohet nëse personi në fjalë është i
përshtatshëm për intervenimin urgjent dhe se cili lloj i intervenimit pritet të
jetë më i dobishëm.
Shoqata e Neurologjisë e Kosovës që prej
vitit 2020 është anëtare me të drejta të plota në Organizatën evropiane të
strokeut (ESO). Bashkëpunimi i ngushtë ndërkombëtar bën që Klinika jonë të
përfitojë nga mundësitë edukative, trajnuese dhe këshilluese të këtij organizmi
në mbarëvajtjen dhe avancimin e shërbimit të trajtimit të infarktit akut të
trurit.
Po ashtu, Kosova posedon Udhërrëfyesin
kombëtar për trajtimin e insultit iskemik akut të botuar në vitin 2020, në të
cilin janë parashtruar të gjitha hallkat e kujdesit. Vegëza e dokumentit është
e bashkëngjitur:
https://kosovoneurology.org/storage/app/uploads/public/647/e59/2ad/647e592adb341576883723.pdf
NJËSIA E SKLEROZËS MULTIPLE
Tjetri avancim i madh i Klinikës së Neurologjisë
është themelimi i Njësisë së Sklerozës Multiple (MS) në të cilën njësi
diagnostikohen, përcillen dhe trajtohen personat me sëmundje demielinizuese të
sistemit nervor qendror, grupin më të madh të të cilëve e përbëjnë pacientët me
sklerozë multiple. Trajtimi i pacientëve me MS, i filluar në Klinikë që në
vitin 2008 me terapinë imunomodulatore, fitoi një shtysë të madhe me zgjerimin
e listës esenciale të barnave, prandaj ngritja e shërbimit në një nivel tjetër
ishte i pashmangshëm.
Njësia e cila u formalizua në janar të vitit
2020 ofron shërbim për mbi 600 pacientë të diagnostikuar me MS. Deri në fund të
vitit 2024, mbi 500 pacientë me MS marrin trajtim imunomodulator nga Klinika e
Neurologjisë. Njësia shërben si pikë kyçe ku grumbullohen të gjithë pacientët
që dyshohen apo që diagnostikohen me MS. Më tutje, Komisioni profesional i
Klinikës së Neurologjisë vendos për trajtimin që duhet ndjekur dhe në Njësi
bëhet përcjellja e mëtejmë për efektin e terapisë, efektet anësore të saj, dobinë
apo mossuksesin e mjaftueshëm të terapisë, si edhe vendimin për ndërprerjen apo
zëvendësimin e saj.
Njësia e MS është pjesëmarrëse e rregullt
aktive e Konferencës kryesore botërore të MS (ECTRIMS), si edhe nga ajo
publikohen në mënyrë të rregullt artikujt shkencorë me të dhënat burimore
kosovare. Është përgatitur edhe Udhërrëfyesi kombëtar për menaxhimin e
sklerozës multiple dhe të sëmundjeve të tjera demielinizuese, i cili është në
proces të miratimit në Ministrinë e Shëndetësisë.
EPILEPSIA
Epilepsia është njëra prej patologjive që
diagnostikohet dhe trajtohet në Klinikën e Neurologjisë. Ekipi me përvojë dhe
elektroencefalografia, bashkë me metodat e tjera imazherike dhe
neuropsikologjike përbëjnë boshtin e diagnostikimit të kësaj patologjie.
Klinika e Neurologjisë është në procedurë të sjelljes së stimulimit të nervit
vagal (VNS) për pacientët farmakorezistentë në terapi. Është hartuar në vitin
2020 Udhërrëfyesit kombëtar për menaxhimin e epilepsisë. Vegëza e Udhërrëfyesit
gjendet këtu:
https://kosovoneurology.org/storage/app/uploads/public/648/276/472/6482764727522014388368.pdf
SISTEMI NERVOR PERIFERIK DHE ENMG
Në Klinikën e Neurologjisë trajtohen
sëmundjet e shumta dhe të ndryshme të sistemit nervor periferik. Është
institucioni i vetëm në Kosovë që përmes elektroneuromiografisë (ENMG)
ambulantore dhe spitalore ofron shërbim për tërë popullatën kosovare. Klinika
është vendi i vetëm ku mund të përdoren imunoglobulinat intravenoze dhe
plazmafereza për trajtimin akut të formave akute të neuropatisë periferike,
miastenisë gravis dhe formave të tjera të patologjive periferike.
Në kuadër të Laboratorit të
elektrofiziologjisë, ka filluar ofrimi i shërbimit të potencialeve të evokuara.