• Emergjenca

    +381 38 500 600
  • Lagjia e spitalit

    Prishtine, 10000
  • I hapur

    24/7

Klinika e ortopedisë si njsëi organizative që luan rol në realizimin e veprimtarisë shëndetësore, arsimore dhe kërkimore- shkencore. Si klinikë funksionon si pjesë përbërëse e sistemit shëndetësor brenda Qendrës Klinike Universitare te Kosovës nga qershori i viti 1999, kurse nga viti 1953 si repart në kuadër të Klinikës së Kirurgjisë.

Ky institucion ofron shërbime shëndetësore në lëmine e ortopedisë përmes diagnostikimit , trajtimit te traumës se sistemit lokomotor të të rriturit dhe fëmijët, sëmundjeve kongjenitale, aloatroplastikes, traumës spinale, te komplikimeve te ndryshme shëndetësore ortopedike.
Klinika realizon edhe misionin e nivelit terciar të ortopedisë në nivel shërbimi universitar si dhe zgjedh të gjitha rastet e problematikes se Ortopedisë Pediatrike dhe Traumatologjisë Lokomotore tek fëmijët , si dhe tek te rriturit, shërbime komplet që nga kontrolli i parë mjekësor, operacioni dhe deri tek rehabilitimi.
Ne ketë klinikë ne kuadër të shërbimit ambulantor vizitohen mbi 14.000 pacientë, trajtohen mbi 4000 fraktura në vit në mënyrë konzervative, në mënyrë kirurgjikale mbi 1400 fraktura. Mbi 500 operacione janë elektive, ku vendin kryesor e zë arthroplastika, ndërhyrjet ne sëmundjet kongjenitale te fëmijet dhe të rriturit. Shërbimi i Ortopedisë ka 3 sallat e veta brenda bllokut operator, dhe është e pajisur me 3 C-Arm, setin e plotë të artroskopisë, setin e plotë të vendosjes së protezave, setet per trauma, sharra oshilante etj.
Udhëheqja dhe personeli i Klinikës
Klinika udhëhiqet nga UD. Drejtori i Klinikes – Dr. Ridvan Krasniqi – Ortoped, dhe ka gjithsejtë 8 Shefa të njësive, 27 mjekë specialistë, kryeinfermiere 6, dhe 45 infermiere, pra ka gjithsejtë 102 të punësuar, që i takojnë personelit shëndetësor.

Repartet
Në kuadër të Klinikës së Ortopedisë, veprojnë 8 reparte të ndryshme qe udhëhiqen nga:
• Traumatologjia e përgjithshme- Dr. Xhemajl Selmani
• Ortopedia e përgjithshme- Sami Delijaj
• Ortopedia rekonstruktive- dr. Cen Bytyqi
• Ortopedia e fëmijëve- dr. Faton Morina
• Traumatologjia e fëmijëve- Dr. Arben Grazhdani
• Ortopedia e tumoreve dhe infeksioneve- Dr. Basri Ibrahimi
• Blloku operativ- Dr.Blerim Qosaj
• Ambulanca specialistike- Dr. Merkur Dobroshi
Në kuadër të klinikës ekzistojnë 103 shtretër që janë të shpërndara në 23 dhoma për pacientë.
Shërbimet që ofrohen
Klinika e ortopedisë i ofron të gjitha shërbimet mjekësore nga fusha e Ortopedisë dhe e Traumatologjisë Lokomotorë duke filluar qe nga shërbimet e përsosura mjekësore në fushën e kirurgjisë së eshtrave-nyjeve, ku mund te theksojmë ndërhyrjet me metoda minimale invazive të shumicës së thyerjeve të ekstremiteteve te sipërme dhe të poshtme nëpërmjet të intramedulareve, te cilat janë metoda te reja kirurgjike;

Realizojmë ndërhyrjet te lëndimet dhe thyerjet e unazave te boshtit kurrizor;
Realizojmë ndërhyrjet rekonstruktive në ekstremitetet e sipërme dhe të poshtme ;
Vendosim implantet artificiale në kërdhokulla, gjunjë (artroplastika );
Realizojmë artroskopinë e gjurit, dhe krahut, si dhe ligamentoplastiken e gjurit, me ane te artroskopit;

I mjekojmë lëndimet dhe dëmtimet sportive si dhe sindromit të mbingarkesës së sistemit të lëvizjes;
Ne ortopedinë e fëmijëve realizojmë shumicën e ndërhyrjeve, si ato te natyrës kongjenitale ne kërdhokulla , shputa, gjunjë, poashtu traumatologjinë e sistemit lokomotor te fëmijët, si dhe ndërhyrjet rekonstruktive ne fëmijë;
Ofrojmë mjekimin e infeksioneve dhe patologjisë se tumoreve te sistemit lokomotor.
Shërbimet ortopedike konsultative-specialistike
Klinika i ofron shërbimet e kontrollit specialistik, dhënien e mendimit profesional nga fusha e ortopedisë dhe traumatologjisë për sistemin lokomotor ne bashkëpunim me Institutin e Patologjisë dhe atë të Onkologjisë, si dhe mendime të tjera nga fusha e ortopedisë dhe traumatologjisë
Shërbimet e tjera:
Përveç kontrollit klinik bëjmë edhe diagnostifikimin e sistemit lokomotor me ultratingull, diagnostifikimin radiologjik të sistemit loko-motorik si dhe analizat laboratorike për pacientët.
Shërbimet qe ofrohen jane :
Ortopedi pediatrike
Traumatologji lokomotore tek fëmijët
Kirurgji rekonstruktive te sistemit lokomotor te fëmijët dhe te rriturit
Endoprotetizimet totale koksofemorale dhe gjurit
Kirurgjia e menisqeve
Ligamentoplastika e gjurit
Kirurgji e anesive të sipërme
Trajtim jokirurgjikal në fushën e pedologjisë
Ndërhyrje reparative dhe korrigjuese të traumave
Ndërhyrje reparative dhe korrigjuese të anomalive të lindura
Intervenime dhe trajtime onkologjike të sëmundjeve tumorale muksuloskeletore
Arthroskopia e gjurit dhe krahut
Protezat parciale te kërdhokullës pas traumës
Ultrazëri i kërdhokullave tek fëmijët
Trajtimi i thyerjeve të kockave
Trajtimi i anomalive të lindura dhe të fituara të gjymtyrëve
Zgjatja e gjymtyrëve
Ne kuadër te shërbimit tone funksionon edhe ambulanta specialistike me te gjitha sherbimet e saj, 5 dite ne jave, te hënën deri te premten.
Tel: 038 500 600 3053 per informata
Tel: 038 500 600 2712 zyra e Drejtorit