Historiku i Onkologjisë në Kosovë:
Onkologjia si shërbim mjekësor në Kosovë
ka filluar shumë më përpara, por për një periudhë të gjatë kohore nuk
ekzistonte si klinikë e dedikuar. Këto shërbime janë kryer në mënyrë të
shpërndarë dhe pa një sistem unik të shërbimeve, duke krijuar një situatë të
vështirë për pacientët dhe stafin mjekësor.
Një nga arritjet më të mëdha në fushën e
onkologjisë në Kosovë ishte fillimi i mjekimit me radioterapi në vitin 2010.
Radioterapeuti i parë në Kosovë është Doc.Dr. Xhavit Bicaj që së bashku me
doktoreshat Dr Sonja Blakaj dhe Prof. Dr Emine Disha themeluan shërbimin e
radioterapisë. Ndërkohë shërbimi i onkologjisë me aplikimin e kimioterapisë ka
filluar me punën e Dr. Mejreme Maloku - pulmologe, Ibrahim Sejdiu – mjek
internist, Behxhet Osmani – pulmolog.
Më pas në klinikë janë punësuar mjekët
onkologë pasi kanë përfunduar specializimin e mirëfilltë jo vetëm në Prishtinë
por dhe në vendet e rajonit, disa prej tyre që u punësuan në fillim janë Dr.
Ardian Millaku, Dr. Dafina Ademi Islami, Dr Ekrem Hyseni, Dr. Ilir Kurtishi,
Dr. Vildana Goga Çmega etj. Burimet njerëzore janë shtuar dhe në vitin 2017 ku
u punësuan dhe 6 mjekë specialistë, 4 në shërbimin e radioterapisë dhe 2 në
shërbimin kimioterapisë. Aktualisht në klinikë janë punësuar 19 mjek onkologë,
20 infermierë, 13 teknikë të radioterapisë,6 fizikantë mjekësore, 2
fizioterapeute dhe një psikologe klinike.
Në vitin 2018 klinika u zgjerua duke
ofruar shërbimin spitalor 24 orë me shtretër i cili vazhdon të funksionojë dhe
sot. Kapacitet e Klinikës së Onkologjisë janë rritur nga vitit në vit.
Prej fundit te vitit 2020 kemi
funksionalizimin e shërbimit të brakiterapisë, ku gratë e prekura me kancer të
organeve gjinekologjike nuk kanë nevojë të trajtohen jashtë vendit por tashmë
është mundësuar në klinikë. Trajnimi i stafit është realizuar me ardhjen e
ekspertëve të rajonit në klinikën tonë. Shërbimit të radioterapisë në korrik të
vitit 2021 iu shtua akseleratori i parë që mundësoi trajtimin e pacienteve me
teknika bashkëkohore si IMRT dhe VMAT për herë të parë. Një arritje e madhe e
realizuar nga menaxhmenti, mjekët onkologë dhe fizikantët mjekësore të Klinikës
së Onkologjisë ishte ardhja e aparatit të dytë me specifika dhe më të avancuara
se aparati i parë. Ky zhvillim jo vetëm që do të përmirësojë cilësinë e
trajtimit për pacientët me kancer, por gjithashtu rrit kapacitetet e Klinikës
për të ofruar trajtime më të avancuara dhe efektive.
Prej vitit 2023 ka filluar një
decentralizim i lehtë për sa i takon
shpërndarjes së terapisë tabletare në rajonin e Prizrenit.
Në fillim të vitit 2024 klinika i është
nënshtruar një renovimi tërësor duke rritur hapësirat për trajtim ambulator me
terapi sistemike të pacienteve dhe në maj klinika hapi dyert për t’ju ofruar
pacientëve shërbime në kushte të përmirësuara.
Duke qenë institucion universitar, Klinika
e Onkologjisë përveç shërbimit shëndetësorë, veprimtarinë e saj e zhvillon edhe
në dy drejtime tjera: arsimore dhe kërkimore-shkencore. Në këtë Klinikë
zhvillohet mësimi teorik dhe praktik për studentët e Fakultetit të Mjekësisë,
degës së Mjekësisë, degës së Stomatologjisë dhe degës së Infermierisë. Mësimi
zhvillohet nga stafi akademik i punësuar në Fakultetin e Mjekësisë, në Katedrën
e Radiologjisë. Klinika shërben si
qendër ku kryhet specializimi i Onkologjisë si dhe turnuset për
specializim nga lëmitë e sëmundjeve kirugjikale dhe degët tjera. Klinika
posedon intrastrukture të kompletuar për trajtimin e pacientëve
intrahospitalorë.
Duke u mbeshtetur në rekomandimet e shoqatave
ndërkombëtare si National Comprehensive
Cancer Netëork (NCCN), European Society of Medical Oncology (ESMO),si
dhe shoqatat tjera të ngjajshme, Klinika e Onkologjisë, aplikon kriteret
diagnostike dhe terapeutike bazuar në udhërrefyesit përkatës bashkohor për
sëmundje onkologjike. Aktualisht janë duke u përpiluar edhe Udhërefyes Klinik
Kombëtarë të neoplazisë malinje të gjirit, të pulmonit dhe Melanoma Malinje nën
udhëheqjen e specialistëve të Klinikës tonë, mbështetur nga Ministria e
Shëndetësisë së Kosovës.
Klinika e
Onkologjisë është qendra e vetme referente e nivelit terciar
në Kosovë në të cilën trajtohen rastet onkologjike.
·
Menaxhmenti i klinikës
Ass Dr Ilir Kurtsihi
Drejtor i Klinikës së Onkologjisë
Specialist i Onkologjisë
Drita Berisha, Mr.sci.
Ud.Kryeinfermiere e Klinikës
Numri fiks i klinikes:
Nr Tel: 0385006002361
VEPRIMTARIA
Parimet që
udhëheqin praktikën mjekësore në Klinikën e Onkologjisë kanë në qendër pacientin, dhe përfshijnë tre
aspekte të gjera:
a) Kujdesin ndaj
pacientit me patologji malinje
b) Kultura
c) Menaxhimi
profesional
Pacienti eshte në
qendër të çdo shërbimi që ofrohet në Kliniken e Onkologjisë. Stafi i Klinikes është
i përkushtuar për të ofruar kujdesin mjekësor më të mirë të mundshëm dhe
përpiqet për përmirësimin e vazhdueshëm të këtij kujdesi për çdo pacient,
pavarësisht moshës, gjinisë, besimit fetar, paaftësisë, etnisë dhe orientimit
seksual, duke bërë ç ‘është e mundur që kjo strukture të jetë e qasshme dhe e
përshtatur për nevojat e çdo pacienti të veçantë.
Klinika e Onkologjisë ka
në përbërje të saj 4 Shërbime mjekësore kryesore :
1. Shërbimi
i Kimioterapisë:
Shërbimi Kimioterapisë është një nga njësitë me një
rëndësi të veçantë në Kliniken e Onkologjisë.
Kjo njësi mbulon dhe përballon një
punë voluminoze si cilësisht dhe numerikisht një numër mjaft të lartë
pacientësh me të gjitha llojet e patologjive që trajtohen në këtë shërbim.
Shërbimi i Kimioterapisë, së
bashku me shërbimet e tjera është pjesë e stafit multidisiplinar që në
kohët e sotme është pjesë e domosdoshme e çdo spitali që merret me
trajtimin antitumoral. Nga viti në vit është shtuar numri i patologjive që trajtohen
në këtë shërbim. Janë shtuar gjithashtu protokollet bashkohore të trajtimit gjë
që ka sjell dhe rritjen e përgjigjes ndaj mjekimit dhe mbijetesa e lire e
sëmundjes. Njësia e Kimioterapisë i kushton një rëndësi mjaft të madhe dhe
ngritjes profesionale të mjekëve ku ndër të cilat është pjesëmarrja e tyre në konferenca
të ndryshme për tu njohur me risitë e fushës së Onkologjisë. Në kliniken e Onkologjisë ky shërbim përballon numrin më të
madh të ngarkesës përsa i përket fazave të ndryshme të lidhura me
menaxhimin e të sëmurit onkologjik siç janë diagnoza, trajtimi, monitorimi dhe
kontrolli i efekteve anësore, ndjekja e të sëmurit pas përfundimit të
trajtimeve, dhënia e trajtimeve paliative etj.
Futja e trajtimeve të reja sidomos në dekadën
e fundit e ka bërë trajtimin me kimioterapi me kompleks dhe ka zgjeruar
spektrin e trajtimit edhe për ato tumore që para pak vitesh konsideroheshin të
pa trajtueshëm për shkak të mungesës së agjenteve me efikasitet ndaj tyre. Për
fat të mirë një pjesë këtyre trajtimeve sot nuk mungojnë edhe në shërbimin tonë
dhe numri i tyre vjen gjithmonë në rritje. Për sa i përket tumorit më të
shpeshtë femëror, atij të gjirit, Njësia e Kimioterapisë krahas trajtimit
kirurgjikal dhe radioterapisë që ofrohen me cilësinë më të mirë në vendin tonë,
ka në dispozicion pothuaj gamën e plotë të të gjithë barnave si edhe terapive
të tjera hormonale, dhe biologjike që rekomandohen nga shkenca mjekësore
sot. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për trajtimin e tumoreve te tjera.
ü Mjeket Specialiste
Dr Ilir Kurtishi – Drejtor i Klinikes, Mjek Onkolog
Dr. Vildana Goga Çmega – Shefe e Shërbimit te Kimioterapisë, Mjek Onkolog
Dr Dafina Ademi Islami – UD Shefe e
përgatitjes se citostatikëve, Mjek Onkolog
Dr Ardian Millaku – UD shef i aplikimit te
terapisë intravezikale, Mjek Onkolog
Dr Faton Sermaxhaj – Mjek Onkolog
Dr Arben Bislimi – Mjek Onkolog
Dr Adelina Ademi Musliu – Mjeke Onkologe
Dr Ekrem Hyseni – Mjek Onkolog
Dr Luan Krasniqi – Mjek Onkolog
Dr Destan Azemi – Mjek Onkolog
Dr Fatmire Ademi Ramaxhiku – Mjeke Onkologe
Dr Blerim Gjocaj – Mjek Onkolog
Dr Ibrahim Sejdiu – Mjek Internist
ü Specializantet:
Dr Egzona Bytyqi
Dr Gzim Buzhala
Dr Atdhe Agaj
ü Stafi Infermieror – 39 infermier
qe bëjnë aplikimin e kimioterapive dhe manipulime te tjera te domosdoshme për
mbarëvajtjen e punës.
ü Numri i poltronat ambulator për aplikimin e kimioterapisë është 105.
2.
Reparti për hospitalizim 24
orësh.
Ky shërbim është i përberë nga 11 shtretër për
te plotësuar nevojat e klinikes për pacientet qe kane nevoje për hospitalizim.
Kriteret e shtrimit ne repart janë: Menaxhimi i efekteve anësore te
kimioterapisë, marrja e kimioterapisë disa ditore, pacientet qe nuk mund te
udhëtojnë gjate trajtimit me radioterapi dhe raste paliative qe nuk menaxhohen
ne shtëpi apo klinika te tjera. Këtu janë te përfshire gjithë mjeket qe kryejnë
kujdestari sipas renditjes se përcaktuar.
3.
Shërbimi i Radioterapisё
Onkologjike
Shërbimi i Radioterapisë është qënder unike e shërbimit
spitalor publik në vend i pajisur me teknologji dhe ekspertizë mjaft të
avancuar.
Kjo strukturę është e atashuar pranë Klinikes
Onkologjike dhe ofron trajtim modern me Radioterapi në luftën kundër kancerit.
Aktualisht Shërbimi i Radioterapisë mbulon
trajtimin në rreth 95% të pacienteve me tumore që kanë nevojë për këtë trajtim
dhe është qendër ekselence e kujdesit shëndetësor në vend.
Trajtimi me
radioterapi kryhet ne dy forma: trajtimin ambulator dhe i hospitalizuar.
Përfaqëson
mënyrën më të shpeshtë të trajtimit me radioterapi pasi përdoret për trajtimin
e tumoreve të thella ku bëjnë pjesë shumica e patologjive malinje.
Trajtimi
realizohet nëpërmjet goditjes së masës tumorale me anë të rrezatimit jonizues
të prodhur nga pajsja “Akselerator Linear”. Tufa e rrezatimit përshtatet me
formën dhe përmasat e masës tumorale duke goditur qelizat kanceroze ndërkohë që
ruhen maksimalisht indet e shëndosha përreth tyre.
Trajtimi për çdo
pacient projektohet nga mjeku Onco-radioterapeut,i cili përshtat parametrat e
rrezatimit duke përfshirë numrin, dimensionet, formën, energjinë dhe
intensitetin, duke mundësuar trajtime komplekse të personalizuara që fokusojnë
rrezatimin në objektivin e synuar duke e kufizuar dozen në indet fqinje dhe
duke zvogëluar efektet e mundëshme anësore.
Terapia me
rrezatim sigurohet prej dy pajisjeve “Akseleratorë Linearë”, si tek pacientët e
rritur ashtu edhe ata pediatrikë, duke ndjekur protokollet bashkëkohore të
trajtimit.
4.
Shërbimi i Brakiterapisë
Burimi rrezatues është i vendosur në kontakt
me lezionin tumoral target (Iridium 192). Ky lloj rrezatimi përdoret kryesisht
për tumoret gjinekologjike si trajtim komplementar me rrezatimin e jashtëm.
Gjithashtu përdoret dhe në raste të patologjive të tjera pavarësisht
specifikave të vendodhjes së tumorit dhe faktorëve të tjerë që përjashtojnë
tipologji alternative trajtimi.
ü Stafi ynë
Dr Behar Raci –UD Shef i Radioterapisë, Mjek
Onko- Radioterapeut
Dr Arta Kameri Jusufi – UD Shefe e
Brakiterapisë, Mjeke Onko – Radioterapeute
Dr Brunilda Profka Haxhiu – UD Shefe e
Pranimit të pacienteve ne Radioterapi, Mjeke Onko – Radioterapeute
Dr Doriana Berberi Paloji – Mjeke Onko
Radioterapeute
Dr Gazmore Bardhi Morina – Mjeke Onko –
Radioterapeute
Dr Sonja Blakaj – Mjek Onko – Radioterapeut
ü Specializantet:
Dr Labinot Kastrati
Dr Gentiana Ferati
Dr Hekuran Sejdiu
ü
Stafi i teknikeve te
radioterapisë: Jane gjithsej 13 teknike dhe një infermiere qe mbulojnë punën
prej 12 orësh ne radioterapi
5. Shërbimi
i Fizikes Mjekësore
Fizika mjekësore në
radioterapi luan një
rol thelbësor në sigurimin e trajtimeve të sakta, të sigurta dhe efektive për
pacientët me kancer. Ky shërbim është përgjegjës për planifikimin,
implementimin dhe monitorimin e terapive të bazuara në rrezatim, duke
bashkëpunuar ngushtë me onkologët, tekniket dhe ekipin multidisiplinar.
ü Funksionet Kryesore të Shërbimit të
Fizikës Mjekësore në Radioterapi.
1.
Planifikimi
i trajtimit të pacientit:
o Kryerja e llogaritjeve dhe optimizimi i
dozave të rrezatimit për të maksimizuar efektin në tumore dhe minimizuar
ekspozimin në indet e shëndetshme.
o
Përdorimi i teknologjive si IMRT
(Intensity-Modulated Radiotherapy), VMAT (Volumetric Modulated Arc
Therapy), dhe SBRT (Stereotactic Body Radiotherapy).
2. Kalibrimi
dhe mirëmbajtja e pajisjeve:
o
Kalibrimi i përditshëm dhe periodik i
akseleratorëve linearë, simulatorëve dhe pajisjeve të tjera për të siguruar
funksionimin e saktë.
o
Testimi dhe verifikimi i performancës së
pajisjeve sipas standardeve ndërkombëtare (IEC, AAPM, etj.).
3. Sigurimi
i cilësisë (Quality Assurance - QA):
o
Implementimi i protokolleve të sigurimit të
cilësisë për pajisjet dhe procedurat radioterapeutike.
o
Kontrolli i përditshëm dhe periodik i sistemit
të shpërndarjes së dozave dhe imazherisë.
4.
Simulimi
dhe lokalizimi i tumoreve:
o Përdorimi i modaliteteve të imazherisë
(CT, MRI, PET-CT) për të identifikuar saktë pozicionin e tumorit.
5.
Mbështetja
teknike për trajtime të avancuara:
o Implementimi i teknologjive të reja si brakiterapia,
dhe radiokirurgjia stereotaktike.
o
Menaxhimi i sistemeve të integruara si IGRT
(Image-Guided Radiotherapy) dhe adaptive radiotherapy.
ü Stafi ynë
Burim Uka – Shef i
Fizikes Mjekësore
Sehad Kadiri –
Ekspert i Fizikes Mjekësore
Fesal Selimi –
Ekspert i Fizikes Mjekësore
Ajtene Dallku –
Fizikante mjekësore
Besnik Saramati -
Fizikant Mjekësor
Afrim Imeri - Fizikant Mjekesor
Egzona Llomnica - Fizikante Mjekesore