• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

KLINIKA E OFTALMOLOGJISË-  SYVE

    Lista e sherbimeve Oftalmologjike

    Sherbimet ambulantore oftalmologjike

    Percaktimi i mprehtesise se te pamurit me optotip digjital pa korrigjim dhe me korrigjim me lente provuese dioptrike per larg dhe per afer

    Percaktimi i dioptrise dhe keratometrise me autokeratorefraktometer statik dhe me autokeratorefraktometer mobil

    Ekzaminimi I syve me skiaskopi

    Percaktimi i dioptrise se thjerrezave (lenteve) dioptrike me lensmeter

    Majtja e tensionit te syrit me metoden aplanative (goldman), me metoden pa kontakt (non-contact) dhe me Schiotz

    Biomikroskopia e adneksave te syve

    Biomikroskopia e segmentit te perparem te syve si dhe testimi me fluorescein, TBUT, Schirmer test

    Biomikroskopia e segmentit te pasem te syve me lente 90D

    Ekzaminimi i segmentit te pasem te syve me lente 20D

    Oftalmoskopia direkte e segmentit te pasem te syrit dhe oftalmoskopia indirekte e segmentit te pasem te syrit

    Ekzaminimi me ultraze me sondat: A, B si dhe pahimetria

    Ekzaminimi me OCT: OCT e segmentit te perparem me pahimetri, OCT e segmentit te pasem, OCT e regjionit makular, OCT Angiografi, OCT e PNO, biometri e syve

    Ekzaminimi i segmentit te pasem me foto fundus

    Laserimi i segmentit te pasem te syve me Diod laser

    Laserimi i segmentit te perparem te syve me YAG laser (kapsulotomi, iridotomi, etj.)

    Ekzaminimi i fushes vizive te syve (perimetria)

    Percaktimi i thjerrezave intraokulare (IOL) me ultraze dhe biometri optike

    Depistimi i femijeve te lindur para kohe (premature) per ROP me oftalmoskopi indirekte

     

     

    Intervenimet operative oftalmologjike

    Intervenimet operative per heqjen e perdes se syve (katarakta) me metoden PHACO (phacoemulsification) dhe me metoden ECCE (Extracapsular Cataract Extraction)

    Intervenimet operative ne segmentin e pasem te syve me metoden PPV (pars plana vitrectomy) dhe me endolaserim

    Intervenimet operative ne segmentin e pasem per heqjen e vajit te silikonit

    Intervenimet operative te glaukoma me metoden TTR dhe me me metoden me valvula per glaukome (Ahmed valve)

    Intervenimet e sondimit te kanaleve te lotit

    Intervenimet operative te Cross-Linking (XCL)

    Intervenimet operative te strabizmit

    Intervenimet operative te tumoreve

    Intervenimet operative te kanalet e lotit me metoden DCR (Dacryocystorhinostomy) dhe me metoden me laser,  LA-DCR (Laser Assisted - Dacryocystorhinostomy)

    Laserimi tek rastet me ROP dhe trajtimi me aplikim intravitreal me anti VEGF tek rastet me ROP

    Aplikimi intravitreal dhe intrakameral i Anti-VEGF dhe kortikosteroideve

    Intervenimet operative te kapakeve te syve

    Intervenimet operative te entropionit

    Intervenimet operative te ektropionit

    Intervenimet operative te ptozave

    Intervenimet operative te tumoreve te syve dhe adneksave

    Intervenimet operative te lendimeve te syve dhe adneksave

    Intervenimet operative te evisceracionit

    Intervenimet operative te enukleacionit

    Intervenimet operative te Xantelasma

    Intervenimet operative te pterigiumit

    Intervenimet operative te halacionit



    • REPARTI I SYVE PARA FORMIMIT TE KLINIKES SE SYVE NE FAKULTETIN E MJEKESISE NE PRISHTINE
    • Ne Spitalin e vjeter te Prishtines kane qene te vendosura deget kirurgjike dhe internen.Ne kete ndertese ka qene edhe reparti I syve
    • Drejtor I repartit ka qene prim.dr.Xheladin Deda,mjek te repartit Dr.Qamil Haxhiu,specialist,Dr.Aleksandar Kujunxhiq,specialis,dr.Avni Mati ne specializim dhe Dr.Dushica Zhoriq ne specializim
    • Ne prag te shendrimit te repartit te syne ne Kliniken e syve te Fakultetit te Mjekesise ne Prishtine,prim.dr.Xheladin Deda,I specializuar ne Itali,I cili ka pasur  ksperience dhe  oftalmokirirg I njohtun ne Jugoslavine e atehershme.me entuziazem te madhe  u pregatit per ligjeruas I lendes se oftalmologjise.Ka pasur Cholelitiasis,qe te mos ndahet nga procesi  mesimor kur do te fillojne ligjeratat, vendosi ne vitin 1971 te operohet ne VMA ne Beograd.Per fate te keq,pas operacionit perjetoi nje komplikim te rend, fatal.Kosova humbi ekspertin dhe patriotin e shquar.
    • Ne vitin 1971 u zgjedh per drejtor Dr.Qamil Haxhiu.Fakulteti I Mjekesise ne Prishtine ka shpall konkurs per ligjerues dhe asistent te Klinikes .Dr.Qamil Haxhiu u zgjedh ligjerues une asistent I pare per gjuhen shqipe,Doc.dr.Kosta Janev,ligjerues, dr.Aleksandar Kujunxhiq asistent per gjuhen serbo-kroate,nderkohe edhe dr.Avni Mati dhe dr.Dusica Zhoriq u zgjodhen asistente..Ndonse dr.Qamil Haxhiu ka qene drejtor I repartit te syve tani te Klinikes,une,Dr.Orhan kubati u zgjodha shef I katedres.Ne spacializim jane pranuar dr.Ilhami Goranci dhe dr.Meshqyre Qapuni Brestovci,shume me vone edhe dr.Milosh…,pasi qe nderkohe u specializuan edhe ata u zgjodhen asistente per Katedren e oftalmologjise.
    • Ne prag te kalimit ne ndertesen e re ku ndodhet edhe tani Klinika e syve;Shteti Japonez kishte shpadhur nje konkurs per donacione.Ndonse Kosova ka qene element konstituiv I Federates Jugosllave,pra edhe krahinat bashk me republikat te tjere te Federates kane pasur te drejten per konkurim.Ne momentin e fundit Ambasada e Jugosllavise ne Tokio na ka njohtuar me kete konkurs.Dr.Qamil Haxhiu drejtor e une dr.Orhan Kubati shef I katedres arritem te perpilojme nje tekst per nevojat tona I cili ka qene shume permbajtesor,por edhe korekt,te perkthyer ne anglishte.Ne diten e fundit te skadimit te Konkursit u dorezua  aresyetimi I yne prej ambasades ne Tokio.Shume shpejte u njohtuam se kemi fituar nje donacion te konsiderushem nga  Qeveria Japoneze.Sipas kerkeses sone nga Japonia na erdhen aparatet per oftalmologji:biomikroskopi spekulati,fundus kamera per angiografi fluoresceinike,mikroskop per operacione,oflalmoskopa, optotipet,set I xhamave per egzaminim te dioptrise ….
    • Kuadri shqipetar ka qene me I angazhua ne cdo pikpamje ne krahasim me kuadrin serb.Dr.Qamil Haxhiu u be doctor I shkencave medicinale dhe u avansua ne Docent,pas tij edhe une dr.Orhan Kubati,pasi qe e kreva studimet posdiplomike ne Zagreb u bena  doktor I shkencave dhe u avansova ne docent .Pastaj u avansuan edhe dr.Aleksandar Kujunxhiq,dr.Ilhami Goranci dhe dr.Meshqyre Qapuni Brestovci,nderkoh u zgjodhen edhe asistenta te tjere..Avansimet kane rrjedhur sipas Statutit te Fakultetit te Mjekesise ne Prishtine.
    • Pas suprimimit te Kushtetutes te Jugosllavise te vitit 1974 nga Qeveria e Slobodan Miloseviqit,pa thirjen e Dekanatit(Dekanatit) filluan te vinin satelitet mjek nga Beogradi neper klinikat e Fakultetit te Mjekesise,njekohesisht Qeveria e Beogradit filloi te aplikoje ligjet diskriminuese.U vendosen organet e dhunshme neper Klinika,ne fillim mbeten vetem disa klinika pa Organe te dhunshme nder ato edhe Klinika e syve.Prof.dr.Qamil Haxhiu duli ne pension,une,prof.dr.Orhan Kubati ,me pajtimin edhe te serbve u zgjodha drejtor I klinikes,tani isha edhe shef I Katedres.Mjeket serb dhe tere personeli I tyre ne Fakultetin e Mjekesise kerkuan nga Beogradi te vendoset Organi I dhunshem ne te gjitha Klinikat,natyrisht, Beogradi u pajtua me propozimin e tyre.
    • Ishte dita e marte te vitit 1990,isha mbet vetem me pacient e mi,mberiti Organi I dhunshem ne Kliniken tone ne krye me prof.Sofia Biga.Me thiren ne dhomen time, me ta ishte edhe keshilltari juridike I Kuvendit te Sebise.Ai me njohtoi me vendimin e Kuvendit te Serbise se  prof.dr.Orhan Kubati shkarkohen nga pozita e drejtorit dhe ne vendin tim emrohet prof.dr.Sofia Biga nga Beogradi,nese pajtohem do te mbetem me funksione te tjera qe kam patur, (shef I katerdres dhe shef I repatrit te kirurgjise),per ndryshe do te largohem nga puna.Juristi I kuvendit e arfsyetoi ndrimin tim per shkak te maredhenjeve  jo  te mira ndernacionale,ky arsyetim natyrisht ka qene I pa kuptimt,sepse une kam qene I zgjedhur Drejtore edhe me pajtimin e personelit serb te Klinikes.Sindikata e Kosoves ne krye me Hajrulla Goranin,pat nderuar qendrimin,ne fillim ka qene te mos pranojme vendimet e Beogradit,tani ishte vendimi te mos largohemi nga puna,sepse pacientet tane me shumice shqiptare njekoheshin edhe ne ato kushte,vinin per mjekim.
    • Te haneve e kisha ligjeratat ne ora 07,15 ne amfiteatrin e ORL.Me paten thene te mos shkoje me mbajte ligjeratat,natyrisht une nuk e respektoja sepse une e kisha vendimin se jam profesor I Fakultetit.At dite e kisha njesine metodike semurjet e kapakeve te syrit.Para se te perfundoja ligjeraten erdhi prof.Sofia Biga me prof.Aleksandar Kujunxhiq.Ajo me ptyti a kam mbaruar ligjeraten,une I thash ende jo,kam per te treguar slajdat.U ulen te mbaroje,pastaj me dorezuan nje personi te sigurimit nga Beogradi.Ai me za te ngritur mu drejtua”Vi radite protiv drzave Serbije,kad vam kazu da ne drzite predavanje,vi ih ne slusate,znateli da je ovo Srbija od Horgosa do Dragasa”.Une I thash se jam profesor me vendimin e Fakultetit,une po e kryej obligimet e mia,sepse edhe rrogen e marre ne baze te vendimit qe e kam, e shume kercnime te tjera kam perjetuar
    • Nuk kaloi 10 minuta,hyni profesoresha e dhunshme Sofia Biga ne dhomen time me  tha se kam merituar te me largon  nga puna,por prej sodit do jem vetem mjek I thjesht ne repart.Une e dija se do te me largojne nga puna sepse kam qene nenshkrues I apelit te 215 intelektualve e mjafte aktiv per qeshtjen tone shqiptare.Me nje arsyetim te pakuptimt,pse kam vizituar Veli Deven ne kujdestari  e ai spaska qene rast urgjent,me 01.11.1991 me kan larguar nga puna.Une kam fituar te drejten e kethimin nga gjygji Komunal dhe te Qarkut ne Prishtine ku isha ankuar,por me arrit qellimin,ata  jane ankura ne Gjykaten Kushtetuese te Serbise,sot e kesaj dite nuk e kam vendimin e Gjykates Kushtetuese te Serbise.
    • Katedra e oftalmologjise ka patur maredhenje te mira me Kliniken e Syve te Beogradit,te Zagrebit dhe te Shupit.Na thirnim ligjerues nga keto qendra.Ata banin edhe vizitat e pacientave ne repart per te par nivelin tone te.
    • Dr Xheladin Deda
      Dr Xheladin Deda u lind në Mitrovicë më 09.08.1909. Shkollën fillore e kryen në Mitrovicë, gjersa Gjimnazin në Shkodër. Si nxënës i shkëlqyer fiton bursën për studime në Fakultetin e Mjekësisë në Romë – Itali.
      Fakultetit e Mjekësisë e përfundon më 21.11.1936 në Romë.
      Prej vitit 1936 deri më 1939 punon si mjek i Praksës së përgjithshme në Tropojë.
      Prej vitit 1939 deri më 1942 është në specializim për Oftalmologji në Spitalin Universitar në Romë të Italisë, ku përfundon specializimin më 14.07.1942.
      Prej vitit 1942 deri më 1946 punon në Prizren si Oftalmologu i pare shqiptar.
      Prej vitit 1946 deri më 1948 punon si Oftalmolog në Spitalin e Tiranës.
      Prej vitit 1948 punon si Oftalmolog dhe shef i Repartit të syve në Spitalin e vjetër të Prishtinës, pastaj edhe në objektet e reja atëherë i quajtur Spitali i përgjithshëm ku punon deri në ditët e fundit të jetës së tij.
      Vdes më 25.11.1971.
      Eshtë i njohur si Oftalmologu i parë Kosovar, themelues i Repartit të syve në Kosovë dhe i cili i vuri bazat për formimin e Klinikës së syve të Fakultetit të Mjekësisë.
    K L I N I K A   E   S Y V E   -   A M B U L A N T A T   P Ë R   T Ë   R R I T U R
    ORARI/DITA E hënë E marte E mërkure E enjte E premte
    08.00 - 10.00 Prof. Dr.
    Gazmend Kaqaniku
    Dr. Florim Zejnullahu Dr. Valbona Perani Dr. Sanie Gashi Dr. Afrim Vuqitërna
    Dr. Ardian Shabani Dr. Shqipe Hoxha Dr. Shemsije Zejnullahu Dr. Gentian Hoxha Dr. Mimoza Ismaili
    Dr. Qefsere Kuqi        
    11.00 -  13.00 Dr. Ardian Sermaxhaj Dr. Visar Huruglica Dr. Mimoza Ismaili Dr. Anita Syla-Lokaj Dr. Fetije Kastrati
    Dr. Belinda Pustina Dr. Festim Bllata Dr. Dardan Goranci Dr. Drilon Zekaj Dr. Sofije Dragusha-Shahini
    Dr. Besa Ramadani        
    K L I N I K A   E   S Y V E   -   A M B U L A N T A   P Ë R   F Ë M I J Ë
    ORARI/DITA E hënë E marte E mërkure E enjte E premte
    08.00 - 10.00 Dr. Ardian Sermaxhaj Dr. Anita Syla-Lokaj Dr. Mirlinda Kubati - Ajeti Dr. Belinda Pustina Dr. Shemsije Zejnullahu
    11.00 -  13.00 Dr. Festim Bllata Dr. Sofije Shahini Dr. Besa Ramadani Dr. Visar Huruglica Dr. Qefsere Kuqi
    K L I N I K A  E  S Y V E - K A B I N E T I  G L A U K O M Ë  DHE  SUBSPECIALISTIKË
    ORARI/DITA E hënë E marte E mërkure E enjte E premte
    08.00 - 10.00 Dr. Agim Xhafa Prof. Dr. Naser Salihu Dr. Adem Miftari Dr. Gafur Murati Dr. Dardan Goranci
    11.00 -  13.00 Dr. Gentian Hoxha   Dr. Adem Miftari Dr. Gafur Murati Dr. Dardan Goranci
    K L I N I K A   E   S Y V E   -   KABINETI I STRABOLOGJISË DHE AMBLIOPISË
    ORARI/DITA E hënë E marte E mërkure E enjte E premte
    08.00 - 10.00 Dr. Mentor Gorani Dr. Shemsije Zejnullahu Dr. Ardian Sermaxhaj Dr. Mirlinda Kubati - Ajeti Dr. Sanie Gashi
    11.00 -  13.00 Dr. Fetije Kastrati Dr. Sofije Shahini   Dr. Mirlinda Kubati - Ajeti  
    K L I N I K A   E   S Y V E   -   K A B I N E T I   P Ë R   U L T R A T I N G U L L
    ORARI/DITA E hënë E marte E mërkure E enjte E premte
    08.00 - 10.00 Dr. Shqipe Hoxha Dr. Sanie Gashi Dr. Dardan Goranci Dr. Shqipe Hoxha Dr. Sofije Shahini
    11.00 -  13.00 Dr. Shqipe Hoxha Dr. Sanie Gashi Dr. Fetije Kastrati-Kapiti Dr. Mimoza Ismaili Dr. Anita Syla-Lokaj
    K L I N I K A  E  S Y V E - K A B I N E T I  P E R  L A S E R - F O T O K O A G U L I M (LFK) 
    ORARI/DITA E hënë E marte E mërkure E enjte E premte
    08.00 - 10.00     Prof. Dr. Gazmend Kaqaniku Dr. Ardian Shabani Dr. Suzana Ukelli
    10.30 - 12.30          
    K L I N I K A  E  S Y V E  - A M B U L A N T A  E  K O N S U L T A V E  DHE  ANTI-VEGF
    ORARI/DITA E hënë E marte E mërkure E enjte E premte
    08.00 - 10.00 KONSULTA KONSULTA
    KOMISIONI INVALIDOR
    KONSULTA
    Prof. Dr. Kelmend Spahiu
    KONSULTA
    Dr. Afim Vuqitërna
    KONSULTA
    11.00 - 12.00 KONSULTA ANTI-VEGF
    Dr. Sofije Dragusha
    Dr. Dardan Goranci
    Dr. Qefsere Kuqi
    KONSULTA ANTI-VEGF
    Dr. Suzana Bucinca
    KONSULTA ANTI-VEGF
    Dr. Mentor Gorani
    KONSULTA ANTI-VEGF
    Dr. Besa Ramadani
    KONSULTA ANTI-VEGF
    Dr. Drilon Zekaj
    12.00 - 13.00 KONSULTA KONSULTA
    Dr. Suzana Bucinca
    KONSULTA KONSULTA KONSULTA
    K L I N I K A   E   S Y V E   -   K A B I N E T I   I   R E T I N Ë S   D H E   O C T
    ORARI/DITA E hënë E marte E mërkure E enjte E premte
    08.00 - 10.00 Dr. Anita Syla-Lokaj Dr. Belinda Pustina Dr. Mentor Gorani Dr. Florim Zejnullahu Dr. Visar Huruglica
    11.00 - 13.00 Dr. Ardian Shabani Dr. Drilon Zekaj Dr. Adem Miftari Dr. Shemsije Zejnullahu
    Dr. Ardian Sermaxhaj
    Dr. Festim Bllata
    K L I N I K A  E  S Y V E  -  K A B I N E T I   Y A G   L A S E R
    ORARI/DITA E hënë E marte E mërkure E enjte E premte
    08.00 - 10.00   Dr. Ardian Sermaxhaj
    Dr. Belinda Pustina
        Dr. Visar Huruglica
    Dr. Festim Bllata
    11.00 - 13.00 Dr. Ardian Shabani Dr. Anita Syla-Lokaj  Dr. Shemsije Zejnullahu    
    K L I N I K A  E  S Y V E  -  K A B I N E T I   R O P
    ORARI/DITA E hënë E marte E mërkure E enjte E premte
    08.00 - 10.00   Dr. Ardian Sermaxhaj - java 1
    Dr. Anita Syla-Lokaj - java 2
    Dr. Belinda Pustina - java 3
    Dr. Festim Bllata-  java 4
       
    11.00 - 13.00