• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

 **Klinika Obstetrike dhe Gjinekologjike (KOGJ) – QKUK**

** Rreth Nesh** 
KOGJ është njëra ndër klinikat më të mëdha të QKUK-së, me një histori funksionimi që nga viti 1981. Ajo është qendër referuese terciar për të gjitha rastet obstetrike e gjinekologjike në nivel vendi, si dhe institucion edukativ për studentë dhe mjekë në specializim.

**Shërbimet kryesore** 
- Shtatzëni dhe lindje (natyrale dhe cezariane) 
- Patologji gjinekologjike (beninje/malinje) 
- Infertilitet & FAM (shpejt në funksion) 
- Endokrinologji & adoleshente 
- Onkologji gjinekologjike 
- Kujdes prenatal, perinatal & postnatal 
- Aborte spontane & legale, planifikim familjar 
- Vizita ambulatore & mjekësi fetale 
- Emergjenca 24/7


**👨‍⚕️ Menaxhmenti i Klinikës** 
- Drejtor: Dr. Zef Ndrejaj 
- Kryeinfermiere: Znj. Sabrije Ramabaja 
- Asistente teknike: Znj. Valbona Pevqeli 


**Repartet dhe Udhëheqësit** 


- Reparti i Gjinekologjisë Operative – Dr. Nexhmije Spahiu 
- Reparti i Lehonave me lindje normale (Lehonat III) – Dr. Igballe Gerbeshi 
- Reparti i Ambulancave Specialistike dhe Pranimit – Dr. Curr Gjocaj 
- Reparti i Gjinekologjisë së Adoleshentëve dhe Endokrinologjisë – Dr. Flora Belegu 
- Reparti i Gjinekologjisë Intervente (Konzervativa) – Dr. Vlora Ibishi-Ademi 
- Reparti i Patologjisë së Shtatzënisë – Dr. Naser Rafuna 
- Reparti i Gjinekologjisë Onkologjike – Dr. Sabedin Fejzullahi 
- Reparti i Infertilitetit me FAM (Steriliteti) – Dr. Leandrit Bejtullahi 
- Reparti i Lehonave pas prerjes cezariane (SC) – Dr. Sahadete Shala 
- Reparti i Paralindjes – Dr. Afrim Veliu 
- Salla e Lindjes – Dr. Shpresa Krasniqi 
- Kujdesi Intensiv – Dr. Muharrem Morina

**👥 Stafi: professional i klinikes** 
- 279 punonjës totalisht 
  - 53 mjekë specialistë 
  - 35 mjekë në specializim 
  - 220 infermierë/mami

**Orari i punës** 
- Administrata & Ambulancat: E Hënë–E Premte, 07:00–15:00 
- Ambulanca specialistike: 08:00–14:00 
- Lindjet dhe emergjencat: 24/7 (mbulohen nga 4 mjekë, 2–4 specializantë, 30 infermierë)

**Infrastruktura** 
- Sipërfaqe: 24,000 m² 
- 97 dhoma për paciente + 48 dhoma për staf 
- 5 salla operative, 11 bokse lindjeje 
- 14 hapësira ambulatore

**📞 Kontakt** 
- Adresë: Klinika Obstetrike dhe Gjinekologjike, QKUK, Prishtinë 
- Tel: 038 500 600 3763 (Drejtoria) / 3745 (Pranimi) / 3789 (Salla e Lindjes) 
- Email: kogj@qkuk-ks.org | Zef.Ndrejaj@rks-gov.net 
- Web:
www.qkuk-ks.org

 

 

 

------------------------------------------------------------------------------------------------------------Material shtese:

Shërbimet që ofrohen në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike në Prishtinë:

Shërbimet shëndetësore të nivelit primar dhe sekondar të karakterit ambulantor përfshirë: të gjitha metodat dhe shërbimet e planifikimit familjar, abortet artificiale legale, aborte me probleme dhe moszhvillim apo ato te padeshirura (spontane),  të gjitha llojet e referimeve për vizita, konrtrolle, egzaminime gjinekologjike dhe obstetrike, konsulta urgjenet të kerkuara nga shërbimet tjera (qoftë nga niveli paresor, dytesore apo nga klinikat e QKUK-së, vizita ultrasonografike gjinekologjike dhe obstetrike përfshirë edhe ato specifike për mirqenjen e fetusit – mjekësia fetale, vizita, egzaminime dhe marrje mostratsh per displazionet cervikale (kolposkopia, pap-testi, të gjitha llojet-mostrat e strishove etj etj)

Shërbimet shëndetësore për gratë shtatzëna të cilat nuk kanë komplikime të gjendjes shëndetësore (përcjellje e shtatzënisë normale, kryerja e ekzaminimeve dhe analizave, kryerja e lindjeve normale, lindjeve instrumentale, kryerja e prerjeve cezariane)

Shërbimet shëndetësorë për gratë shtatzëna me shtatzëni të komplikuar të cilat kërkojnë kujdes të veçantë profesional (kërcënimi për abort, shtatzënia anembrionale, kërcënimi për lindje të parakohshme, shtatzënia me binjakë, shtatzënia e komplikuar me diabet, çrregullimet hipertenzive gjatë shtatzënisë et).

Shërbimet shëndetësore këshilldhënëse pas lindjes (ushqimi me gji, kontracepcioni, problemet e mundshme gjatë puerperiumit etj).

Problemet shëndetësore të gruas jogravide: gjakderdhja e zgjatur dhe e çrregullt nga mitra (procedurat diagnostikuese dhe terapeutike), trajtimi i problemeve shëndetësore me natyrë beninje dhe malinje (psh fibromat, polipet, kondilomat, sëmundjet prekanceroze-trajtimi i tyre dhe trajtimi operator i sëmundjeve malinje gjinekologjike)

Procedurat diagnostikuese dhe terapeutike për të zgjidhur problemet me sterilitetin bashkëshortor. Se shpejti funksionalizmi i plotë i repartit  pwr trajtimin e inferlitetit dhe aplikimin e procedurave të IVF-it.